“Qyteti Studenti” më i përballueshëm: 22 rezidenca me çmime të lira dhe kushte bashkëkohore

20 Shtator 2023, 19:50Sociale TEMA

“Qyteti Studenti” më i përballueshëm: 22 rezidenca me

Rritja e qirave në kryeqytet ka shtuar gjithnjë e më shumë interesin e të rinjve për tu akomoduar në rezidencat studentore në Qytetin Studenti.
Algerti ështe 20 vjeç dhe është student në vit të dytë e tashmë prej 2 vitesh ka zgjedhur të jetojë në një nga këto rezidenca pasi tarifa mujore është tepër e leverdishme për të.
“Arsyeja financiare është një nga më kryesoret për shkak se shtëpitë me qira kanë arritur çmime marramendëse dhe mund të themi diçka tek 400-600 Euro minimum në muaj dhe është pothuajse e pamundur për një student të jetojë në shtëpi me qera me këtë ekonomi. Kam qëlluar me një të afërmin tim, një shok që kam pasur nga gjimnazi, kështu që akomodimi është shumë familjar pasi njihemi prej shumë kohësh.”
Sipas drejtoreshës së këtyre rezidencave, Anila Shehu tashmë pothuajse të 22 godinat janë rezervuar nga studentet.
“Tarifat që ofron Qyteti Studenti janë të pakonkurueshme, janë shumë më të lira seç mund të të ofrojë një shtëpi me qira. Ne kemi 9 konvikte të reja këtë vit që ju ofrojmë studentëve. Të gjitha të rikonstruktuara, të gjitha me standartë bashkëkohore. Nga 4600 vende sot ne kemi 3600 studentë të akomoduar. Vajzat janë më dominante, janë në një numër më të lartë se djemtë.”
Sipas Shehut falë investimeve vitet e fundit, ofrohen të gjitha kushtet bashkëkohore për të gjithë të rinjtë që akomodohen tek këto rezidenca.
“Konviktet që janë më të preferuar për studentët nuk ka më vende, ndërsa në konviktet e reja ende kemi disa vende të lira për studentët djem. Brenda gjithë konvikteve të reja është konceptuar si brenda një familjeje. Nyja sanitare brenda në dhomë, lavanderia në katin përdhe, salla e internetit ku ka mbi 30 kompjutera janë në raport me numrin e studentëve që jetojnë në konvikt, kemi sallën e studimit”, tha ajo për Klan.
Studentet tek tarifa mujore që varion nga 4500-5500 Lekë kanë të përfshira të gjitha shërbimet që u nevojiten përgjatë 24 orëshit të tyre ne “Qytetin Studenti”.

1 Komente

  1. d
    destan

    Me qera zakonisht qendrojne ato qe nuk i paguajne vete por kan " donatore " qe i punojne.....

    Lini një Përgjigje