Pastori: Në Shqipëri nuk ka më shumë se 4-5% praktikantë të të gjithë feve bashkë!

22 Shtator 2023, 09:32Sociale TEMA
Pastori: Në Shqipëri nuk ka më shumë se 4-5%

Përfaqësuesit fetarë komentuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” thirrjen që të deklarohet besimi fetar gjatë Censit për numërimin e popullsisë dhe të banesave që ka nisur të hënën.

Përfaqësuesi i Ungjillorëve në Shqipërisë, Paulin Vilajeti, duke folur për pretendimet e besimeve të ndryshme fetare për ndjekësit e tyre deklaroi se në të gjithë Shqipërinë janë praktikantë 4-5 përqind e popullsisë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Taulant Bica u shpreh se, sipas censit të fundit të vitit 2011, rezulton që është rreth 56 për qind e popullsisë ishte e besimit islam, por, sipas tij, censusi nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për KMSH-në.

Ndërsa zëdhënësi i Kishës Katolike, Mark Pashkja u shpreh se nuk kërkojnë sa më shumë besimtarë, por cilësisht, që të krishterët katolikë të jenë besimtarë të angazhuar, jo automatikisht praktikantë.

Paulin Vilajeti: “Ka ardhur koha që çdo praktikant në Shqipëri duhet ta shprehë besimin e tij haptas dhe pa frikë. Në censusin e fundit ka qenë një problem shumë i madh që po e hasim edhe tani, dje kanë qenë te shtëpia e ime dhe te e jotja. Gjejnë një person në shtëpi dhe ai jep për të gjithë familjen. Mund të shkojë te shtëpia e babait tim dhe ai mund ta deklarojë si të dojë. Ky është një census që nuk është serioz.
Mendimi im bujar, duke futur të gjitha besimet, mendoj se në të gjithë Shqipërinë janë praktikantë 4-5 përqind e popullsisë. Nëse në kishën time ku unë jam pastor më vijnë njerëzit vetëm për kreshmë dhe pashkë, unë nuk i quaj praktikantë. Unë quaj praktikant një njeri që është i dedikuar ndaj kishës”.

Taulant Bica, nënkryetar i komunitetit mysliman: “Sipas censit të fundit të vitit 2011, rezulton që është rreth 56 për qind. Censusi nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë për ne. Nëse institucioneve shtetërore u nevojiten këto të dhëna ne e shikojmë të nevojshme të marrim pjesë pa problem, mjafton të jetë i mirëorganizuar, transparent”.

Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike: “Thirrja jonë konsiston jo në një dimension fushate dhe numrash, se jemi të vetëdijshëm ashtu si dhe komunitetet e tjera për numrat që ekzistojnë, dhe besimi hyn te gjërat identitare të njeriut. Në predikimet tona ne nuk kërkojmë sa më shumë besimtarë, por cilësisht, që të krishterët katolikë të jenë besimtarë të angazhuar, jo automatikisht praktikantë”. 

6 Komente

  1. k
    koment

    Aq sac hyn gamilja ne vrime te gjelperes aq do hyje dhe Paulini ne mbreterine e Perendise.

    1. D
      Detari

      domth gjithe ato kenge arabe nga minaret jane per 4%?

      1. p
        pjeter

        Sa gjynaf per ty!!! Te paska ikur kot gjith ai mundi i Janulles, sic duket shqiptareve nuk i rruhet shume per pallavrat me janulla, per sunitet e Erdoganet e tu, e per te gjithe ata qe llapin per superioritet te feve te tyre! Per shqiptaret ama, per byth...a si ty kane nje konsiderate te veçante, dhe perqindja eshte mjaftushem e larte, per kete te jesh i bindur!!

        1. E
          Elhamham

          Menjehere te te q..at dilni kur s‘keni çfare thoni, se mos t’kishit mendjen 24 aty ore ndryshe do ishim sot dhe s‘do luante bota me ne si t‘ja do bytha.

        2. H
          Haha

          Te lumte Detari! Ja u nxore bojen.

        3. a
          astrit

          Normale dhe vendet Europiane si Franca, Italia etj kaq i kane perqindjet e besimtareve paraktikant ndoshta dhe me pak

          Lini një Përgjigje