Sa investon Shqipëria në kërkimin shkencor? – 756 herë më pak se mesatarja e BE-së, me vetëm 16 milionë euro në vit

14 Mars 2023, 21:10Sociale TEMA

Sa investon Shqipëria në kërkimin shkencor? – 756 herë

Ministria e Arsimit ka publikuar draft strategjinë kombëtare për kërkimin shkencor, teknologjinë dhe inovacionin për vitet 2023-2030. Kjo strategji është hartuar si një dokument politikash afatmesëm e shtrirë në 8 vite duke qënë në këtë mënyrë në përputhje edhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim si dhe me strategjinë e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Duke marrë në konsideratë zhvillimet e deritanishëm, vizioni i strategjisë synon që Shqipëria deri në vitin 2030, do të sigurojë kërkim shkencor cilësor për një zhvillim socio-ekonomik të qëndrueshëm gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane, bazuar në njohuritë e reja shkencore dhe risitë në teknologji dhe inovacion.

Për të siguruar arritjen e objektivave specifikë, strategjia është shoqëruar me “Planin e Veprimit” që mbulon të njëjtën periudhë, si edhe parashikon buxhetin e nevojshëm për realizimin e masave të parashikuara për çdo objektiv dhe qëllim politike.

Kosto totale e strategjisë për të tetë vitet është 27,561,290,784 lekë (275 mld lekë) ose rreth 240 milionë euro me një hendek financiar prej 4.3%. Konkretisht për vitin 2023 janë planifikuar 1,830,464,342 lekë (1.8 miliardë lekë) ose rreth 15.9 milionë euro. E thënë ndryshe në vendin tonë në një vit për “kërkim shkencor, teknologjinë dhe inovacionin” janë alokuar (do të shpenzohen) rreth 1.8 miliardë lekë. Në vija të përgjithshme është e vështirë të gjykojmë këtë vlerë por për të krijuar një ide më të qartë mbi rëndësinë që vendi ynë i kushton këtij sektori do të shohim sa shpenzojnë vende të tjera të Europës.

Për të sjellë një panoramë krahasimore, do t’ju referohemi të dhënave të Eurostat mbi shpenzimet qeveritare të disave nga shtetet europiane për vitin 2021 për sektorin e “kërkimit dhe zhvillimit”. Të dhënat na tregojnë që totali i vendeve të Bashkimit Europian është në vlerën e 328.48 miliardë eurove, dhe mesatarja pranë 12.1 miliardë eurove. E thënë ndryshe shpenzimet e planifikuara të Shqipërisë janë sa 0.13% e shpenzimeve që bëjnë vendet e Bashkimit Europian brenda një viti, ose 756 herë më pak. Vendi që rezulton me shpenzimet më të larta për “kërkim dhe zhvillim” është Gjermania me rreth 112.85 miliardë euro, ndiqet nga Franca me 55 miliardë euro dhe Italia me 26.51 miliardë euro.

Ndërkohë në fund të kësaj renditje qëndron Malta me vetëm 94.99 milionë euro, por 6-fish më shumë se shpenzimet që alokon Shqipëria për sektorin e “kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit”. Në vendin e parafundit gjendet Qipro me 208 milionë euro, ndërkohë që Letonia shpenzon 232 milionë euro, ndërsa Serbia 530 milionë lekë ose 35-fish më shumë se Shqipëria.(Ilda Methasani)

5 Komente

  1. I
    Iliria

    Shkenca pune pa bereqet per shqiptaret.....politika , korrupsioni dhe droga jane ato qe i kthen nga pabuksa ne sheike parazitet dhe llumin . Pa me thoni nje shkencetar qe ja kalon ne pasuri llumit shqiptar....... vetem nje me thoni .

    1. A
      Arzt

      Edhe keto shume jane. Para te vjedhura pak a shume se nuk eshte se prodhojme ndonje shkence ne

      1. g
        ganiu

        Këto janë para që jepen për nëpunësit si rroga, dhe jo për kërkime shkencore. Nëse e ke parasysh tërë ata pseudonimet "Eli", "Albi" që lavdërojnë Ramën?! Ata janë "shkenctarët" që përfitojnë këto para.

      2. A
        Arben

        Nuk kane nevoje per shkence Shqiptaret se kane Big Brother and Perputhen! U dhjevfsha me shtetin she sistemin e kalbur qe keni krijuar ne Shqiperi ku me shume hapesire ne media kane kurvat dhe gangsterat sesa shkencetaret apo ata qe punojne me pune te ndershme. Uroj qe zoti te dergoj ne hell te gjithe te korruptuarit Shqiptare pa dallim feje, krahine, dhe bindje politike.

        1. d
          dr Allamudhi

          Kerkum shkencor ??? Ne shqiperi ???? hahahahahahaahahaaaaa

          Lini një Përgjigje