
Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë që nga 20-21 qershori do të vijojë deri ditën e premte, me temperatura që shkojnë deri në 41 gradë.
Meteorologia e Meteoalb, Tanja Porja tha për Euronews Albania se sot dita pritet të jetë shumë e nxehtë edhe për shkak të lagështirës në ajër.
Temperaturat ekstreme pritet të zgjasin deri në premten, kur priten rënie drastike të temperaturave, deri në 10 gradë celsius.
Lini një Përgjigje