Jeto!

23 Shtator 2023, 13:39Sociale Nga Ilir Metaj

Jeto!

Francesca Farragina ishte vetëm 16 vjeç, por mjaft e njohur ndër artistët e rinj. Kushdo vinte bast se ajo do të ishte ndër yjet e ardhshëm të pikturës italiane.

Por ky ishte bast i jetës.

Dhe jeta humbi për Franceskën në një betejë të dhimbshme të një nate nëntori, 2007.

Vetem një natë ajo ia dorëzoi artin e vet euforisë, në një festë ditelindje. Po per fat të keq atë natë euforia i vuri në duar një tollumbac me gaz azoti.

Me siguri nëpër turbullire ka menduar se është vetëm një gaz inert, shume më i lehtë se arti që i flinte në shpirt cdo natë. Me siguri ka menduar ashtu turbull se është vetëm një natë e çmendur. Le të bëhet si moshatarët e tjerë për një natë.

Dhe nesër do kthehet përsëri te kavaleti që ka lënë përgjysmë.

Por ishte një natë që nuk mbaroi kurrë për të. Ai gaz i lehtë nuk ishte më i lehtë kur i rrembeu energjinë, ecjen, artin, të ardhmen.

Pas pak minutave eufori ajo u shemb për tokë për t’u zgjuar në një shtrat spitali.

Por edhe pas 2 vjetesh në rehabilitim, asgjë nuk u kthye më si më parë. Mbeti përgjithnjë në një karrige me rrota, pa memorje, pa art, pa endrra, një jetë e cunguar.

Atë natë fatale nëntori, ndërsa zbriste nga lehtësia e pak minutave të euforisë që solli boshatisja e mendimit, e ka kuptuar me siguri se ata që i’a vunë në duar atë tollombac nuk ishin të gjithë moshatarët e saj. Ishin vetëm ata të dëshpëruarit nga paaftësia, të dështuarit, të dorëzuarit.

Dhe, natyrisht, një matrapaz i pashpirt që numëronte paratë diku në erresirë.

Mundet ta ketë menduar, po tepër vonë.

Po ti, ti ke shansin ta mendosh qe tani, tani që je i fortë, i padorëzuar. Merre këtë mësim që Franceskat e moshës tënde u dergojnë nga karrigia me rrota, ose nga qielli.

Tregoja dhe shoqes, shokut tënd.

Mos ia jep natën tende të fundit matrapazit që veç zgërdhihet mbi jetën tënde duke numëruar paratë, ato para të lara në djersën e prindërve të tu.

Zgjidh dritën, zgjidh artin, zgjidh prindërit.

Jeto!

21 Komente

  1. N
    Noci

    Kushdo qe ka pak mend dhe eshte perdorues i drogave duhet te thoje faleminderit per shkrimin dhe per thirrjen ndaj te rinjve ne perdorimin e ketyre plehrave qe te marrin jeten pa e filluar mire

    1. E
      Elena Tahiri

      Fajin e kane prinderit per femijet e degjenetuar pa nivel qe rrisin. Ky brez legen qe ne vend te librit ka busull noizin me shoke qe polizikanet tane mendjendritur na i promovojn. Ptuuu rrac legene se edhe juve keni pjeaen tuaj ne kete degjenerim total te brezit te ri.

      1. D
        Detari

        edhe hElena edhe Tahir vk... fajin e ka shteti islamik qe lejon pislamik parazite droge shites rrugve si ai "ujku" turk i cerrikut.

        1. H
          Henks

          Detar grekqiri,. Si nuk u ngopet ju grekqirat duke ngrënë mut shqiptari.. Kaq shumë ju pëlqen muti jonë?? Punë grekqirash, gjellë qensh, vk..

      2. S
        Sofi

        Bravo e madhe per kte shkrim!!!!!!!!!

