Sazan Guri hap dyert e mortit për qenin: Pres vizita 40 ditë rresht

20 Mars 2023, 10:28Sociale TEMA

Sazan Guri hap dyert e mortit për qenin: Pres vizita 40 ditë rresht

Aktivisti Sazan Guri ka hapur dyert e mortit, pasi ka humbur qenin e tij.

Ai shkruan se për 40 ditë rresht, do të presë vizita për qenin e tij.

Postimi i Gurit

E përcolla të ndjerin

Sot date 19 Mars - ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh.

Menjëherë Darki fitoi të drejtën e robit të shtëpisë, dhe paspak edhe atë të punonjesit të Zyrës, ku vinte e ikte njësoj si ne. Ndoshta kuptoi se studuioja jonë ishte studio lirie, dhe Darki nuk pranoi qysh në fillimet e veta zinxhirin që i bën ata të dallohen nga ujku. Ai e hante atë, e shqyente me dhëmbë derisa ne kuptuam që ai donte më shumë lirinë sesa litarin e robërisë.

Darki nuk vonoi dhe mori detyrën e arbitrit në familje! Ai gjente në mes të një sherri se kush kishte të drejtë dhe i drejtohesh me lehje atij që kishte gabim, biles sa më shumë gabim të kishte aq më shumë lehte. Dhe kjo u bë normë në familje se dikujt mund t’ja hidhje, por Darkit kurrë. Ndërsa në zyrë, Darki mori përsipër detyrën e psikologut. 

Ai ndihmonte, më sakt gjente se kush nga ata që hynin e kishin me hile qendrimin apo futjen në zyrë, dhe lehte aqsa për të na treguar neve se bëj kujdes! Kishte raste që nuk pushonte, dhe Darki nuk gabonte. Detyra e tretë e Darkit ishte kur na shoqëronte në rrugë, ku ai gjente me të qindën e sekondit, nëse ai gjoja i njohuri ishte esëll apo tallaz, zbulonte nëse ai dikushi e kishte seriozisht apo me të futme.

Darki ishte i paparashikuar. Ai arrinte të dallonte edhe llojin e bisedës, tonin e zërit, zhurmat e tingujve që delnin nga pjesëtarët e familjes, por edhe të atyre njerëzve që ishin të huaj për shkallën, për lagjen. Nuk pëlqente ata me kapele të shtrembërt e si hajdutë në kokë, ata të veshur keq ose ata me torba në kurriz! Por Darki dallonte njeriun e mirë, i avitesh duke ukur kokën, duke i krehur pakëz bishtin dhe i pëlqente shumë fare kur ai duhej ta përkëldhelte ose ta fërkonte sadopak atë. 

Dhe këtë e bënte, jo për kënaqësinë e vet, por sepse ai kuptonte se ky i miri diçka kishte, o i fyer nga shefi, o nga i dashuri ndaj dhe rentte ta qetësonte atë. Nëse ti qaje duke parë një film, Darki nuk i ngjantë fëmijës duke i rënë shkurt me të ëmën - e moj boll qave!? Ndërsa Darki vinte fuste kokën thellë ndërkëmbë që ti ta përkëdhekje dhe të humbisje menjen nën kurrizin e Darkit.

Por Darki kishte dhe aftësinë tjetër atë të parandjerit të tërmeteve dhe ai e tregoi veten kur lajmëroi duke i rënë krevatit nga poshtë secilit prej nesh dhe ne brof në këmbë të gjithë ne dhe pyesnim se çfarë ka Darki!? Darki në fakt s’kishte gjë, por tërmeti kishte me Darkin, i cili e dallonte disa sekonda para, aq sa vala e sizmikës duhej të vinte nga hipoqendra në thellësi drejt epiqendrës në sipërfaqe. 

