“Në krevat me mua dhe ajo i dërgonte zemra”: S'mbahet gruaja e tradhëtuar

19 Mars 2023, 20:20Sociale TEMA

“Në krevat me mua dhe ajo i dërgonte zemra”: S'mbahet

Melaizja, e cila akuzon burrin e saj për tradhti ndan detaje nga vëzhgimet ndaj tij në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Këto deklarata bëhen përpara të birit, i cili ndodhet përballë saj në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Melaizja thotë se ish-bashkëshorti, sepse tashmë janë në proces divorci, e ka tradhtuar prej 12 vjetësh me ish të dashurën që ka pasur në rini.

Ata kanë mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës dhe sipas Melaizes, zonja ka shkruar një libër për këtë dashuri të pamundur. Ajo është e martuar dhe me fëmijë, por nga ana tjetër ka vazhduar të komunikojë me bashkëshortin e Melaizes duke shkëmbyer edhe fotografi intime.

Ardit Gjebrea: Megjithatë unë dua ta specifikoj, tradhtia ishte fizike apo vetëm me foto?

Melaize: Fliste në telefon, në Messenger. Unë kur vajta në Angli, flija tek e madhja, duhet t’i dërgoja një javë para  mesazh, të veja te burri im apo mos të veja. Se unë dola jashtë loje, ai fliste me të në Messenger natë e ditë, s’kishte lidhje fare me mua.

Eni Çobani: Pra s’kishin lidhje fizike?

Melaize: Fizike jo. flisnin në telefon me njëri-tjetrin se ajo është në Greqi  dhe ne ishim në Angli. I kapa mesazhet, i thashë  çupës së madhe, e quajnë Jorgjie Qirjaj, moj çupë shikoje se babi flet me një femër dhe ajo ka qenë një e dashur në moshën e rinisë. Çupa ia shuante mesazhet, ia fshinte fotografitë, i shiste telefonat, ia bëri me kod. Arrita deri atje që jamë detyruar pasi ka vdekur mamaja e tij më 6 Shkurt, ka ardhur 3 ditë pas vdekjes në Angli dhe deshi të më vriste, të më mbyste.Se të thashë, ai i dërgonte karotën dhe ajo ia dërgonte troç atë… zoti Ardit, duhet të më kuptoni.

Eni Çobani: Pra fotografitë…

Melaize: Intime! Origjinale! Në krevat me mua dhe i thashë çfarë bën?

Eni Çobani: Si, në krevat me ty…

Melaize: Në krevat me mua dhe ngrihej ajo, i thoshte “mirëmëngjes”… i dërgonte zemër e çdo gjë.

4 Komente

  1. E
    Emisjoni per mendimin tim duhet te ndalohet !

    Seriozishte _Un nuk mendoj se Emisjoni ndihmon ose i sherben dikujt ,por me shume denigron njerzit e ftuar . Eshte per te ardhur keq ,qe probleme kaq intime mes Cifteve behen te njohura nga Opinioni . Shikoj shume rralle ,te Dielave por sinqerishte _prekem ,ndihem i ofenduar si shqiptare ,nga tregimet e atyre njerezve Naive qe ftohen aty .Naiviteti me te cilin perballesh ne ate Emisjon sinqerishte me Dhemb shume si Shqiptare .

    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      turkish telesehir continue.....pune arabesh vari kkkkkkk

      1. t
        televizione tallse qesharake

        pardon ksaj zonje ze mjere ,por ama ,le te jemi te sinqert o popll : A duhet te jet gruaja kac Egoiste ta trajtoj burrin si prone te saj ? Cer kuptimi ka se jetojme ne demokraci mer jahho ? Gruja qe kontrollon burrin ne cdo hap ,cfar shkruan ,cfar komenton ,cfar shikon e paketon ne x leter , ta ben te pasuportueshem krevatin . Burri e don i fije liri me frymxue e largu shtresin e monotonin .Aaaaaaaaaaa sa i takon anes se sjelljes ,trajtimit te gruas ,duhet te jet korrekt .T'ja plotesoje e rrespektoje gruan ne shtepi .nashi kjo o demokracia mer hah ha ha

        1. p
          ppa

          Emision i turpshem ne funksion te biznesit te zonjes Eni. Gjen klientet hallexhinj te cileve u merr parate, pastaj edhe me Arditin, per turpin e tij, mban emisionin ku pa diskutim paguhet jo pak. Nderkohe niveli juridik apo social i trajtimit te problemeve eshte turp dhe nivel ordiner, e perdredh dhe interpreton ligjin ne menyre aspak profesionale. Turp, turp dhe per faqe te zeze.

          Lini një Përgjigje