Rikthehet Covid? 11 raste të reja me koronavirus, pesë pacientë në spital

12 Mars 2023, 17:11Sociale TEMA

Rikthehet Covid? 11 raste të reja me koronavirus, pesë pacientë

11 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

5 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Durrës dhe një në Tropojë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 176 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,886 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 244

Testime totale 2,043,965
Raste pozitive 333,662
Raste të shëruara 329,886
Raste Aktive 176
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 148
Fier 9
Vlorë 6
Shkodër. 3
Durrës. 3
Gjirokastër. 2
Kukës. 2
Elbasan. 1
Berat. 1
Lezhë. 1

Lini një Përgjigje