Pëllumb Xhufi: Grupimi i popullsisë në të krishterë ose myslimanë sjell pasoja të rënda! Himarjotët janë shqiptarë, ja dëshmitë

22 Shtator 2023, 12:02Sociale TEMA
Pëllumb Xhufi: Grupimi i popullsisë në të krishterë ose

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv, foli për nisjen e censit për popullsinë dhe banesat ku mes pyetjeve do të jetë edhe etniciteti, gjuha dhe feja të cilat nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Xhufi tha se feja është faktor i rëndësishëm në histori dhe duhet të studiohet por jo të bëhen ndarje në popullsi.

Sakaq profesor Xhufi shtoi se një grupim me bazë feje në shkolla apo në institucione, sjell shenja të rënda ndaj dhe duhet të studiohet mirë Kushtetua para se të ndërmerren të tilla nisma.

“Feja nuk ka punë me shkollat, jemi shtet i veçantë laik. Ku kisha e xhamia nuk duhet të qaset në zyrat shtetërore dhe shkolla. Janë parime të laiciteti, në botën moderne, kjo erdhi me iluminizmin. 

Nuk thoshte kot Sami Frashëri, jemi një vend me katër fe, mos harrojë se ka pasur tentativë për të futur fenë në shkolla. Nëse fillon grupimi në bazë të fesë, të krishterë apo myslimanë, lë shenja të rënda dhe duhen menduar.

Është me nenet e Kushtetutës, duhet ta njohësh. Është neni i parë, thotë që jemi vend laik. Feja është faktor i rëndësishëm në historinë e njerëzimit, por duhet të studiohet në kuadër të historisë”, tha Xhufi.

Ai foli dhe për himarjotët, të cilët tha se janë identifikuar gjithmonë si shqiptarë dhe asnjëherë si grekë. Pofesor Xhufi thotë se ka fakte historike ndër shekuj, që e dëshmojnë këtë, ku vetë himarjotët e identifikojnë veten si shqiptarë.

“Po ju jap një dëshmi kur Gjon Bixhili në Himarë, i shkruan një letër në italisht drejtuar qeveritarit të Korfuzit, që ishte Italian. Aty shkruhej:

“Unë Gjon Bixhili në emër të shqiptarëve të Dhërmiut, po ju njoftoj se kemi dalë në majë të malit të Karaburunit dhe po ruajmë anijet turke…”

Emrat e himarjotëve, të Dhërmiut janë autentikë shqiptarë. Gjin, Gjon, Dedë, Nik, Kolë. Është Mëhill jo Mihal. Si në Himarë ashtu edhe në Shkodër. Pastaj në pushtimin osman nisën proceset tjetërsimit dhe Mëhill bëhet Mihal dhe Gjon bëhet Jani.

Por himarjotët vetë identifikohen si shqiptarë, si pasardhës të Skënderbeut. Himara u bë pas epopesë së Gjergj Kastriot Skënderbeut, vatra e kryengritjeve anti-osmani. Po flas për Himarën që përfshinte 55 fshatra. Labëria, Kurvbeleshi dhe Himara, e gjithë kjo zonë njihej si Arbër. Dhe kjo del edhe në këngë: Vasha jonë arbërore.

Himarjotët ishin të qytetëruar, ishin luftëtarë, stratiotë, i njihte gjithë Europa, kanë luftuar deri në Holandë e Poloni. Gjithmonë janë identifikuar si shqiptarë, asnjëherë si grekë. Ata vetë jo, por as të huajt nuk i kanë identifikuar kurrë si grekë, por vetëm si shqiptarë”, u shpreh profesor Xhufi. 

21 Komente

  1. D
    Detari

    Gjon Bixhili perdori emrin skiptar apo ate Arber?

    1. s
      sternipi Gjonint Himarjote ne Puglia Itali

      Gjon Bixhili ,perdorte gjyshen tende si kurve ne shetitoren Veneciane ne Korfuze dhe thoshte jame Skipetaro Italiane sepse fliste Italishte

      1. O
        Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

        Erdogan (qafirit Xhufi): yok kiafir mou,siktir te ben allahi ti me gjithe tourkalvanoi qe mohojne origjinen fene identitetin ton turk....yyyttt te cqift verren Baba mondi me tanga!

