Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.
Disa e quajnë lëvizje të lirë, të tjerë largim. Ka nga ata që flasin për braktisje, por ka dhe nga ata që e gjykojnë si një eksod biblik. Të gjitha këto janë sinonime të emigrimit, si plagë e hapur këtu e 33 vite më parë, e që nuk u mbyll asnjëherë në Shqipërinë tonë.
Shtëpitë në fshatrat e thellë janë rrënuar në masë tashmë. Shumë qytete janë zvogëluar, dhe jeta në to përfundon sapo bie muzgu, me ëndrrën për t’u zgjuar në Europë, Amerikë apo Australi, ëndërr që e kanë prekur dhe po e jetojnë njerëzit e tyre të afërm.
“Kjo përkthehet vetëm me një term. Shqipëria po bëhet një vend i pabanueshëm. Nuk banohet dot. Nuk është puna as te rrogat, as te qarkullimi në rrugë, as te aksidentet. Të gjitha bashkë, politika nuk po e gjen ilacin, sepse po e kthejnë nga dita në ditë në tokë të pabanueshme”, deklaroi sipërmarrësi Gjergji Gjika.
Numrin më të madh të banorëve që kanë jetuar brenda vendit që nga koha kur u themelua shtet, Shqipëria e ka regjistruar në vitin 1989, me 3,2 mln banorë. 20 vite më pas, 10% e njerëzve kishin ikur jashtë, pjesa më e madhe të hipur në anije e gomone të tejmbushura në kërkim të lirisë dhe mundësivë të privuara nga regjimi komunist.
“Pas viteve 90 pati një ikje masive të shqiptareve drejt një bote të panjohur dhe kjo gjë u evidentua në censusin e parë të bërë në 2001-shin, kur popullsia nga 4.1 milionë shkoi në 3.1 mln……Dhjetvjecari i dytë ishte më tepër bashkim familjesh, dhe kur u bë CENSUSI I vitit 2011, popullsia rezultoi 2.8 mln, pra një ikje me 300 mijë vetë në 10 vjet”, tha Ines Nurja, eksperte e statistikave.
Statistikat zyrtare për numrin e banorëve që jetojnë në vend, shtetet ia besojnë CENSUSIT, ose regjistrimit të popullsisë dhe banesave, i cili kryhet cdo 10 vite nga një ekip i madh njerëzish të certifikuar që trokasin derë më derë dhe pasqyrojnë të dhënat në regjistrin zyrtar të Insititutit të Statistikave.
Ky regjistrim, i cili duhet të mbyllej në vitin 2020, po vonon të kryhet, por, në mungesë të tij, tkurrja e popullsisë mund të lexohet kudo; në shkolla, në maternitete, në zyrat e gjendjes civile e në ndërmarrjet private që kërkojnë punëtorë.
“Të dhënat e EUROSTAT që janë me emër mbiemër, tregojnë që në vitet 2014-2022 janë 930 mijë vetë që kanë tentuar emigrimin.
Nuk e di se sa mund të jenë rikthyer se këtë e tregon CENSUSI, por tendenca në BE për tu larguar ka shkuar në 1 milionë, dhe këtu heqim Anglinë, Kanadanë e SHBA-të. Është një tendencë e frikshme, nëse shohim 70% e njerëzve janë të rinj”, tha Nurja
Ndërkohë eksperti i ekonomisë Klodian Muço deklaroi për Money. “Ne shikojmë që pas 32 vitesh ka një fluks të ri emigracioni. Në shikojmë që në vitet e fundit ka një kërkesë gjithmonë e në rritje të Shqiptarëve që duan të largohen. Statistikat na llogarisin në 10 vendet e para në botë për emigracionin e trurit.
Në 10 vendet e para në Europë për kërkesën e azilit politik. Ndër vendet e para, në Angli për kërkesën e të rinjve shqiptarë që përdorin gomone, si në vitet 90. Në thelb ka një fluks të ri emgirator që është më i lartë se vendet e luftës si Ukraina e Siria”.
keta qe jane te shqetsuar kaq shume per fshatin,te marin familjet e tyre e te shkojne ne fshat.sali krimineli permbysi soc per te levizur te lire e te jetojme atje ku eshte me mire
Shtet fallc,me hile e nisi dhe keshtu po e bitis
EKSOD BIBLIK qe e ka aresyen tek politika e poshter antishqiptare e RIVDEKJES ,korrupsioni masiv i Administrates Shteterore grykesia ,pangopesia ,masivizimi i drogave etl,etj. Nje vend te kthyer ne Perandori dhe prone e nje Psikopati arrogant qe ben si te doje me pronat e privatit dhe te shtetit ,ku njeriu vritet si te ishte nje pule. Me nje ekip qeveritar te sterperfolur. Me politikane qeveritare dhe ish ,super te pasur dhe ku askush nuk jep llogari apo te perballet me ligjin......e shume e shume te tjera......
Beni shtet dhe shikoni se si do jete ndryshimi.Shteti i se drejtes,kur te shkosh ne administrate te mos te rrjepin,kur te shkosh ne doktor te mos shesesh shtepine per njeriun e dashur,kur te blesh ushqimet te mos jene te skaduara dhe miza e myk,kur te furnizosh makinen te jesh i sigurte qe po e furnizon me karburant jo te manipuluar,kur te lesh shtepine me cels dhe shkon jashte shtetit ta gjesh re paprekur e jo pa dyer e dritare,kur iken per disa vite jashte shtetit pronen te ta ruaje shteti dhe jo ti me ushtri private,etj etj etj etj etj etj,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,.Ne kete moment ne shqiperi nuk e blen dot as edhe nje vazo lule se vjen tjetri dhe ta merr.......Kjo eshte shqiperia e sotme.Dhe kjo eshte ikje me lemeri nga atdheu ku ke lindur per mungese SHTETI!
Njerezit ikin cdo dite se Shqiperia sundohet dhe jo qeveriset nga injorante,mendjemedhenj,diktatore qe e urren popullin shqiptae si Edi Rama! Ky idiot ka mbi 10 vjet ne pushtet qe investon miliarda gjoja per turizmin,si menyra e vetme qe gjykon ky tru shkulur se do rritet mireqenia! Ne turizem punesohen vetem kuzhinjere dhe kamariere per 2-3 muaj ndersa mijra te diplomuar si inxhiniere etj nuk kane pune! Turizmi mbivleresohet sepse aty qeveria ben korrupsion dhe reklame vetes se gjoja punon! Vendin e zhvillon industria,investimet e huaja ne prodhimin,montimin,eksportimin etj te automobilave,pajisjeve elektronike etj! Vendin e zhvillon mbi te gjitha shfrytezimi me cikel te plote i te gjitha pasurive kolosale kombetare qe sot u jane dhene oligarkeve dhe cubave! Mjafton te permendim nje fakt: -Ne bote ka marre hov prodhimi i makinave elektrike,qe perdorin bateri kobalti me rreth 50 kg secila! Kongo mbulon 70%te eksportit boteror te kobaltit,ndersa dikur ne uzinen nr.12 ne Elbasan ne prodhonim kobalt nga hekur nikeli! Ne se do arrihej te prodhonim prap KOBALT shteti do arrinte te fitonte dhjetra here me shume valute se i gjithe turizmi vjetor ne vend! Por Rama e ka me te lehte dhe me te leverdiseshme te beje nje rruge turistike se sa te mendoje prodhimin e kobaltit,bakrit etj ne fitime te medha! Prandaj mburr turizmin ky halabak!*
Çka di piktori ç'është ekonomia? Ky merret vetëm me vizatimin e fluturave në zyrën e tij.