Turi i dëgjesave, Manastirliu në Dimal: Prioritet arsimi profesional dhe evidentimi i nxënësve për prirjet e tyre

25 Shtator 2023, 12:19Sociale TEMA

Turi i dëgjesave, Manastirliu në Dimal: Prioritet arsimi profesional

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, është ndalur në Shkollën e Mesme të Bashkuar "Refat Bani", në Syzezë të Dimalit, në kuadër të turit të dëgjesave publike me mësues, prindër dhe nxënës. Në bashkëbisedimin e hapur me prindërit, Ministrja Ogerta Manastirliu ka theksuar se arsimi profesional ofron sot treg pune të sigurt, ndaj dhe është prioritet në të gjitha shkollat, evidentimi i nxënësve që duan të vazhdojnë arsimin profesional. "Ne duhet të punojmë fort me prindërit, me mësuesit, për të evidentuar ku e ka prirjen fëmija.

Duhet që të mundësojmë akoma më shumë fuqizim të arsimit profesional, por edhe vetëdije të prindërve që arsimi profesional është një prej shtyllave të arsimimit, që bën që ata nxënës, të cilët kanë prirje në drejtim të profesionit, të mundet ta zgjedhin atë, të zgjedhin zanatin sot, në një treg pune, i cili kërkon zanatçinjtë, i kërkon profesionistët.

Do të fokusohemi te fuqizimi i bërthamave të këshillimit të karrierës për fëmijët në shkollë, duke trajnuar mësuesit, punonjësin social, por edhe duke bërë shkëmbime me universitetin dhe biznesin, që gjithashtu do të mundësojë një tjetër prespektivë për fëmijët tanë",- theksoi Manastirliu. P

rindërit e kanë vlerësuar takimin me Ministren Manastirliu dhe kanë parashtruar kërkesat për laboratorë dhe më shumë bazë materiale në shkollë, duke përfshirë edhe programe të reja, me synim evidentimin e prirjeve të fëmijëve të tyre. Ministrja Manastirliu, do të vijojë bashkëbisedimet e hapura me prindër, mësues dhe nxënës në të gjithë vendin, për të marrë sugjerime

3 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    i jane bere bythet me te medha se karrikja ku eshte ulur ...nuk ka me karrike qe ta mbaje kete allbake femer ...

    1. G
      Ganiu

      Kete vend do ta marre lumi diten qe Ogerta nuk do te jete me ministre.

      1. p
        pershendes !

        Ku bie ky Dimali se ne kohe te diktatures kishim nje raki qe quhej Dimal. Turp mase eshte por nuk e di ku bie ky vend!

        Lini një Përgjigje