2 mijë gjoba në ditë për parkimet në Tiranë!

27 Shtator 2023, 21:40Sociale TEMA
2 mijë gjoba në ditë për parkimet në Tiranë!

Makina të cilat mbeten në trafik për minuta të tëra sepse diku një makinë apo një furgon ka parkuar dysh. Këtë pamje e shohim shpesh. Për të parandaluar këtë fenomen Policia Rrugore ka ndëshkuar vazhdimisht shkelësit. Vetëm në një ditë Komisariati Rrugor Tiranë ndëshkoi me gjobë rreth 2000 drejtues mjetesh të cilët kishin parkuar gabim.

Sipas një studimi të kryer nga policia rrugore rezulton se 40% e trafikut krijohet artificialisht nga parkimet e gabuara. Policia e ka ndëshkuar këtë shkelje me masë administrative deri në 3 mijë lekë por ajo sërish është përsëritur, prandaj është hartuar një plan masash që ndëshkimi të ashpërsohet me përdorimin e karrotrecit dhe bllokueseve.

“Policia Rrugore Tiranë ka disa ditë që po inpenjohet maksimalisht për ndëshkimin e parkimeve të gabuara që janë bërë një fenomen shqetësues në lëvizjen normale të mjeteve kryesisht në oraret kur lëvizin për në shkolla apo punë. Për të minimizuar fenomenin e parkimeve të gabuara Policia Rrugore dhe ajo bashkiake po operojnë me karrotrec dhe bllokues në shumë segmente ku bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve. Po insistohet tek mjetet që parkojnë në stacion autobusi, afër shkollave në korsitë e emergjencës dhe në vizat e bardha”, tha Festim Kamberi, specialist i policisë rrugore Tiranë.

Sipas planit të ri të masave të hartuar Ministria e Brendshme mjetet të cilat janë parkuar gabim në zonat ku ka sinjalistikë që ndalon qëndrimin e mjetit apo në zonat kur krijojnë bllokim të lëvizjeve normale të tyre, makinat do të hiqen nga rruga me karrotrec dhe drejtuesi i mjetit përveç gjobës për parkim të gabuar do të paguajë dhe karrotrecin.

“Targa e mjetit i jepet sallës dhe menjëherë bëhet njoftimi i qytetarit që mjeti i tij u mor nga policia. Ai duhet të paguajë masën administrative që varion nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë si edhe 6 mijë lekë karrotrecin dhe mund ta tërheqë mjetin tek Policia Rrugore ose ajo bashkiake, tha Kamberi.

Në ndihmë të Policisë Rrugore ka ardhur edhe ajo bashkiake që për mjetet e parkuara gabim vendos bllokues në gomë, i cili hiqet vetëm nëse qytetari paguan gjobën e marrë.(TCH)

10 Komente

  1. A
    Arian

    Genjeshtra te pacipa 90% e ketyre gjobave vihen ne brendesi te lagjeve ku mjetet nuk krijojne aspak bllokim trafiku por duan te vjelin lek nga populli

    1. D
      Durrsi sot

      Po shyqr qe keni gjobat plerat e mutit ne vend te beni rruge parkinge per makinat gjobe gjobe.

      1. I
        Illo

        Jo Po do bejne rruge me nga 4 korsi ne qytet, se do tr parkosh ti. Ke qene ndonjehere ne europe? Ke pare te kete parking falas ne qender te qytetit? Jo. Ne londer ta masin koken me qindra paund per tu futur ne qender, ne ny sbehet fjale te parkosh ne rruge. Ju doni rruge e parkingje ne qender? Ju edhe sikur tua besh keto, do parkoni dyshe e treshe, se kete kulture keni, sikur po lidhni mushken a gomarin ne pas ndonje peme. Ne te gjithe boten e civilizuar aplikohen gjobat per parkime ne qytet, doni edhe makine, dje qyl. Te dyja sbehen.

        1. B
          Besniku

          Ore ti, shume perkrahje po i ben parkimeve. Shkon ne qytete europiane dhe ke parkingje te mirefillta falas. Ne kete pike edhe Kosova eshte sh me lart. Ketu edhe ne spital puna e pare duhet te paguash parkimin, Edhe kur ske parkim te del nje pijedashes i lagjes e te kerkon parkimin. Sa per rruget jane ngushtuar e hequr e drejta parkimit vetem e vetem te shkohet te parkimi falas. Ne kete shtet kush ka makine quhet sheik qe duhet vjelur ne te gjitha drejtimet, nafta, pjeset e makines, taksat kudo, parkim etj etj.

      2. S
        Sokrati

        Nuk zgjidhet me dhune. Hapni vende parkimi, ndryshe mision i deshtuar.

        1. L
          Lani

          Gjeni mundesi parkimi para se te ndeshkoni me gjoba!

          1. s
            skelari

            Qarkullimi me rruget e Tiranes i ngjan nje cmendine! Eshte shume e vertete qe trafiku eshte me se shumti nga parkimet e parregullta, dhe pengohet jo vetem levizja e mjeteve, por nuk gjendet nje trotuar i kalueshem ne kembe (pervec bulevardit dhe ndonje aksi kryesor). As trotuaret afer shkollave! Problem tjeter eshte anarkia ne korsine e sherbimit publik (taksi, autobus), aty kalojne gjithe shkerdhatat qe pastaj parakalojne ne semafor njerezit korrekte qe presin rradhen. Me deshperim shoh qe shteti nuk reagon fare ne kete anarki, duke lejuar shkeljet hapur, dhe dhunim te shtreses qytetare ne kete vend. Ato korsi kthejini per bicikleta apo trotuare, se me shume po pengojne, keshtu si po perdoren.

            1. N
              Nafije Dybeku

              Paguajme taksa pafund dhe qarkullimi per turp. Qytetet nuk kane parkime si gjithe bota qe i ka ne cdo vend edhe pae me pagese. Pastaj ta marrim vesh se kujt i vendosin gjoba keta te policise se cdo kryqezim, cdo kthese, ka makina te parkuara ne nje kohe qe kjo nuk ndodh ne asnje vend ne Europe apo vend te zhvilluar. Parkimi ne rruge behet pas tabelave qe rregullojne trafikun. Keshtu krijohet trafiku, zhurmat nga makinat, burite qe bien, njerez qe grinden dhe madje veiten se i eshte zene rruga apo i gervishet makina. Nuk e kupton njeri kete punen e policise, “ se palodhur “, por qe nuk duket aspak se nuk kemi asnje permiresim. Pune e shtet leshi.

              1. A
                Agimi

                2 mije per 7 mije baras me 140 miljo leke te vjetra ne dite per Bashkine ne dite , mire Bashkia ti perdore per njerezit e varfer

                1. t
                  troc

                  Bastarde te pangopur qe po e rrjepni kete popull me te gjitha format.Krijuat nga hici ushtrine e Patronazhisteve qe shkruajne tere diten gjoba (as ne shkolle nuk kane shkruajtur kaq shume) nderkohe qe vendet derrmuese ne Tirane ,madje ne cdo skute te saj,parkimi eshte me pagese.E privatizuan Bashkine Hajdutet me Cizme dhe nuk po ngopen se vjedhuri.Megjithese mbledhin miliona euro cdo muaj ,rruget perseri jane cope-cope sepse nuk investojne asnje cent nga parate e mbledhura me dhune nga qytetaret e thjeshte.FU.

                  Lini një Përgjigje