Hirësitë e Darkit nuk kishin të sosur! Ai dallonte pjesëtarin e familjes disa km larg ose të paktën disa qindra metra larg, dhe lehte me gjysëm zëri se ai djali i madh apo i vogël po i avitet shtëpisë. Nuk ndodhte kurrë që Darki, ndryshe nga fëmijët kur rriteshin, mos të të ngrihesh në këmbë dhe të vinte deri të pragu i derës, i gatshëm për të zgjidhur lidhësen e këpucëve. Darki arrinte dhe dallonte llojin e bisedës, tonin e zërit, si dhe timbrin e tingujve dhe të jepte me qindra sinjale që bëj kujdes, duke lehur me cerek zëri. 

Fëmijët edhe rriten dhe pushojnë së sjelluri harenë e vogëlisë në shtëpi, ndërsa Darki edhe kur u rrit nuk mungoi kurrë të mos gëzonte si fëmijë kur vinte nga zyra në shtëpi, të mos kërcente kur ti e takoje pas disa orësh i ndarë prej tij dhe të mos rendte cep më cep të shtëpisë për të thënë atë që robi i shtëpisë - hare në shtëpi,

Ndaj i kushtoj edhe këtë shkrim pikëllues Darkit tim, të cilit i kam kushtuar edhe një libër në shqip edhe në anglisht “Psikologjia e Qenit”, aq sa kur e lexoi një veteriner i huaj u shpreh se kam lexuar plot e përplotë libra për qen e qenush, për për balo e arushë, por kësi librash nuk kam lexuar kurrë.

Darki kishte vite që vuante nga një masë tumorrale, ku mjekët përkatës na thanë që edhe ta vinin në gjumë. Mos na përsërit dy herë i thamë njëzëri burrë e grua. Preferuam që, ai Darki që të shqyente deri sa ta nxirrje për nevoja jashtë, tani ta duronim për pavetëdijen që i erdhi ku as shikonte, as dëgjonte as ndjente, e as mendonte si më parë, deri sa javët e fundit filloi të ushqehej pak e më pak, dhe qëlloi që na duhej të iknim në Gjermani me mision atdhetar apo social (takime me bashkëatdhetar për vlera të shqiptarisë), dhe Darki  nuk tha as ikni e as rrini, por me shumë gjasa Darki sapo ikëm u fut në agoni që ne të kujtonim e të mbanim mend Darkin si ishte dhe jo sesi të vdiste.

Por nusja e shtëpisë që na mori per detyrë të shikonte Darkin në mungesë tonë, pikasi që Darki u rëndua pas pak orësh pasi ikëm ne dhe ashtu e tramaksur e çoi te mjeku i shtëpisë së qenve te liqeni i thatë, që i uroj me shpirt për mirësinë që treguan. Aty panë se Darkit i kishin shpërthyer metastazat dhe ata mezi e mbajtën sa erdha nga Gjermania dhe sot në erresiren e darkës, e përcollëm Darkin në botën e amshimit në një vend sekret, ku do t’i ngremë në vend të pllakës së gurtë një pemë të drunjt.

Ndaj, nga nesër datë 20 Mars, çdo ditë nga ora 09-12 dhe pastaj në pasdite nga ora 15-20 për 40 ditë rrjesht presim ngushëllime te aty pranë Alpetit në Bllok. Do t’i lutesha çdo qenie me dy këmbë që nëse nuk kupton dot pjesë nga këto mesazhe për Darkin tim, të paktën le të heshtë për hatrin tim, të paktën këtë herë.

Ju falenderojme paraprakisht, dhe me respekt, SG dv

45 Komente

  1. K
    Km

    Te rrosh vete e me dinjitet ,si Darki,o Sazan.

    1. Z
      Zeqo Pilafi

      Ashtu siç na bënë të ditur nekrologjia e shkruar me aq pathos dhe ndjenjë nga ana juaj, i dashur Sazan, të vjen vërtetë keq që iku Darki para teje.Edhe njëherë ngushëllimet më të thella, i nderuar Profesor, zemrat tona vajtojnë bashkë me ju për largimin nga kjo botë të pjesëtarit më të zgjuar të familjes tuaj.

      1. P
        Prec Ulaj

        Zeqooo, Ku e di ti qe qeni ishte me i zgjuari i familjes? Ju ke bere testin?