    2. k
      km

      Gafa me e madhe ne kete ceshtje dhe sigurisht Edhe pergjegjesia ,eshte e shtetit.Nuk Ka pse te beje inventar shteti se sa Jane myslymane,sa katolike ,sa ottodokse.Shteti eshte i ndare nga feja.Censusi i popullsise eshte ne shkelje te kushtetutes.Sa per Janullatos,ai nuk duhet te ishte fare ne krye te kishes ortodokse autoqefale shqiptare.Tani,pas nje shekulli,kisha ortodokse i eshte bere dhurate kishes greke vetem nga shqiptaret per qellimet shoveniste te Greqise.Historia Ka treguar se qe kur lindi,kisha autoqefale greke i Ka sherbyer qellimeve shoveniste antishqiptare.Ajo eshte pararoje dhe udheheqese e shovenizmit grek ne Ballkan.

      1. E
        Erdokari

        As turqia sduhej te perzihej ne ndertimin apo spnsorizimin e xhamive po ja qe e ben keshtu qe mos hani mut kot

        1. s
          shqip

          Eshte e vertete ajo qe thoni se "as turqia s'duhej te perzihej ne ndertimin apo spnsorizimin e xhamive", por kjo nuk d.m.th. se meqenese Turqia po nderton xhamija, duhet edhe Greqia te beje te njejten gje. Per nje gje dua te jem i qarte: ne nuk na duhen as kishat dhe as xhamite, por ka nje ndryshim midis ketyre te dujave. Nese kristianizmi eshte nje fe e pranuar vullnetarisht qe ne kohet me te hershme nga popullsia ilire/shqiptare, myslimanizmi u fut me force nga pushtuesi osman. Ishte pushteti Berishian qe hapi dyert per te gjitha fete e botes ne nje vend me 3 miljon banore. E kunderta duhej bere, pasi shqiptaret asnjehere nuk kane qene besimtare fanatike. Futja e feve sic eshte futur ne Shqiperi, ka bere te mundur rritjen e percarjes midis shqiptareve te feve te ndryshme duke ja bere me te lehte punen fqinjeve tane ne jug e ne veri per te dobesuar faktorin shqiptar ne Ballkan. Kete e kemi peshqesh nga maskarai Salih Berisha, qe duhet te ishte varur kokeposhte ne sheshin Skenderbej, ne vend qe te lihej i lire duke bere deme cdo dite qe ekziston.

          1. E
            E verteta dhemb....

            Kurre turqia nuk e futi fene e saj me dhune (vec disa dhjetra, ndoshta edhe 100,200,300 apo 1000! Ketu flitet per 2mln koke turkoshqipfoles ketu e 500 vjt, pasardhes te nizameve azere qe luftonin ne hordhite osmane. Eshte fakt, eshte e faktuar kjo edhe nga DASH: 87% sunits in Albania. Kush nuk pranon realitetin eshte thjesht nje i pafytire,fundja nuk perben krim te jesh turk, afghan, gjermon, talion etj te gjithe njerezit jane njelloi perpara Zotit,ok.

      2. T
        Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

        Te gjithe udhetuesit evropian si dhe studuesit e huaj kur vizitonin zonen e bregut ne vitet 1750-1850 shpreheshin qe zona ishte e paster Shqiptare. Kishte meshkuj qe flisnin greqisht ngaqe punonin dhe tregtonin me greqin por grate dhe femijet flisnin vetem SHQIP. Ka me mijera fakte. Disa fshatra sot ne krahinen Abruzzo te Italis ku ka shume himariot qe emigruan ne shekullin e 18-19 flasin vetem Shqip emrat i kane Shqip si Lek,Gjon,Pal etj. Gjuha greke filloi te perdorej mbas viteve 1870 kur perandoria Osmane po shkonte drejt shkaterrimit. Greqia nepermjet prifterinjve Ortodoks (te tipit Janusllatos

        1. a
          anti25642654censurë

          tao tao,janulla do vdesë këtu,dhe do varoset këtu!!varri i tij do të këthehet në një qëndër pelegrinazhi grek!!dy herë në vit,në mos më tepër,ditën e lindjes dhe ditën e vdekjes,ndoshta dhe ditën e emrimit të tij si kollonë e pestë në krye të kishës autoqefale shqiptare!shqipua është flakë kashte në inat dhe peshk i kuq në kujtesë!!

