Diana Bahçja që ka tronditur opinionin, u denoncua për braktisje të fëmijës nga ish-vjehrri dhe ish-vjehrra

16 Mars 2023, 11:35Sociale TEMA

Diana Bahçja që ka tronditur opinionin, u denoncua për

Anton Kosteri, avokati i 25-vjeçares Diana Bahçja e cila u arrestua vetëm disa ditë pasi lindi fëmijën tha në një intervistë se ajo ishte denoncuar për braktisje të fëmijës së parë nga ish-vjehrrit.

Ai tregoi se pas nisjes së procedurave nga Gjykata e Tiranës, të gjitha njoftimet janë dërguar në shtëpinë e ish-burrit, ndaj 25-vjeçarja nuk ka pasur asnjë dijeni për gjobën ndaj saj që më tej u konvertua në burg.

“Diana ka qenë e martuar në një fshat të Matit, ku lindi një vajzë. Bashkëshorti ishte në emigrim. 

Kur fëmija ishte 8 muajsh, si pasojë e dhunës, është larguar nga banesa dhe më pas vjehrri dhe vjehrra e kanë denoncuar për braktisje të fëmijës. 

Duke qenë se viktima ishte një i mitur, çështja i ka kaluar Gjykatës së Tiranës që kishte seksionin për të mitur. 

Gjykata e Tiranës ka pezulluar për 1 vit gjykimin dhe më pas e ka rifilluar. Asnjë njoftim nuk i ka shkuar në shtëpi Dianës, pasi njoftimet janë çuar në shtëpinë  e ish-bashkëshorti, përfshi gjobën. 

Nuk është informuar asnjëherë për dënimin”, tha avokati.

3 Komente

  1. Pse nuk jepni emrat e gjyqtareve po thoni vetem emrin e viktimes? Edhe ju gazetare jeni monstra me vete qe mbani gjithmone krahun e me te forteve, felliqesira

    1. P
      Pamela tjeter

      Nuk e thone emrin se eshte nga te promovuarit e Pameles.

      1. E
        Era

        Nëna nuk e braktis fëmijën,edukohuni o njerëz e mos u shumoni si minjtë,nuk është jetë kjo, lind fëmijë sa me një e me një tjetër.

        Lini një Përgjigje