Jeta e shqiptarëve “shkurtohet” me 1.9 vite – Jemi ndër 5 vendet me rënien më lartë të jetëgjatësisë në Europë

16 Mars 2023, 21:40Sociale TEMA

Jeta e shqiptarëve “shkurtohet” me 1.9 vite – Jemi

“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, për vitin 2021, tregues i cili i referohet numrit mesatar të viteve që një i porsalindur pritet të jetojë bazuar në normat e vdekshmërisë aktua;e. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri ky tregues për vitin 2021 është 75.5 vite mesatarisht. Pra një i porsalindur në vitin 2021 pritet të jetojë rreth 75.5 vite, duke marrë parasysh normën e vdekshmërisë të të gjitha moshave përgjatë po këtij viti. Krahasuar me vitin 2020 jetëgjatësia e pritur në lindje për vendin tonë ka regjistruar rënie, nga 77.4 vite përgjatë 2020-ës në 75.5 vite.

Treguesi i jetëgjatësisë së pritur në lindje ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Kështu shifrat tregojnë se, krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria regjistron ndër nivelet më të ulta të jetëgjatësisë. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2021 është 80.1 vite, ndërkohë vendet me jetëgjatësinë më të gjatë të pritur në lindje janë Lihtenshtejni me 84.4 vite, Zvicra dhe Spanja me 83.9 vite dhe 83.3 vite. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet më mirë, ndërkohë që më keq në treguesin e jetëgjatësisë është Serbia, me 72.8 vite, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 73.2 vite dhe Mali i Zi me 73.8 vite. Bullgaria dhe Rumania janë dy vendet të cilat regjistrojnë treguesin më të ulët të jetëgjatësisë në lindje me 71.4 vite dhe 72.8 vite.

“Scan Intel”, bazuar në të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave”, ka analizuar gjithashtu ndryshimin e jetëgjatësisë nga viti 2020 në vitin 2021, në vendet e Europës. Sipas shifrave të paraqitura dhe në grafik, Shqipëria renditet mes vendeve të cilat kanë pësuar rënien më të lartë të jetëgjatësisë së pritur në lindje për vitin 2021, me 1.9 vite. Pozicionohemi mes pesë vendeve me rënien më të lartë, ku përveç Shqipërisë një rënie të ndjeshme regjistrojnë edhe Letonia, Sllovakia, Bullgaria dhe Mali i Zi. Rrjedhimisht, mund të themi se norma e vdekshmërisë për vendin tonë dhe ndikimi i pandemisë kanë lënë shenja më të dukshme se në vendet e tjera.

Nga ana tjetër, Lihtenshtejni është vendi i cili ka pësuar rritjen më të lartë të jetëgjatësisë në lindje, me 2.6 vite. Vendi i dytë me rritjen më të lartë të jetëgjasisë në lindje është Belgjika, ndjekur nga Spanja, me 0.9 vite. Krahasuar me vitin 2020, treguesi i jetëgjatësisë në të gjitha vendet e Bashkimit Europian shihet të ketë rënë me 0.3 vite.

Nëse do t’i analizonim sipas gjinisë, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ka rënë si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Meshkujt në Shqipëri pritet të jetojnë 73.5 vite, ndërkohë që ky tregues në vitin 2020 ishte 75.2 vite. Femrat pritet të jetojnë 77.7 vite, nga 79.6 vite në 2020-ën.

Xhorxhina Deda

5 Komente

  1. M
    Mos ndodhte se i fiku keta Spiunet..

    Popull qe meritojme gjithcka... Shuarja do ishte Opsioni me i paster edhe pse nuk ndodhe dhe nuk ka per te ndodhur.. Vetem Spiunat me ne krye Penecilinen Sali dhe Florririn e Kerrabes Ilir dhe me rradhe te tjeret ..Petrit Vasili ,Nard Noka etj e etj ...dhe Lulushka se dhe ky mos te shuhet....plehrat..e 32 vjecarit ...

    1. R
      Rtv

      He m se eshte rrit rroga minimale skgj te pakten jemi puntor.

      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Jeten e shqiptareve po e shkurtoni ju moj baxhelle qe flet ne hatlla ,ne cfar dokumenti bazohesh ?a po ta kane dhene ata qe i bene gropen shqiperise .

        1. G
          Grushti

          Thuajani mikut tuaj Vër Tapa, kryeministër i Sektit të Rilindjes se siguria ushqimore është për faqe të zezë. Edhe me jetëshkurtër do të jenë shqiptarët përderisa hanë bukën me grurin e Serbisë së Baton Haxhiut i cili po na sjell edhe një "gjeni" nga Prishtina se na kanë mbaruar ekspertë në këtu brenda vedit për kryetare të SHISH. Se gjoja ky sharlatani i gjatë na paska të fortë ndjenjën kombetare këto nuk i ha njeri, po nejse do të vij dita kur këta karagjoze do të japin llogari para shqiptarëve.

          1. K
            Kometa

            Thuajani mikut tuaj Vër Tapa, kryeministër i Sektit të Rilindjes se siguria ushqimore është për faqe të zezë. Edhe me jetëshkurtër do të jenë shqiptarët përderisa hanë bukën me grurin e Serbisë së Baton Haxhiut i cili po na sjell edhe një "gjeni" nga Prishtina se na kanë mbaruar ekspertë në këtu brenda vedit për kryetare të SHISH. Se gjoja ky sharlatani i gjatë na paska të fortë ndjenjën kombetare këto nuk i ha njeri, po nejse do të vij dita kur këta karagjoze do të japin llogari para shqiptarëve.

            Lini një Përgjigje