
Nga Gëzim Kabashi
Bashkëqytetarët durrsakë e përcollën 55-vjeçarin Tristan Sherifi në banesën e fundit me një duartrokitje të gjatë, në shenjë respekti dhe nderimi.
Tristani ishte njeri i thjeshtë, familjar i mirë dhe punoi gjithë jetën si fotograf dhe operator televiziv. Megjithëse nuk kishte kryer shkollën e lartë për një formim të mirëfilltë artistik, njerëzit e deshën jo vetëm për aftësitë profesionale, por më së shumti për buzëqeshjen e tij.
Nuk dinte t’i thoshte askujt JO, veçanërisht atyre që kishin më shumë nevojë, të njohur a të panjohur qofshin. Në një shoqëri ku buzagazi mungon gjithnjë e më shumë, buzëqeshja dhe mirësia e Tristanit u kthyen në një lloj embleme, e cila në të ardhmen do t’i mungojë qytetit, miqve dhe kolegëve të tij.
Një buzëqeshje e vërtetë dërgon një mesazh shumë të qartë: Ndjehem mirë dhe jam i gatshëm për të bashkëpunuar. Buzëqeshja ndihmon gjithashtu për të forcuar vetëbesimin tonë, por mesa duket, ne jemi një popull që po harrojmë të qeshim.
Shqipëria renditet në vendin e 90-të në listën e popujve të lumtur, një tregues që edhe buzëqeshja po na fshihet nga fytyra. Edhe më keq, po ndryshon koncepti ynë për qëndrimin pozitiv të njerëzve në publik.
Tanimë vlerësohen më shumë njerëzit e ngrysur apo të rinjtë që zbresin nga makinat me pamje të rebeluar.
Disa muaj më parë, në ditën e parë të qëndrimit në SHBA, më bëri përshtypje buzëqeshja me të cilën një zonjë e panjohur na hapi rrugën, ndërsa bënim pazar në një supermarket.
Im bir më siguroi se nuk e njihte gruan elegante, por mbi të gjitha më tregoi se kjo gjë ndodhte rëndom në mjediset e përbashkëta publike.
Përballë njëri- tjetrit në një korridor, trotuar, teatër apo në shëtitore, kalimtarët ta lehtësojnë rrugën duke buzëqeshur, duke të të kujtuar se nuk kanë humbur asgjë, veçse kanë fituar mirënjohjen e tjetrit.
Edhe në qytetet tona vazhdojmë ta duam këtë. Duartrokitja e gjatë në përcjelljen e Tristanit na siguron se “buzëqeshja është një mjet i mrekullueshëm komunikimi, një magnet për vlerësuar e respektuar njerëzit”.
Dheu i lehte i qofte Tristanit! Si popull, pas shume traumash qe na u imponuan, duhen vite ta rikthejme buzeqeshjen ne normalitet komunikimi.
Nese nuk I mund dot bashkohu me ta. Tristani nuk u bashkua asnjehere me ushtrine e te ngrysurve
"Save privat Rayan" eshte ngjarja (edhe film) nga LIIB ku nje trupe skuadrile ushtaresh sakrifikohen te gjithe per nje qellim te larte; kthimin ne shtepi "gjalle" te te vetmit vella ushtar te mbetur akoma nga kater te tjere qe ishin vrare ne beteja. Nje nga femijet duhej te kthehej ne familje me cdo kusht. Tristani me sjell ne mendje ushtarin Rayan. Buzeqeshja e tij ishte vlera qe duhet te shpetoje. I qofte dheu i lehte!
I paharruar kujtimi i ketij NJERIU TE MIRE!!!
Pa e njohur, por nga përshkrimi, duket vërtet humbje e dikujt që e takon rrallë nëpër Shqipëri. Shkrimi, në vetvete, është një esse e shkëlqyer mbi një fenomen mbarë kombëtar të ankthit të vazhdueshëm ekonomik e ligjor që e fshin çdo buzëqeshje nga fytyrat e njerëzve.
Shumica e te rinjve shqiptare u pelqen te kene pamjen e te ngrysurit te "rrezikshem" mjekrosh si nje zazak nga Bronks ose si nje kolumbian ose ata arabet ne France duke menduar se duken interesant.E kane nga te lexuarit e tepert dhe nga deshira e pamase per tu pasuruar menjehere dhe per tu ber vip si Noisy duke I imituar edhe modelin e flokeve dhe te kene nje Range Rover ose Maybach te rrethuar me nje duzine bjondesh me shalet jashte.
Ngushellime familjes pe humbjen e njeriut te dashur! Iku dhe nje fytyre e qeshur. Sa per faktin qe Gezim Kabashi e quan fatkeqsi qe i ndjeri nuk kish arsimin e larte, une do ti thoja zorit Gezim qe shoqeria jone duhet te kete me qindra mijra si i ndjeri me arsim te mesem, dhe sa me pak si Klevis Balliu, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Grida Duma, Flamur Noka e plot e plot hajvane te tjere qe me "ARSIM TE LARTE" po na e bejne jeten sterre ne, anonimeve
Konstatim i sakte!
Njerzit e mire ikin pa radhe por qe jane te lumtur gjate gjithe jetes se tyre. Ngushllime familjes.