Kërcënohen banorët e Pustecit: Do u hiqen menjëherë pasaportat nëse nuk deklaroheni bullgarë

22 Shtator 2023, 21:20Sociale TEMA
Kërcënohen banorët e Pustecit: Do u hiqen menjëherë

Pas nisjes së regjistrimit të popullsisë në komunën Pustec në Shqipëri, kryetari i fondacionit të organizatës bullgare “Maqedonia”, Viktor Stojanov, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se nëse banorët nuk regjistrohet si bullgar etnik në regjistrim, pasaportat e tyre bullgare do të tërhiqen menjëherë  dhe se të gjitha proceset e tjera si dhënia e shtetësisë do të ju ndërpritet.

“Për të gjithë banorët e komunës së Pustecit, Shqipëri:  Nëse nuk regjistroheni tani si bullgarë etnikë në regjistrim, shtetësia bullgare do të ju hiqet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se nëse jeni në proces të dhënies së shtetësise, procedurat do të ndërpriten menjëherë. Tashmë kemi një rast të tillë. Mendoni për këtë”, ka deklaruar Viktor Stojanov, kryetari i fundacionit të organizatës bullgare “Maqedonia”, raporton televizioni Shenja.

Ndërkaq, në fillim të kësaj jave kur filloi procedura e regjistrimit në Shqipëri , fondacioni “Maqedonia” , përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk u bëri thirrje banorëve të Shqipërisë për të mos e anashkaluar përkatësinë etnike dhe të regjistrohen si bullgar etnikë.

“Apel nga fundacioni Maqedonia për bullgarët në Shqipëri- regjistrohuni si bullgarë etnik, me gjuhën amtare bullgare.  I kujtojmë edhe ata që kanë shtetësi bullgare se janë të detyruar ndaj Bullgarisë të shkruhen si bullgarë, ashtu si bullgarët me origjinë dhe dëshirojnë të marrin shtetësi bullgare në të ardhmen, të shkruajnë vetë si bullgarë etnik dhe në asnjë çast të mos anashkalojnë  çështjen për përkatësinë etnike”, ka deklaruar Fondacioni i organizatës bullgare “Maqedonia".

Nga organizata gjithashtu shtojnë se përfaqësuesit e tyre do të qëndrojnë në Shqipëri deri në përfundimin e regjistrimit.

Gjatë regjistrimit të popullsisë, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, ishte në vizitë për disa ditë në Shqipëri gjatë së cilës kishte vizituar fshatrat Golemo Ostreni dhe Golo Bordo të cilët janë të banuara më së shumti me popullatë maqedonase.

Pas lajmit të vizitës së zëvendpresidentes bullgare, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka komentuar vizitën e saj duke thënë se vendi ka marrë garanci nga autoritetet shqiptare dhe se regjistrimi do të bëhet në përputhje me standardet botërore dhe të Eurostatit.

7 Komente

  1. P
    Patronazhisti sufllaqexhi

    Me këto ritme dhenie pasaportës bullgare pensionist 300 evro greket nga pak do fillojnë dhe serbet nga 2050 ska më Shqipëri vl Sami Frasheri do jet permbysur ne varr

    1. B
      Buke

      Kjo tregon qe shqipot jane popull qe shiten shpejt. E kane zakon kete pune

      1. T
        Tafejti

        Shko pallohu nga prapa burre me burre mor evgjit gre qie e leri diversjonet o te shkerdhefsha grune e papune

        1. T
          Tarrasi

          Na rrufsh Karjanin or loqe. Yt pederast ger qie

      2. N
        Noci

        Ne jemi bere si han pe porta.A e kane sadopak ndjenjën e shqiptarisë keta pushtetare qe drejtojnë vendin,qe lejojne keta qelbesira bullgare, greke ,serbe qe futen ne teritorin shqiptar e bejne propagande antishqiptare.Po t'a provoje nje shqiptar apo shoqatë te shkoje ne keta vende,te rrezikohet edhe jeta,po te duash te merresh me kete pune.Greket e mohojne minoritetin shqiptar qe kushedi sa mund te jete e vjen ketu e organizon edhe protesta.Bullgaret vijne e kercenojne per shtetesine ku aty mund te kete shqiptare ose meshkuj shqiptar te martuar me sllave.Shteti jone nuk duhet te tregohet kaq naiv me keta misionare qe punojnë meobjektiva afatgjata.Shikoni kishen ortodokse qe eshte pushtuar nga greket dhe eshte kthyer ne ne organizem antishqiptar ku behet edhe propagande antishqiptare haptas ,mjafton te shohim veprimin e fundit te Janullatosit per çeshtje Beleri qe del jashtë caqeve te kishes

        1. B
          Bukur-esht

          Duhet nje hetim rrenjesor ne gjendjen civile shqiptare....te shihen regjistrat e trungut familjar per gjithe minoritet e te marr fund nje here e mire kjo pune...Shqiperia shqipetareve, poshte tradhetareve!

          1. J
            Jana

            Mos pramoni census me fe dhe.kombesi!

            Lini një Përgjigje