Aktori shqiptar rrëfen vështirësitë me shëndetin mendor: Shkova te "Pesa", nuk më interesonte çfarë mendonin njerëzit

16 Mars 2023, 09:23Sociale TEMA

 

Aktori shqiptar rrëfen vështirësitë me shëndetin

Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer eksperiencën e vështirë që ka kaluar me problemet e shëndetit mendor, si u diagnostifikua dhe si vendosi të kurohej.

Bogdo tha se kishte pasur vështirësi në diagnostifikimin e duhur, pasi mjekët dyshonin se mund të kishte probleme të zemrës, për shkak të rrahjeve të larta.

Ai më pas tregoi se si sulmi i panikut u bë aq i papërballueshëm sa që disa herë kishte braktisur skenën e “Apartamentit 2XL”.

Bogdo tha në emisionin “Opinion” se vendosi të vizitohej te një psikiatër, pa marrë parasysh fare se çfarë mund të flisnin njerëzit.

“Kisha atak paniku, në gjendje aq të keqe sa që dias herë kam ikur nga shfaqja “Apartamenti 2XL”. Shkoja në spital dhe më vizitonin për probleme me zemrën, gjendrën tiroide, i kisha të rrahurat 120.

Një ditë isha aq keq dhe shkova te psikologia, më dha disa ilaçe me bazë bimore, më bëri më keq. Kur do dilja në shfaqje, më thirrën emrin Albano Bogdo.

Në vend të dilja në skenë, ika shkova në spital. Ma gjeti një farmaciste, më tha ti ke panick atack si djali im, me dha një kokër benzodiazepinë që fjeta i qetë se kisha tre ditë pa gjumë.

Më dha numrin e një psikiatri. Në nesërmen shkova menjëherë, as nuk e kisha problem fare se çfarë do thoshin njerëzit. 

Më dha disa ilaçe, kisha atak paniku, depresion dhe BPD. Për tre muaj isha i qetë, tashmë më rikthehet ndonjëherë por kështu ndodh”, u shpreh Bogdo.

Aktori u shpreh se pa ndryshuar dietën, sasinë e ushqimit dhe në mënyrë të pashpjegueshme, humbi shumë kilogramë brenda 3 muajve.

Albano Bogdo: Unë kam gjithë këto vite që marr ilaçe për depresionin. Para dy vjetësh, pa asnjë lloj arsye, pa e ndryshuar aspak dietën, sasinë.

Blendi Fevziu: As mjekimin?

Albano Bogdo: As mjekimin. Sinqerisht, e kam pasur kofshën sa ka dorën zonja. U bëra 69 kilogramë, 1 e 86 i gjatë. Pa asnjë lloj arsye për tre muaj. Analizat dilnin të gjitha shkëlqyer. Haja njësoj, pija njësoj…

Blendi Fevziu: Dhe vetëm dobësoheshe ë?

Albano Bogdo: Dhe pastaj papritur, filloja merrja veten pa asnjë lloj arsye. Pa e shtuar ushqimin, pa ndryshuar asgjë.

16 Komente

  1. D
    Dauti

    Qe ke nje damar budallai, e ke ti.

    1. K
      Ka nje drite ne fund te tunelit - Mos u dorezoni

      Shikoj qe ka shume reagime te komentuesve ketu pa asnje lloj simpatie per nje person qe eshte prekur nga depresioni dhe sulmi i panikut. Ju them vetem nje gje, mos ju rente fati i keq qe te prekeni nga depresioni apo sulmi i panikut. Se nese ju prek nuk do ti thoshit keto fjale te renda. Depresioni nuk eshte i pasherueshem, dhe nuk eshte semundje. Sigurisht njerezit mendojne qe ky ka ikur nga mende e kokes. Nuk eshte e vertete, eshte nje gjendje e sherueshme dhe e perkoheshme. Zhvillohet kur ne jete te ndodh nje stres i madh, i jashtezakonshem dhe nje dite nuk te ze me gjumi, fare, fare. Pagjumesia vazhdon cdo nate apo dite, humbet fokusimin, vuan perbrenda, rryma elektrike kalojne ne kembet apo duart. Ndjehesh i humbur dhe humbet deshiren per jete. Te zhvillohen frikera te ndryshme. Nuk mund te hysh dot ne nje dyqan apo te fluturosh me avion, apo te shkosh ne nje mbledhje me njerez apo miq. Jeta duket nje perseritshmeri e kote. Mendon ti japesh fund jetes. Mjekesia per fat te keq te jep mjekime qe te bejne me keq. Ne fakt duhet te mbledhesh forcat dhe te dalesh nga kjo gjendje me kembengulje. Duhen ndryshuar ushqimet qe ha, perdor vetem ushqime bio. Merr probiotike, vetem nga ato qe jane aprovuar nga mjeke (shkruan ne shishet e probiotikeve). Ka nje lidhje te forte midis bakterieve ne aparatin gastrointestinal dhe trurit; quhet aksi zorre-tru. Bakteriet leshojne lende kimike qe te ndikojne ne tru dhe ne mendje. Eshte shume e rendesishme qe te kesh nje partner/partnere shume mbeshtetese qe te jape optimizem. Udheto diku qe nuk ke qene asnjehere, diku ne nje rezort te bukur me det ose oqen, diku larg. Rri nje muaj atje, ha ushqim te ndryshem. Bej ushtrime, meditim, not, ecje pa fund ne natyre, prane detit ose ne nje pyll aty afer. Do te shikosh qe gjendja do te permiresohet. Ka nje drite ne fund te tunelit. Per ata qe jane ne nje gjendje depresive ju them qe mos humbisni shpresat, do te dilni nga gjendja qe ju ka kapur. Vetem me optimizem, shprese, dhe kembengulje. JO ILACE! Ilacet jane bere qe te shkaterrojne perfundimisht. Me vjen keq per Albanon, por ilacet nuk jane sherimi. Ilacet te mbajne te lidhur pas semundjes dhe mund te shkaterrojne edhe hormonet seksuale (testosteronin), dhe humbet virilitetin si mashkull. Mos e beni! Mjeket nuk mund te te ndihmojne, sepse shkenca nuk e njeh kete gjendje mire dhe mjekimi eshte rrembyer nga korporatat e medha qe kerkojne te perfitojne para nga njerez te tille pa ju zgjudhur problemin. Po ashtu, mendo qe nuk je vetem. Me qindra miliona njerez ne bote po kalojne neper te njejten gjendje si ju. Mos u dorezo tek ilacet dhe mos humb shpresen per jeten. Do tia dalesh! Sherim te shpejte te gjitheve!

