Sa shpenzon shteti për bebet? Lindshmëria në pikiatë, efektet zero

27 Shtator 2023, 21:50Sociale TEMA
Sa shpenzon shteti për bebet? Lindshmëria në pikiatë,

Në vitin 2019 qeveria vendosi që të ndërmerrte një politikë për mbështetjen e familjeve të reja me qëllim rritjen e lindshmërisë, duke ofruar bonus për bebet që vinin në jetë. Masa e bonusit për fëmijën e parë u caktua 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë 80 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë 120 mijë lekë. Kjo bështetje financiare përfitohej edhe nga fëmije e lindur jashtë vendit, ndërsa së fundmi duket se kjo kategori do të përjashtohet pasi projektligji që penalizon emigrantët po diskutohet në komisionet kuvendore.

Por sa shpenzon qeveria për bebet që vijnë në jetë? SCAN ka bërë një analizë të shifrave nga viti 2019 kur ka filluar kjo politikë dhe rezulton se buxheti i shpenzuar në atë vit ka qenë rreth 2.3 miliardë lekë, dhe ka ardhur në rritje progresive në 2.8 miliardë lekë në 2020, 3.3 miliardë në 2021 dhe 3.1 miliardë lekë në 2022.  Ndërsa deri në Korrik të këtij vitit janë disbursuar 1.7 miliardë lekë.  Pra, buxheti më i lartë i shpenzuar në 5 vjet është 3.3 miliardë lekë. Dhe në total nga 2019-ta deri në Korrik 2023, për bebet në formë bonusi kanë shkuar rreth 13.3 miliardë lekë apo rreth 132 milionë dollarë.

Por cili është efekti i kësaj politike në shtimin e popullsisë? Të dhënat e INSTAT mbi lindshmërinë, tregojnë se kaq para sa jep qeveria për lindjet e reja, jo vetëm nuk e kanë nxitur lindshmërinë, por ka ndodhur e kundërta. Nga viti 2019 dhe në vijim, numri i lindjeve ka rënë në mënyrë drastike. Konkretisht në 2019 regjistroheshin 28.561 lindje, dhe nga viti në vit ka pasur një reduktim duke arritur në shifrën e 24.688 bebe të lindura në vitin 2022.

Kjo tregon domosdoshmërinë për ndërmarrjen e politikave më të mirëmenduara dhe më mbështetëse për familjet e reja, për shkak se për një sërë arsyesh që lidhen me mungesën e sigurisë në punë, të ardhurat e ulëta dhe shpenzimet në rritje, çiftet e reja po tregohen të “kursyer” në shtimin e familjes.

2 Komente

  1. P
    Phoenix

    Mos vaksinoni veten dhe femijet, me asnje lloj vaksine, dhe lindshmeria e pjelloria eshte e garantuar. Vaksinat po perdoren si mjet shpopullimi nga kulti Kabalist Satanik Global qe nga sterilizimi i femijeve sidomos femrave e deri te vrasja e adulteve duke i inokuluar me lloj lloj semundjesh vdekjeprerurese. Keta plehra kane nje axhende specifike antinjerezore dhe i kane shpallur tashme nje lufte te kamufluar njerezimit, duke perdorur veglat e tyre qorre qe i kane infiltruar kudo. Jeni paralajmeruar disa here mbi kete problem. Keto mbeturina dhe Demonete eresirres qe vegjetojne ne kete Planet, kane sherr me krijuesin dhe me vete jeten e ekzistencen. Kujdes!

    1. B
      Bobi

      Tallje me populline, munde te me dalin nje prinde te me thoje se e ka mare kete bonosin per bebin. Se un se kam mare, dhe sa kam pyetur te tjere nuk ka mare asnje. Kur pyet ne bashki thone ste ka ardhur radha.

      Lini një Përgjigje