Rritet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, Tomini: Nuk është agresiv

21 Shtator 2023, 16:36Sociale TEMA

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, Tomini: Nuk

Muaji shtator  ka shënuar rritje të sëmundshmërisë në popullatë. Pas sezonit turistik dhe fillimit të shkollës janë aktivizuar një sërë virozash në qarkullim si dhe janë rritur infektimet nga Covid.

Drejtues të Institutit të Shëndetit publik konfirmojnë për A2 se aktualisht Covid-19 po mbizotëron në popullatë kundrejt virozave të tjera. Ndërsa gripi ende nuk ka sinjale për qarkullim. Ashtu si në Europë edhe në vendin tonë janë në qarkullim nënvariantet e Omicron të koronavirusit.

Ende nuk kemi raste të konfirmuar me variantet e reja në monitorim nga OBSH, Eris dhe Pirola. Eugena Tomini tregon se ISHP vijon të dërgojë teste në laboratorët e referencës në Gjermani për të verifikuar çdo mutacion të ri në qarkullim. Nënvariantet e Omicronit në qarkullim kanë transmetueshmëri të lartë, por për fat nuk janë agresive.

Shenjat e sëmundjes shpesh ngatërrohen me viroza të tjera respiratore në këtë periudhë, por vetëm testi bën ndarjen nëse është ose jo Covid.


Megjthatë Tomini thotë se nuk kanë munguar rastet e rënda me Covid si tek të rriturit ashtu dhe në moshat pediatrike. Vetëm javën e fundit janë kryer mbi 5 mijë testime për Covid dhe mbi 1200 raste rezultojnë pozitive. Tirana kryeson për numrin më të lartë të të prekurve tek të gjitha grupmoshat, por rastet pozitive kanë shtrirje në të gjithë vendin.

1 Komente

  1. a
    agresiv tha ? jo joooooo aspak .

    Eshte nji Virus i Kulturuar dhe s'ka dor . Te till jane te mirpritur sepse shesim ,boshatisen depot nga fak ilacet

    Lini një Përgjigje