“Puna nuk është turp”, nga mësues në Dibër vjen pastrues në Tiranë

24 Shtator 2023, 10:45Sociale TEMA

“Puna nuk është turp”, nga mësues në Dibër

Kristi Gongo është kthyer në punonjësen më të re të pastrim-gjelbërimit në kryeqytet.

Së bashku me grupin e punës nisi pastrimin e kryeqytetit në disa procese, duke nisur nga fshirja e rrugëve e deri te grumbullimi i plehrave nga koshat. Punë pa teka dhe me ndershmëri!


Gjatë procesit të punës, që në orët e para të mëngjesit e deri natën vonë, Kristi u njoh me histori të jashtëzakonshme të njerëzve të thjeshtë, plot mirësi e dëshirë për punë.

Vëmendjen ia mori Rita Hyseni, e cila prej 37 vitesh punonte si sanitare dhe që në moshën 14 vjeç vazhdonte punën në të njëjtin departament pastrimi në kryeqytet.


“Unë 6 klasë shkollë kam, por punoj me forcat e mia, me mund e djersë”, u shpreh Rita gjatë emisionit Punë pa teka.

Edhe rrëfimi i Ismet Shehit është një mësim jete. Ai kishte lënën punën si mësues i Arsimit fillor në Dibër dhe erdhi në Tiranë për një jetë më të mirë për 5 fëmijët e tij, e zgjodhi të punonte në sektorin e pastrim-gjelbërimit.

“Puna nuk është turp”, i tha Kristit,”mjafton të kesh dëshirën se çdo gjë bëhet. Njeriu përshtatet me kushtet”, tregonte ai.

Për Kristin, pastrimi i qytetit u bë edhe më i lehtë me bisedat e miqve të rinj…/ TCh

5 Komente

  1. G
    Goni

    Dakort jam puna nuk eshte turp, po ne sikur kemi nevoje per mesues sa te duash, ky nuk e ka ndryshuar profesionin nga qefi por nga halli. Ceshte ky sistem qe njerzit e shkolluar i le ne profesione te tilla. Jam dakort qe njerzit bejne profesione te ndryshme nga ato qe mund te kene punuar me heret por ne boten perendimore e bejne te shtyre nga pasionet jo per te marre nje cope buke. Turp dhe per ju qe e beni si gjasme shembull per tu marr.

    1. k
      k

      Të lumtë zonjë apo zonushë.Nervi i kulturës në shqipëri ka vdekur me kohë dhe ata që bejnë përjashtim duhen vetëm admiruar dhe respektuar.Kurse shqiptaret adhurojnë hajdutet,korruptuarit,drogaxhijtë dhe gjithë ata qe meren me punë të pista dhe ndyra.

      1. V
        Verini gishtin kokes

        Kjo qe po shohim , eshte turp , bile turp i madh . Te lesh punen e nderuar te mesuesit qe ka investuar familja , individi dhe vete shteti , te lesh nxenesit ne meshiren e fatit dhe te shkojsh ne Tirane per te jetuar me nje pune te rendomte e te pa kualifikuar , eshte me teper se turp . Njeres te tille nuk duhet t`i stimuloje media dhe opinioni duke i pudrosur dhe treguar ashtu si nuk jane .

        1. P
          Pet.

          Epo zgjodhi ndermjet: 1 te paguante para per 1 vend pune si mesues,,,2- te merrej me droge dhe pune te tjera te paligjshme,,3- zgjodhi te beje nje pune te ndershme, packa qe e quani te rendomte. POr harron qe nese nuk do te ishin keta "te rendomtit", shoqeria do te mbulohej nga plehu i tyre. Respekte kush punon me nder, pasi cdo pune eshte e vleresuar.

        2. D
          Daku

          Ore pse habiteni ju,a nuk e ka pas evidentu 'portokallia' dhe tregonte se si nxenesi me kater klase shkolle ishte bere 'pisnesmen' dhe i ofroo mesueses pune t'i lante makinën..!? Ka shumë sot që kanë diplloma fallci apo 'kristali' dhe u zejne vendet e punes profesiinisteve. Sa te kaoen ata dhe të nxirren nga sistemi,është bërë dëmi..

          Lini një Përgjigje