    2. p
      per Badallain e vetedeklaruar

      Budallenjte i duhen ketij vendi.

      1. L
        Likja

        Ti kujtoje se ata qe te rrethonnin nuk e dini qe ty te mungonin derrasat e dyshemese,,,

        1. P
          Psikiatri

          Po ç'ne te 5-sa ti o Albano ?Ti je per tek 17 -ta! Dhe arsyejan se perse nuk bie shume ne sy eshte qe ka shume koqe si puna jote qe te rrethojne ku njeri eshte me budalle se tjetri.

          1. X
            Xha Qaniu

            Ore qe je loqe e di gjithe dynjaja,por problemi eshte se Fevziu eshte me loqe nga ti e fiton para me thase….!

            1. E
              Enio

              Edhe une kam pasur atak paniku shoqeruar me takikardi. Nuk shkova te mjeku por e kalova vete. Me mire do te kishte qene te kisha shkuar. Ndoshta do e kaloja me lehte. Mos u tallni me te tilla probleme sepse mund ti preke te gjithe.

              1. A
                Aron

                Ky arrestim i kesaj nene lehone eshte bere qellimisht dhe pikerisht ne Shkoder per ta perdorur politikisht nga keta te opozites se mbaruar. Dihet qe "drejtesia" eshte e kapur akoma nga Saliu dhe Meta e aq me teper ne vende si Shkodra. Nqs qeveria apo maxhoranca nuk thote gje, opozita do te thote-shiko, jane pa shpirt", nqs maxhoranca thote perseri-'lirojeni', opozita do te thote-shiko, kane force tek drejtesia". Jini pak me te kapshem.

                1. B
                  Blink

                  Ke ngaterruar adrese o kari. Te del shpesh Saliu ne enderr?

                  1. T
                    Tanguli

                    Nga frika e ke o palle kari Aron,gjithsesi mos u merzit se do ta hajde edhe ti ate te darkes…????????

                  2. O
                    Opinion

                    Po cjane keto komente more njerez?Mund te ironizoni por jo te ofendoni.Fundja merite tij eshte aty ku ka arritur kjo kohe ka ardhur jo te gjithe njerzit e zote dhe te afte cajne.Sot interesi eshte primar nuk ta vare as vellai kur cenohet pasuria.Ne kete rast eshte i sinqerte kujdo mund ti ndodh ti loze fiqiri mbas 90 shumica e shqiptareve jane depresion nga keqqeverisja dhe kequshqyerja bolleku nuk eshte mireqenie per ne qe kemi spekulante hajdute dhe matrapaze me shumice.Ku dime ne cfare na serviret prandaj ja shtuar semundjet sidomos ato te shendetit mendor.

                    1. V
                      VISI

                      KY BAJGA RROT KARI KA LINDUR

                      1. E
                        Emigranti

                        Shqiptaret populli me rracist e diskriminues qe egziston ne toke!! Nje pis popull....qe me pafytyresine me te madhe......mezi pret te hyje ne BE!!!! Ky popull shtaze, e nje cope muti nuk e di qe shendeti eshte nje e DREJTE, dhe si ky si Saliu si Rama si i nderuari Kadare kete te drejte e kane njesoj. Shqiptaret populli me i piset e me i zi e djallezor qe ka njohur bota!! Kur pastaj semuren vet.....a ndonje familjar.......zhgarravina si gjynafqare rrugeve te evropes per shpetim, kurse ketu bejne gare kush ta shaje i pari kete te gjore me kete semundje te pasherueshme por qe vetem mbahet nen kontroll me medikamente. Nuk ka fjale tjeter per ju, o copa mishi me dy sy,.......gjithe bota do tiu pergjigjej " ....e provovshi pra" Rrac e ndyre.......dhe i Madhi Zot ju ka denuar duke e bere shqiperine varrin tuaj. Ptyyyyy

                        1. ?
                          ????

                          E kishe mendjen tek takimi me salehun e çfare do ti thoshte sateme prandaj....na çate dylberin me keta bajga gjoja aktore.

                          1. P
                            Prodesori kur e nxorri.

                            Albano ti e di se e ke nga crack cocaine kete problem, besoj se edhe mjeket ta kane thene. Uroj te mos e djegesh me dhe te sherohesh sa me shpejt. BPD nuk eshte kollaj per ta menaxhuar pa mjekime. Ec ne natyre sa me shume qebte mundesh. Je aktor i perkryer, cdo rol te shkon. Urime.

                            1. E
                              Era

                              Aktori Albano Bogdo,është rrëfyer për të mënçurit jo për budallenjtë. Fatkeqsisht komentet tregojn që po mbizotrojnë budallenjtë. Alban paç sa më shumë duartrokitje për humorin që bën,suksese.

                              Lini një Përgjigje