Zona e tunelit në Vlorë është bërë e njohur për shkak të burimit të ujit të pijshëm, ku qytetarët furnizohen çdo ditë.
Gjatë javëve të fundit është vënë re prani e madhe inertesh, të cilat kanë bllokuar burimin, ndërsa banorët i bëjnë thirrje bashkisë të veprojë.
Kur në banesat e tyre nuk kishin ujë, qytetarët vlonjatë gjithmonë e kishin një zgjidhje alternative për t’u furnizuar, atë të tunelit në Ujin e Ftohtë. Një burim me ujë të kristaltë, i cili ishte dhe ndalesa e parë edhe për çdo turist që i drejtohet jugut të vendit, por nuk dihet nëse do të ndodhë më kjo gjë në vijim.
Prej kohësh, në burim është vënë re prani e madhe inertesh, që thuajse e ka zhdukur atë.
“Aty mbushin ujë të gjithë, pa lekë e marrin, ujë shumë i mirë, ujë për rekord. Vlonjatët këtu vijnë mbushin”, thotë një banor.
“Burim shekullor, i rëndësishëm për qytetarët. Para 30 vitesh ishte më mirë”, shprehet një tjetër.
Qytetarët kanë opinione të ndryshme sa i përket ndotjes, por nëpërmjet Euronews i bëjnë thirrje institucioneve.
“Duhet pastruar, pastrimi është i mirë. Unë rri te rrapi, atje mbusha ujë, ai është ujë i mirë”, apelon një banor
“Ka qenë i pastër, i kthjellët, që kur u bënë shtëpitë, ujërat e zeza vijnë. Ky ujë po sëmur shumë njerëz”, shprehet një tjetër.
Edhe në ditët më kritike të Vlorës, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, burimi te zona e rrapit dhe ai te tuneli kanë funksionuar gjithmonë, duke u kthyer në një shpëtim për qytetarët.
deri ketu arin makabriteti i ketyre bastardeve deri sa te zhdukin edhe vete burimin e jetes qe eshte uji, race e mallkuar o bastarde qe mendoni se do te jetoni per 1000 vjet
Vetem ndonje turist i hutuar mund te mbushe uje aty se vlonjatet kane mbi 10 vjet qe nuk lajne as duart aty!
BURIMI I RRALLE E AQ I PREFERUAR NGA PUBLIKU NE ANE TE HYRJES NE TUNEL TE UJIT TE FTOHET (VLORE) ESHTE NE ATE GJENDJE QE ISHTE KUR KAM PIR UJE PR HER TE PARE NE ATE BURIM 75 VJET ME PARE. SA HERE DETI KA DALLGE BURIMI MBULOHET NGA SHAVORRI QE SIELL DETI. KEJO FLET ME SHUME SE DISA ROMANE VOLUMINOZE PER KULTUREN, SHIJEN DHE PATRIOTIZMIN E POPULLIT TE VLORES. GEZUAR MUAJIN E GUSHTIT O POPULL GJOKS-GROP I VLORES.