Nuk është aspak e vështirë të gjesh arsyen se përse të rinjtë sot nuk e duan profesionin e mësuesit. Mjafton të shohësh pagat mesatare të arsimtarëve në krahasim me disa profesione të tjera dhe sheh se interesi i shtuar për mjekësinë, inxhinierinë apo edhe politikën nuk është rastësi.
Të ardhurat mujore të një mjeku, të një ekonomisti apo edhe politikani rishtas në Parlament janë shumë më të larta se paga e një mësuesi me përvojë dhe vjetërsi në punë.
Halit Shehu, mësues i Matematikës në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë na tregon se edhe pas 37 vitesh punë në arsim paga e tij si “mësues mjeshtër” është gati qesharake në raport me ish-nxënësit e tij, sot arkitektë, ekonomistë apo edhe sanitarë.
Mësuesi i Matematikës thotë se qeveria po aplikon politika qe kanë dështuar edhe më herët në vendin tonë. Ai sugjeron rritjen e pagave të mësuesve dhe jo bursa për studentët e mësuesisë, pasi 3 vitet e fundit arsimi po përballet me krizën e thellë për mësues të rinj.
Tregues realë janë auditorët e fakulteteve të mësuesisë, të cilat po frekuentohen gjithnjë e më pak nga të rinjtë.
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës regjistrimet për këtë vit akademik numërohen me gishtat e dorës. Edhe mbështetja me bursë nga qeveria, 40 mijë lekë në muaj nuk u duhet përballë një të ardhmeje të pasigurt e të pavlerësuar.
Fix! Po kujt ia kërkon?!
Nuk jane pagat kryesore, por çthurja totale qe nxenesi shkon te perdhunoje mesuesin apo te bej sex me zor me mesuesen. Ka mbaruar kjo pune, prandaj eshte njeriu ne radhe te pare dhe jo paraja, por njeriu u çthur, pa respekt, pa edukate, imoral, pa nder , njeriu eshte bere bajge viçi. Koha me e erret edhe per kapitalizmin se dikur mundohej qe ti sherbente puntorit sepse do rritjej femija qe do ta kishte puntorin e ardhshem. Pastaj, kush jan emesuesat e sotem? Ne universitet njerezit me te pa ditur e injorante, me pa edukate e kulture, kush Gjekamarkaj apo Mark Marku.... Na jane bajatisur neper emisione televizive dhe na e çpifin edhe me pamjen e jashteme te tyre, pa lere mendja.Ju s'doni ta kuptoni se ku e çoni njerezine!!