Në dy kopshte publike të Vlorës fëmijëve i është dhënë një pyetësor brenda të cilit qëndron edhe një pyetje mbi vdekjen dhe vetëvrasjen, edhe pse formulimi i pyetjes dhe alternativave për përgjigje nuk ka as linjë logjike.
Pyetja e çuditshme është: Mendon se do ishe më mirë i vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?
Alternativat për tu përgjigjur janë: Fare, disa ditë, më shumë se gjysmën e kohës, pothuaj çdo ditë.
Pyetësori i është dhënë prindërve në mënyrë që të plotësohet prej tyre në shtëpi. Megjithatë ata kanë shqetësim se mund të jenë pyetur edhe fëmijët në kopsht, pavarësisht se edukatoret e mohojnë.
Këta pyetësorë janë formuluar nga Infermieria te Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, si pjesë e një projekti, që pas bërjes mediatike të përmbajtjes së papërshtatshme, formulari është bllokuar në të gjitha kopshtet.
Nji shoqeri e hapur Presuar nga shume Idiot . Sa me e hapur nji shoqeri , aq me shum i penetrohet ne Thellesi ! Per kte Qeverri Shteti konsiston ne Parlament -Medie dhe Video t e Te gjatit ,nderkohe se cfar ndodh me shkollat kopeshtet apo ne pergjithsi jeten ne kte Shoqeri , nji dreq e di ! Kudo shkel ,perballesh me nji Papergjegjesi ,me nji injoranc te pashembullt , ku gjithcka hecen nen motton ; secili per vete Zoti per te gjith ! Ju dhjefsha Shtetin e Fake institucionet ku gjithcka eshte Formale .Nji shoqeri e ndertuar me Shabllone Fallso
E keni idene se cnivel profesoresh mund te japin mesim ne Vlore? Kur ne Tirane e mezi gjen....ndonje idiot e ka kopjuar e perkthyer mot a mo....keshtu veprojne sa per te kaluar lumin dhe ne ministrira jo me ....
University "kemol Ismael"...!??? Perfundimi: turkish gjullurdi....