Veliaj në forumin e urbanistëve në SHBA: “Përfshijmë fëmijët sot, për një qytet më të mirë për të gjithë nesër”

20 Shtator 2023, 17:08Sociale TEMA

Veliaj në forumin e urbanistëve në SHBA:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar disa prej projekteve kryesore të Tiranës në forumin “Qytete për të gjithë”. Duke folur në një panel me urbanistin e mirënjohur kanadez, Gil Penalosa, ndër 100 urbanistët më të mirë në botë, Veliaj u ndal te ajo që qytetet duhet të bëjnë për fëmijët dhe pse përfshirja e tyre është e rëndësishme për zhvillimin e qyteteve, duke sjellë si shembull rastin e Tiranës.

“Një politikan ose një kryebashkiak duhet të mendojë për votuesit dhe taksapaguesit duke qenë se në atë detyrë publike zgjidhet sepse dikush ka votuar për të. Por, nëse një kryebashkiak mendon vetëm për votuesit dhe taksapaguesit, po mendon vetëm për të rriturit. Dhe për mua ky është një gabim i madh sepse automatikisht, veçanërisht në shoqëritë me moshë të re si e jona, ka përjashtuar 30% të popullsisë që është nën moshën për të votuar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se përfshirja e fëmijëve në politikat e qytetit e ka bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë dhe ka ndihmuar në transforimin e saj.

“Nuk është mënyra e duhur për të bërë gjëra nëse themi se ‘gjërat nuk bëhen’. Ti mund të jesh dyshues për politikanët, por nuk mund të jesh kurrë dyshues për fëmijën tënd. Ndaj, mendoj se përfshirja e fëmijëve ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të bindur prindërit, edhe ata që thonë se gjërat nuk bëhen, apo njerëz që thjesht nuk duan t’ia dinë për politikën, sepse fëmijët janë absolutisht avokatët më të sinqertë për ndryshimin. Ata janë komunikuesit më të besuar kur vjen puna te familja e tyre”, shpjegoi Veliaj.

1 Komente

  1. K
    Kombinati

    Lali Kari eshte si kurva qe bredh per te treguar bukurine personale, po shtepine e ka si hale qe vjem era mut. Dick head, knob face

    Lini një Përgjigje