Arrestimi i 25-vjeçares në Shkodër 8 ditë pas kishte lindur fëmijë e saj ka sjellë debat në seancën e kuvendit të enjten.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e cilësoi ngjarjes shumë të rëndë dhe në shkelje të hapur të kodit penal.
“Kërkoj të jemi të gjithë bashkë të shtojmë në rendin e ditës një kohë për një debat lidhur me një ngjarje të rëndë për burgosjen e një nënë dhe ndarje në mënyrë të dhunshme nga foshnja 7 ditëshe. Është ngjarje e rëndë, si mund të thyhet kaq rëndë kodi penal që nuk lejon burgosjen një nënë që ka një fëmijë nën 1 vjeç.
Këtu para disa ditësh u festua 8 marsi ku nuk ngeli qeveritar duke bërë statuse ndoshta edhe me fotot të rreme për like, por sot nuk ka asnjë reagim. Seanca sot duhet të fillonte me një reagim. Sot krimi është rrugëve, ndërsa arrestimi i saj është në shkelje të plotë të kodit penal”, tha Çupi.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka e cila u shpreh se ky është një shqetësim që nuk mund të lihet pa u diskutuar por pa e politizuar.
“Bashkohemi me shqetësimin që një nënë lehonë është e burgosur duhet të bëjmë gjithçka na takon si kuvend. Dua t’i bëj thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë shqyrtimin e çështjes në fjalë dhe të kenë kujdes në çështje të tilla”, tha Bushka.
Kerma …
Keto jane gjera te turpshme qe ndodhin vetem ne kete vend me keta gjyqtare monstra
Ky eshte sistemi ligjore ne Shqiperi qe trimerohet me njeresit e pambrojtur dhe te pafuqishem. "bravo" o hale gjyqtare!!!!!!....