      2. Z
        Zoni ,98 vjec

        Me beri pershtypje kjo qe po citoje: i vetmi 4 putrosh ne familje,dmth qe te tjeret antar te familjes jane 2 putrosha.

        1. R
          Realisti

          Edhe une kam një qen që është 2.5 vjet. Cfare shkruan Sazani këtu per qenin e tij janë me se te sakta. Vërtet u preka kur lexova rreshtat e tij. Por është skandaloze të lexosh komentet e shumë njerzve këtu per Sazanin kur ai në fakt është në një moment të vështirë emocionesh per qenin e dashur të familjes se tij. Të gjithë ju duhet te jeni insekte, se kafshë jo e jo... Plera!!

        2. E
          EMIGRANTI

          Ti je me m...t se qeni. Pi dhalle per 40 dite te ngushellohesh.

          1. L
            Lilo

            Ky eshte idiot i lindur!!!Po pse mor trap (trapi ne kub)njerzit sot kane hallin tend te ngordhjes se qenit?

            1. E
              EDI

              e kane fajin keta qe shkruajne per carin, edhe keta me cara se sazani

            2. n
              na mbyten injorantet turcelinj

              nuk themi kote ne qe ky eshte nje budalla me brire,mjere ne ku jemi katandisur

              1. Ky i vetequajturi Profesor, nuk di as te shkruaje. Lexojeni ne shkrimet e tij dhe eshte skandal, nuk di shqip. Injorant natyral. Sidomos kur fliste per covid ishte vertet per te ardhur keq. O Zot cfare cudirash kepuste ky...... dhe i shet per te verteta ashtu sic i beson vete. Tmerr.

                1. N
                  Nari

                  Budallalleku nuk paska kufij

                  1. F
                    Farruku

                    Do ta ruaj shurren 40 dite dhe do ta bej ate dite te varri i qenit tat, psikopat perves...

                    1. F
                      Fizikani

                      Ne kete rast Sazani ka shume te drejte, une e kuptoj shume mire humbjen e Darkit per familjen e tij. Qeni eshte nje nga kafshet me fisnike!

                      1. n
                        ngushllime xano

                        shpresojme qe mos te kesh abuzuar me te drejtat e kafshes se gjore

                        1. d
                          daktorr adhamidhis

                          qeni ishte me orgjine Greqie te Lashte prandaj ngordhi .s'u peshtat dot me ambjentin e shqipnis

                        2. d
                          dikur ishin pothuajse njerez

                          Ke te drejte Sazan,per keto qe ben: Darki ish qen shtepie,kurse ti sic te njohim ne ,je qen rrugesh. Dhe mos u pezmato,nga kjo,se si ty,qen rrugesh me dy kembe,ne kete vend,lehin dhe kafshojne si te terbuar tufa pa fund dy kembesh ,te cdo lloji.

                          1. P
                            Phoenix

                            Paska shpetuar qeni nga ky i rrjedhuri.

                            1. M
                              Mendja kokërr gruri

                              Sazani ka harruar të thojë që qeni i tij do vejë më parajsën e qenve, dhe kur të ikë edhe Sazani nga kjo botë do takohen përsëri e do lozin përjetësisht bashkë e do kuvendojnë për hallet e dynjasë.

                              1. M
                                Mandia

                                Bravo profesorit! Ai i ka dhene qenit ate vlere qe meriton. Si humbja e jetes se njeriut. Ndoshta ajo e mafshes te dhemb dhe me shume se jane edhe me te brishte se ne. Injorancia jone nuk iken ndonjehere. Do tallen perseri shqiptaret. Sic talleshin ne vitet 90 pse te huajt donin kafshet. Si nuk ndryshuam nje here.

                                1. v
                                  veterineri

                                  qenke me loqe se Sazua

                                2. a
                                  anti25642654censurë

                                  unë kujtova se kishte ndodhur e kundërta!qeni kishte hap dyert për shpirtin e sazes!!gjynof duhet me i kthy qent mbrapsht!!