        1. E
          Engjell D.

          Shkrim i ndjer dhe mesazh i qarte. Bravo per Ilirin po me vjen keq te them qe po trokitet ne nje dere qe nuk ekziston. Ky shtet tallava qe promovon shembuj per rinine vetem drogaxhinj e analfabet eshte po aq pergjegjes sa edhe prinderit. Madje eshte me shume shteti pergjegjes se prindrit ndonjeher aq nivel kulturor e arsimor kane ndersa shteti qe i ngeli noizi e elvana gjata ne der kur ka sa te doje zgjedhje dhe ahembuj te tjere eshte pergjegjsi kryesor. Dhe prisni se nuk keni par gje akoma per fat te keq. Rroft noizi.

          1. t
            tetovari2

            ..... Rrofshin edhe big brother at e ishujt e dashurisë etj,etj?

          2. L
            Ladi

            Te lumte. Komplimenta. Shkrim shume i goditur

            1. e
              edhe Ilir Metaj reformohet

              Bravo Ilir Metaj. Shndërrim total. Koka e sa një bidon të është zvogëluar, turinjtë e si bukë e ardhur të janë zbukuruar, je bërë bjondino. Po Monika e ka bërë këtë trajtim? Thuaji edhe asaj të shkruajë një artikull …

              1. B
                Bobe

                Ky esht ilir metaj nga vlora o bole. Ahahahaha

                1. S
                  Skraparlliu

                  Hiq syzet o car se nuk esht iliri i mones ky. Hajde car hajde

                  1. N
                    Nuk është ai .

                    Nuk është ai që thoni ju , ai që thoni ju , është ai matrapazi i ZI , që zgërdhihet duke numuruar paratë apo peshuar florinjtë .

                  2. E
                    Emanuela.

                    Adoleshenet e sotem kane idhuj drogaxhinj parazit injorant e analfabet. Normale qe ketu do perfundojn. Kur nuk lexojne libra dhe ngelen neper lokale duke degjuar gjithe diten e naten kenge qe kane tekate vetem droge vjedhje e kurveri ca pret me?!!!!! Faji eshte vetem i shtetit qe krijon kete lloj klime sapo del nga shpia adoleshenti. Shtet qe frymezon vetem me shembuj krimi dhe kurverie te pashkolluar. Nuk di shkrimi eshte fakt real apo imagjinat e autorit po nje bravo te madhe per menyren dhe mesazhin qe jep.

                    1. q
                      qyfyre rilindjote

                      Ahahahaha...e paska qethur Rilindja kete adashin e Likes!

                      1. G
                        Gis

                        Brilant!!!!!!! Nje big up i madh!!!!!!!!

                        1. S
                          Sonja

                          ???????????????????????????? bravo vetem bravo.

                          1. E
                            Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

                            OK,ILIR METAJ I PS(Jo LIKE FLORIRI i PL) -Për fat të keq RINIA MORI KTHES 180-G që në 1992.Që athere kur Shpura Berishiste shkatërroi mbi 500 Fabrika,Uzina,Nd/je..punësimi..! Dhe jo pa qëllim.Kush nuk e kupton qëllimin..të pyesi Saliun se Ai e di mirë se kush e INSTRUKTOI..!

                            1. Z
                              Zyko

                              Edukimi, informimi e propaganda kane rolin e tyre por prinderit dhe zbatimi i ligjit jane rolet kryesore te cilat ne shqiperi per fat te keq jane indiferente. Kriminalitet, prostitucion, droge kudo, korrupsion ne cdo qelize dhe...ligji fle gjume. Faj kane ata qe tregetojne mjete te rrezikshme por faji kryesor eshte mos zbatimi i ligjit nga institucionet te cilat punojne me aksione si ne kohen e dikurshme. Doni rezultate: zbatoni ligjin ne menyre te vazhdueshme.

                              1. M
                                Myzejen Halimi

                                Ky shkrim dhe mesazhi qe mban duhet shperndar nëpër shkolla e te rinj. Madje edhe per prindrit ta lexojn. Respekte labi i Vlores.

                                1. x
                                  xx

                                  VETEM familja eshte e dobet para ketij fenomeni i cili me vertetsine me te madhe eshte nje ''fenomen shoqeror''. Nese shteti nuk de ta ndaloje kete fenomen me masat e tij,shoqeria do te kete shume te viktimizuar.

                                  1. B
                                    Besart

                                    Flm per shkrimin dhe mesazhin.

                                    Lini një Përgjigje