Rruga nga Tirana drejt Peshkopisë do të qëndrojë e bllokuar për dy ditë duke filluar nga nesër.
ARRSH bën me dije se nga ora 9 e mëngjesit deri në 2 të drekës, aksi nga “Fundjavë Ndryshe” te “Shkalla e Tujanit” do të shtrohet me asfalt.
Shoferëve u sugjerohet të shmangin qarkullimin në këtë segment.
Njoftimi:
Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se:
Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore
Po pse deri tani me çfarë paska qenë shtruar?!
Nje nga nje. Ne fillim u be Peshkopia per 1 ore e gjysem nga Tirana, pastaj u be Saranda 2 ore e gjysem nga Tirana, vitin tjeter do behet Himara 2 ore nga Tirana. Do behet Korca 2 ore nga Tirana. Do behet Shkodra 1 ore nga Tirana.