                                  1. G
                                    Gota

                                    Pse jeni kaq te pashpirt o njerez?! Pse talleni me dhimbjen e tjetrit, që ju ndodhte aty ku ju dhemb me shume qe ta kuptoni te pakten per kete rast Sazanin! Vetem duke lexuar komentet tuaja keqdashese qe dalin nga shpirtra te qelbezuar, mendoj se Dark qendron shume me lart se ju dhe se e meriton dhimbjen qe la pas! Juve nuk do ju qaj njeri as per 3 dite, e Jo me per 40! Ngushellime Sazan, R.I.P. Dark!

                                    1. s
                                      statisticieni

                                      Ja ku u rregjistrua dhe loqja i katert ne rradhet e komentuseve

                                    2. V
                                      Veterani

                                      Edhe ato pak mend që i kishin mbetur e lanë , i ikën bashkë me qenin . Është bërë për gjynah , është kthyer në origjinë .

                                      1. A
                                        Andi dhe Mehdi Bushati

                                        Andej nga jemi ne o Sazan,une, ti dhe Ilir Mutaj, kafsheve, kur jane me ngjyre te zeze ose te erret, ne u themi XEBO, qe ne shqip o "pedagog" le te kuptohet se jane me ngjyre te erret, por "Darki" nuk e perdorim. Ti o "shqiptar" i kulluar qe jep leksjone per studentet shqipfoles, pse nuk perdor fjalet shqip?

                                        1. 6
                                          600 vjet nuk u poqe , o shqiptar o ...............

                                          Darki ishte rrace fisnike, por ti je KRRK.

                                          1. p
                                            pinoku

                                            Kem qënë i pranishëm dikur kur shihja sesi disa fëmijë i gjuanin me gurë një bushtre që ishte duke pjellë këlyshët e saj poshtë urës. Asnjë dashuri te shpirti i këtyre fëmijëve - 13 vjeçarë. Ata kënaqeshin kur bushtra ulurinte nga dhimbja e gurit që e godiste në kokë dhe shkriheshin duke qeshur. Prandaj nuk është rastësi që jemi kaq kriminela si popull. Ja mjafton të lexosh edhe komentet këtu më sipër. Nuk e kuptoj se kush është qeni këtu dhe kush është njeriu. Racë e poshtër. Për vete nuk mbaj as qen dhe as mace në shtëpi. Por mendoj se edhe kafshët kanë shpirt. Disa ndofta edhe më shumë se shqiptarët.

                                            1. C
                                              Cudia

                                              Fiks fare! E dhimbshme të shikosh se kush janë në të vërtet njerezit e vendit tim.. E turpshme të shikosh kaq komentet negative. Kuptohet, gazetari I pari është strumbullari I lajmit per te shperndare negativitet. Shushunja dhe plera!!! Ptuu.... rrace muti!!!

                                            2. J
                                              Jari

                                              Të rroni vetë e sa më shpejt pran Qënit o Sazan o Rr/K, o rracë e keqe, i shkofshë mbrapa Qënit, se edhe ti je Qën Rrugësh.

                                              1. F
                                                Fierak

                                                Sazan të rrofshin të gjithë të dashurit për këtë humbje kaq të madhe për familjen Tënde. Unë me nja dy tre shokë kemi vendosur të vim për ngushëllim. Por duhet të dimë se sa është vlera minimale që duhet të hedhim. Përshëndetje

                                                1. S
                                                  Saluku

                                                  Rrot cari

                                                  1. E
                                                    Elmira..

                                                    Këtu po të kuptoj sazan..kafshën unë e krahasojë me njeriun..është,,,frymorë, si ne..të gjitha cilësitë e njeriut.vetëm gojë s ka..ngushëllime sinqerisht,kamë pasur vetë..

                                                    1. G
                                                      Genti

                                                      Lereni tjetrin ne hidherimin e tij o popull hale The better I get to know men,the more I find myself loving dogs—Charles de Gaulle

                                                      1. G
                                                        GjonBaba

                                                        Ki asht kurv politik, por ka shkruar një kryeveper, i tillë është qeni si e pershkruan Z.Guri

                                                        1. T
                                                          Tiku

                                                          A ty te ka lene mendja mor I shkrete Shiko kafazin se zogjte te kane shkuar.

