Vjosa shpallet Park Kombëtar

13 Mars 2023, 14:50Sociale TEMA

Vjosa shpallet Park Kombëtar

Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në komunikimin me gazetarët për vendimet e qeverisë ditën e sotme.

“Kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë me e lartë nga ajo që kishte një vit më parë thjesht Park Natyror,” u shpreh Kumbaro.

Ministrja bëri po ashtu të ditur se sipërfaqja e mbrojtur është shtrirë tashmë në mbi 12,727 ha, e gjithë sipërfaqja ujore dhe bregore e lumit bashkë me sipërfaqe të tjera tokësore.

“Bashkë me 3 degë të tjera të Lumit Vjosë, më konkretisht lumi Drino, lumi Bënç dhe Shushica bëjnë atë që quhet sot Parku i parë në Europë i një lumi të egër. Një punë shumë e gjatë që kurorëzohet sot me këtë akt ligjor. Është faza e parë e kësaj pune…”

Po ashtu, ministrja bëri të ditur se sot është shpallur monument natyre Tulipani Shqiptar. Bëhet fjalë për një lëndinë të caktuar në bashkinë Kukës në të cilën gjenden kushtet e favorshme për rritjen e këtij tulipani.


“Janë 35 ha në Njësisë Administrative Surroj, Kukës. Kjo specie e veçantë është edhe në listën e kuqë ndërkombëtare, në speciet e rrezikuara. Rritet vetëm në Shqipëri dhe vetëm në atë zonë të Shqipërisë.”

3 Komente

  1. a
    aaaaaa

    Eshte interesant qe Serbia luftoje indirekt me institucione nderkombetare dhe me organizma te tjera jo qeveritare qe kjo zone te shpallej park kombetar.Serbeve nuk ju intereson ndertimi e HEC -eve ne Shqiperi,mbasi duan te mbajne monopolin e energjise elektrike ne Ballkan.Projektet per dy HEC ne Vjose ishin nga me te studiuarat dhe moderne,qe pervec sigurimit te energjise ne vend do krijonte edhe dy liqene te kaltra panoramike me bypasse per qarkullimin e flores ujore,ruajtjes se natyres dhe ambientit si dhe kthimin e krejt lugines se Vjoses ne atraksion turistik,ndertimit te hoteleve me plazhe te vogla,zhvillimit te peshkimit,qarkullimit me anije te vogla turistike dhe sportive,etj.dhe mbi te gjitha kthimin ne nje agroturizem ku nje pjese e madhe e banoreve mund te ktheheshin nga emigracioni dhe ti perkushtoheshin bisnesit te tyre privat.Ndoshta dele me mire,por projektet ishin fantasitke.

    1. b
      bbbbbb

      me mire qe nuk u bene. fiks marredhenje te tjera klienteliste do i duheshin ketij vendi.

    2. Q
      Qytetari tironc

      Bravo per Vjosen Park Kombetar bravooo; sa me shume parqe e zona te mbrojtura te kemi; harmonizimi i bukurive natyrore me investimet turistike ne to do sjelle vetem zhvillim!

      Lini një Përgjigje