        2. P
          Poseidon

          PO MO PROFE SE VETE GREKET JANE SHQIPETARE,POR TYRQIA JA KRIJOI SHTETIN ME EMRIN GREQI DHE QE GREKET PRETENDOJNE PER ORTODOKSET SKA GJE TE KEQE.... ...PRA SIC NDAHEMI NE LAVE,MYZEQARE APO MALOKE EDHE GREKE MAQEDONAS SERBE E TE TJERE........PROBLEMIN E KRIJON FEJA........GJUHA NE PERBERJE ESHTE DIALEKT I SHQIPES(I PERPNUAR SI DHE SHQIPJA )

          1. P
            Poseidon

            PO MO PROFE SE VETE GREKET JANE SHQIPETARE,POR TYRQIA JA KRIJOI SHTETIN ME EMRIN GREQI DHE QE GREKET PRETENDOJNE PER ORTODOKSET SKA GJE TE KEQE.... ...PRA SIC NDAHEMI NE LAVE,MYZEQARE APO MALOKE EDHE GREKE MAQEDONAS SERBE E TE TJERE........PROBLEMIN E KRIJON FEJA........GJUHA NE PERBERJE ESHTE DIALEKT I SHQIPES(I PERPNUAR SI DHE SHQIPJA )

            1. V
              V. Veri

              Perse keni problem deklarimin e fes? Aq keq qenka puna aty qe ne deri dje mendonim tolerancen shembullore qe ekzistonte nder shqiptare apo paskan qene kamuflime sa per t‘i bere qejfin vetes. Ju kapi mbrapa tani se mbaheshit akoma evropiane.

              1. Q
                Qeverria e Rrumpalles s'pyet per Kushtetute !

                Lidheni KM se ka Lajthitur e po degradon Shtetin . I Gjati si o ngref kohet e funit , ka e cu te stodhjavul Shqiperine .Nqs jemi me Kushtetute Shtet Laik , cfar Karin duan Parazitet Gjaprinjte Fetare , qe vec percarjes se Kombit si kan sjell asigjo Njerezore ksaj Shoqerie ?Kush e KOmandon Shtetin Shqiptare _ banda e Paraziteve e Mashtruesve apo Gjaprinjeve Fetare ardhur nga gopi s'emes ne Shqiperi ? Dil mor zotri KM e na jep spjegime ,sepse Shqiperine s'ta ka lan trashegim as yt at e as jot eme

                1. B
                  Balshaj

                  C'problem ka feja? Ti shih mos thone jane grek, bullgar, serb a maqedonas ai eshte problemi.

                  1. L
                    Leonidha

                    Prof Pellumbi, respekte . Nje sugjerim: keto kambana te bien per pushtetaret jo per popullin. Se e keqja po na vjen nga politika: pse e kandiduan Bejlerin, pse nuk pergjigjet asnje per kete. ?

                    1. a
                      astrit

                      Sot nuk ka rendesi historia por fakti se sa i leverdis sot nje banori te Shqiperise te deklarohet.

                      1. L
                        Leonidha

                        Sa per deklarimin, ka subjektivizem sa te duash. E rendesishme eshte qe shteti shqiptar te dije te korrigjoje deklarimet e rreme dhe te denoje biles keto deklarime te rreme. Ashtu sic bejne greket ne Greqi qe nuk inkurajojne vetedeklarimin dhe biles denohen me gjobe ata qe deklarohen gabim.

                        1. D
                          Dauti

                          O xhuf myslymani ,,pse te djek ,,,te gjith orthodhokset ,,,himar e myzeqe i kan emrat grek mbi 3000 vjet ,,nuk kan gjoni ,po kan Jani ,jorgo ,panajoti ,vangjeli ,sotiri ,kozma ,leonidha ,aqilea Odhisea ,anesti ,Anastasi Dhimitri ,sofia ,katerina .urania gjeorgjia etj ,,,ndersa ju myslymanet keni emrat tuaj kuranor ,,,,deklarou si myslyman se nuk peson gje ,biles zoti jot allau do te mari ne xhehnet ,,,

                          1. l
                            lexuesi23

                            Greqia eshte armiku i betuar dhe me i rrezikshem se askush, ajo perkrahet nga te gjitha anet e atllantikut sepse ne tere jeten kemi share boten dhe Greqia ka qene spirance per ta gjate ketyre koherave , pokitikanet tane duhet te jene sh te kujdesshem me politiken e jashtme duke mesuar sh nga e kaluara dhe e sotmja. Feja eshte perdoruer kunder shqipetareve si mjet percares keshtu qe nuk ka nevoje se cfare feje jane por te deklarohen ne se jane shqipetare apo jo.

                            1. D
                              Deda...

                              Zoti Xhufi, Dhermiu mbaron ne bregun jugor te perroit të Palases, në bregun verior të saj fillon Dukati...

                              1. A
                                Acroceraune

                                Ne maje te llogarase, aty eshte kufiri. Jugu i llogarase eshte Palase-Dhermi, pjesa veriore Dukat.

                              Lini një Përgjigje