                                                          1. N
                                                            Nje qytetar

                                                            Nga 21 komente , vetem 4 syresh jane komente Njerezore . Te tjerat nuk mund t'i quash as kafsherore , sepse jane nen nivelin e qenieve te gjalla . Me vjen ndot kur mendoj qe jam bashke qytetar i qenieve te tilla .

                                                            1. s
                                                              selfo zeneli

                                                              diten qe do mbyllesh te 40-tat e qenit te ardhsha per te 7-tat e tua

                                                              1. K
                                                                Kreshniku

                                                                Mendja eshte gje e madhe!!

                                                                1. P
                                                                  Phoenix

                                                                  Prit kur te thote se do ti ndertoj dhe Mazoleum qenit si Leninit. Hipokrizia e ketyre plehrave, nuk paska limit.

                                                                  1. K
                                                                    Kot fare

                                                                    Nuk eshte faji i Sazanit fundja ai flet si ja ndjen, por i gazetes qe boton keto skarcitete.Serioziteti dhe besueshmeria jane kolonat me te rendesishme te nje botuesi po kur ai e mbush te perditshmen e tij me te tilla shkrime cdo gje kthehet ne nivelet e groteskut qesharak ku cdo ndjenje fisnike per kafshen ne kete rast per qenin kthehet ne objekt talljeje dhe humori.Sa persona po themi te njohur sa Sazani ka ky vend dhe ta zeme se secili prej tyre ka qen apo mace a mendoni kur ju ngordh larg qofte ,dhe behet nje shkrim te tille per secilin?Edhe ne vendet me nje mireqenie dhe standart te larte jetese nje shkrim i tille eshte nje luks i tepert jo ne nje vend te dhjere si yni ku vdesin njerez perdite dhe nuk i njeh kush se nuk shkruan kush per ta por i bejne homazh nje qeni.Prandaj ky eshte Sazani dhe qeni i tij i ndjere heroi i Meros.

                                                                    1. H
                                                                      Hajdari

                                                                      Me vjen keq per ngordhjen e qenit por edhe me keq per Sazanin qe i paska vdekur truri....

                                                                      1. U
                                                                        User

                                                                        Prof.Sazan Guri ja ka bere vendin vetes ne kete bote edhe ne tjetren . Eshte ndoshta i vetmi ne kete vend qe qendron gjithe kohes jashte zones komfort dhe ka nevoje per njerez te mire ne rrugen e tij ne sherbim te jetes,natyres,aty ku gjen motivimin,e ka plot te tille. Megjithese njeriu i ndjeshem lendohet,nuk besoj se i jep rendesi atyre injoranteve qe e kane me veten se atyre mbase nuk i kushton njeri rendesi sa qenit.

                                                                        1. P
                                                                          Phoenix

                                                                          Shumica armates se ambjentalisteve jane rrota K...arri, idiote dhe te indoktrinuar deri ne palce. Ka nga ata qe bejne ambientalistin per xhepin, sepse politika qe i sherben axhendes tiranike Globale, paguan shume para per te percuar propaganden e ndryshime klimaterike dhe ate te mbrojtjes se mjedisit gjoja nga njeriu. Sazanit natyrisht i ka pjelle mushka me kete si i promovuar qe eshte ne kete drejtim, sepse siguron te ardhura te mira nga ky mashtrim, duke bere ambientalistin qe "dashuron" ambientin. Keta tipa quhen agjente te axhendes UN 2030.

                                                                          1. N
                                                                            NGA BABAI I QENI

                                                                            Qeni . I e qenit . Qenit . Qenin. Prej qenit . O qen. Qeni eshte kafshe besnike por dhe vete provare i qenit do te inatosej apo do te stante po ti thuash QEN

                                                                            1. S
                                                                              Shen Pjetri

                                                                              I nderuar Sazan, sa ishte gjalle i gjori qen, te te them te drejten nuk patem rastin qe ta njohim per vlerat qe kishte ,keshtu qe ska cna duhet i vdekur(ngordhur). Mqs humbja eshte per ty kaq e madhe , te rrosh e ta kujtosh.

                                                                              Lini një Përgjigje