Të dhënat shqetësuese: 1 në 3 shqiptarë është emigrant

18 Mars 2023, 21:50Sociale TEMA

Të dhënat shqetësuese: 1 në 3 shqiptarë

Në emisionin “Money” u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

Në regjistrat e gjendjes civile në Shqipëri janë listuar 4.3 milionë emra. Nga këta, më shumë se 1.3 mln jetojnë për një kohë të gjatë ose për një kohë të pacaktuar jashtë Shqipërisë. Numrat tregojnë dëshpërimisht se në 33 vite, 1 në 3 vetë ka ikur që këtu. Ai që u quajt eksodi drejt një bote të panjohur, por të lirë, nisi me 5000 qytetarët e parë, të cilët pasi kaluan gardhet e ambasadave në korrik 1990 tejmbushën anijet dhe u larguan. 

Prej atij viti, të lije atdheun ishte një zgjedhje krejt e zakonshme për njerëz me profile të ulëta në punësim, të cilët iknin vetëm ose me familjen në Itali e Greqi. Emigrimi në dekadën e parë të tranzicionit u nxit nga varfëria dhe ishte i paligjshëm. Pra, ishte koha e ikjeve klandestine.

Ekspertja e statistikave Ines Muraj deklaroi për Money: “Pas kësaj, pritej një rënie e emigracionit, ose një emigracion më i përzgjedhur dhe patën tendenca për rikthim në Shqipëri, sidomos gjatë kohës së krizave dhe pati një rënie të emigracionit, por që rinisi përsëri rreth vitit 2015”.

Në dekadën e dytë, ritmi i largimeve ra dhe emigrimi u bë më i rregullt, kryesisht me bashkimet familjare. Në këtë kohë, Shqipëria kishte rastin të përfitonte nga kriza greke, kur mijëra emigrantë u rikthyen për të investuar paratë e fituara atje dhe për të rritur ekonominë vendase. Por, ky cikël u shua shpejt. 

Shumë prej të rikthyerve emigruan sërish, dhe bashkëshoqërues të tyre u bënë edhe profesionistë që punonin në administratë, banka, arsim e shëndetësi. Me këtë valë, u futëm në dekadën e tretë të emIgracionit, të atyre që garantojnë të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë së shëndetshme.

“Ka patur një largim, që u kthye në fenomen, të paktën për profesionistët e sistemit shëndetësor. Në vitin 2015, pati një shpërthim, ose ishte numri më i madh i largimeve, kryesisht të infermierëve dhe të mjekëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera.

E lidhnin me kushtet ekonomike, një faktor ky i rëndësishëm pasi pagat mjekëve ishin të ulëta në raport me vendet e tjera. ishin edhe situata të tjera që lidheshin me kushtet e punës, mundësitë për rritje profesionale, për zhvillimin akademik. Ora shikohej që jashtë kishte më shumë mundësi për ekonominë dhe promovimin profesional”, tha Denisa Cameti nga shoqata “Together for Life”.

Me 1/3 e banorëve që jetojnë përtej kufijve, Shqipëria qëndron në krye të shteteve me diasporën më të madhe. Lista e vendeve me përqindjen më të lartë të popullsisë vendase që jeton në diasporë zbulon histori lufte dhe shpërnguljeje, por edhe stanjacion ekonomik e mungesë perspektive.

“Vendet e tjera nuk kanë këtë lloj emigracioni. Nëse sheh vendet e rajonit, RMV, Kosova, Bosnja e Mali i Zi, nuk kanë këtë lloj emigracioni. Ne jemi, ngjashëm me situtatë lufte, nëse e krahasojmë tendencën me Sirinë”, tha Nurja.

Një grup kombesh, që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim, zgjeruan shpopullimin, në Bosnjë për shembull në vitin 1992-1995 dhe në Shqipëri në vitet 1996-1997.

7 Komente

  1. E
    Eni

    Jane me shume...ky I futi 3 fazorin njerezve....1000 reforma üa permbushur asnje...nuk mundesh per 20 vjet te permbysesh shekuj...ky as ja ka idene zhvillimit njerezor...e normal njerezit po levizin ne vende te stabilizuara..

    1. C
      Cilido Jeton atje ku deshiron..

      Kush iku dhe ka ndermed te Ike ,eshte mbase me normale ..Mbani ato qe keni nese keni mundesi tjua afroni nje Jete qe jua afron Evropa..Perndryshe do ngelen vetem mosha e vjeter ... Por pa u larguar nga Politika te gjithe Kriminelet Politikane duke filluar qe nga Krimineli kryesore Spiuni Sali me shoket e tije ..aty nuk ka qehtesi dhe perparesi jeta..

      1. C
        Cilido Jeton atje ku deshiron..

        Kush iku dhe ka ndermed te Ike ,eshte mbase me normale ..Mbani ato qe keni nese keni mundesi tjua afroni nje Jete qe jua afron Evropa..Perndryshe do ngelen vetem mosha e vjeter ... Por pa u larguar nga Politika te gjithe Kriminelet Politikane duke filluar qe nga Krimineli kryesore Spiuni Sali me shoket e tije ..aty nuk ka qehtesi dhe perparesi jeta..

        1. a
          aaaaaa

          Eshte e vetmja linje per nje popull qe nga super i varfer kerkon mundesira per te bere te mundur nje jetese normale dhe dinjitoze ,ku perjashtohen nje perqindje e vogel qe bejne pare duke u marr me menyra te paligjshme dhe kriminale.Keshtu kane qene edhe vendet e tjera te Europes 100-150 vjete te shkuara kur emigruan miliona e miliona njerze drejt Amerikes,Australise,Zelandes se Re,Argjentines,etj.Sa per dijeni jene 40 milion popull me origjine italiane qe jetojne kudo ne bote,kur Italia tani ka rreth 60 milion,apo 5 milion greke ku ne Greqi jane sot rreth 12 milion,,etj,etj.Keshtu qe eshte normale qe edhe shqiptaret shume vone ne kohe te ndiqnin te njejten rruge.

          1. V
            Vetem gazetaret dhe oilitikanet do ngelen ketu

            Vetem gazetaret nuk ikin nga ky vend, te ben pershtypjenky fakt.

            1. k
              k

              Vetëm hajdutët,deputetët,të korruptuarit,kriminelët,mafjozët,të degjeneruarit,oligarkët,gazetarët langaraqë freskues të korrupsionit,avokatët,prokurorët injorantë,gjykatësit shitës së drejtësisë, nusja e fshatarit nga skrapari,karmina me mbesat gërdalla,et, nuk largohen nga shqiperia. Ku do gjenin një shtet të degjeneruar ku vjedhin gjatë ditës kurse në mbrëmje i ftojnë si vipa nëpër mbrëmje seanca farsa të korruptuarish,degraduarish që vetëquhen elitë mes vetes.

              1. A
                Art

                Ne skemi lufte thone gjithmone. Po 96, 98. Shto ketu pastaj luften e perhershme ps-pd. Rremuja para zgjedhore dhe pas zgjedhore. Rrevulucionet e partive kur jane ne opozite. Ky vend ka 30 vjet nuk gjen qetesi ..

                Lini një Përgjigje