Venitja e mësuesve të rusishtes, gjuhës që nuk kërkohet më

11 Mars 2023, 16:30Sociale TEMA

Venitja e mësuesve të rusishtes, gjuhës që nuk kërkohet

Liljana Zoga ish mësuese e rusishtes gëzohet kur rrugëve të Vlorës ndeshet me ukrainas me të cilët merret vesh.

Gjuha që ajo u ka mësuar nxënësve gjithë jetën sot nuk kërkohet më. Realitetet gjeopolitike kanë ndryshuar dhe rusishtja që ka dhënë me aq mjeshtëri  është një gjuha që sot I përket agresorit.

“Më vjen keq për situatën dhe për luftën. Më pëlqen Zelensky, mundohet të çlirojë Ukrainën nga Putini. Nuk ka asnjë kërkesë nga të rinjtë për të mësuar rusishten. Mësuesit nuk e bëjnë punën me pasion e duhet të japin më shumë për nxënësit”- tha Liljana Zoga, ish-mësuese e rusishtes.

84-vjeçarja flet me pasion për gjuhët e huaja, që duhen mësuar sepse janë dritare për të parë botën

1 Komente

  1. a
    aaaaaa

    Me vjen keq qe mbas 10 viteve te mesimit te gjuhes ruse ne shkolle sot une nuk mbaje mend pothuajse asnjegje.Presioni ne vitet 70-80 qe na bente kultura perendimore me italishten,anglishten,frengjishten,beri te mundur ta nenvleftesonim dhe injoronim rusishten.Pamvarsisht realitetit politik te sotem,,vetem duke marr ne konsiderat qe Rusia i ka dhene vlera te jashtzakonshme njerzimit me kollose ne letersin(nje nga me te mirat ne bote),artin,muziken klasike ,shkence,etj mendoj qe kjo gjuhe ka shume vlera.Ndjesia e leximit ne origjinal i klasikeve te letersise ruse eshte krejt ndryshe nga perkthimet dhe sic me thoshte nje kushuri i babes qe ka studiuar ne Moske leximi i tyre ne origjinal te linte pa fryme dhe te ndryshonte komplet personalitetin.

    Lini një Përgjigje