Dyfishohet çmimi patentave? Reagon Blendi Gonxhe: Ja si qëndron e vërteta

17 Shkurt 2023, 10:34Sociale TEMA

Dyfishohet çmimi patentave? Reagon Blendi Gonxhe: Ja si qëndron e

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe ka reaguar pas një lajmi se çmimi i patentës do të rritej në 85 mijë lekë të reja.

Përmes një postimi në rrjetin social, Gonxhe shprehet se nuk do të ketë as rritje dhe as dyfishim të kostos, por do rritet siguria e mësimdhënies.

Gonxhe thekson se përmes akteve të reja ligjore, do t’i jepet fund informalitetit dhe evazionit fiskal.

“As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!

Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit!

Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!

Fiton Siguria Rrugore! Rriten standardet e mësimdhënies në Autoshkolla! Merr dinjitet dhe vlerë aktiviteti dhe misioni i Autoshkollave!”, shkruan Gonxhe në rrjetet sociale.

Gonxhe vë në dukje më tej se kurset gjysmake dhe punësimi në të zezë dhe në mënyrë fiktive është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

“DPSHTRR zbaton aktet ligjore në fuqi që përcaktojnë programin e detyrueshëm zyrtar të përgatitjes në Autoshkolla, kryerjen e plotë dhe transparent të tij!

Siguria Rrugore kërkon Autoshkollim serioz, proces kritik që nuk mund të garantohet pa kushtet logjistike, kapacitetet teknike e didaktike që përkthehen në kosto të domosdoshme! Kurset gjysmake, shkollimi i munguar, kontratat fiktive, punësimi në të zezë ose fiktiv, regjistrat fiktivë të pjesëmarrjes në orët mësimore, janë parathënia e aksidenteve dhe fataliteteve rrugore, kostove sociale e ekonomike që tejkalojnë sektorin e Autoshkollave duke cënuar tërë shoqërinë, sigurinë publike dhe aspiratat integruese!

Marrëveshja DPSHTRR- DPT - Shoqatat e Autoshkollave është investimi më i fortë për cilësi Autoshkollimi, mbrojtje konsumatori e Siguri Rrugore!”, përfundoi Gonxhe.

13 Komente

  1. Q
    Qytetar

    I nderuar zoti Blendi! Faleminderit qe po na rriani standartet! Xhanem kjo qeveri dhe ju si drejtues keto 10 vite i keni cuar standartet aq lart sa ne nuk dime si t ja u shperblejme! Tani kam nje pyetje konkrete. Tarifa per marrjen e patentes ishte 45 mije lek te reja, sa behet ne vijim? Thoni shifren, se qe u rriten standartet e morem vesh. E provojme cdo dite ne cdo dimension te jetes ketu

    Përgjigjjuni
    1. U
      Undefined

      “As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!"...........undefined

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sefer Daja

      Tani u kujtove ti që ka korrupsion aty??? Po ke kaq vite në atë pozicion! Merr nisma më konkrete! A nuk mendon se ka ardhur koha që në shkolla ( arsimi mesëm)të futet dhe ora e trajnimit për mësimin e makinës?( orë teorie dhe praktike) Mund të shfrytëzohen ditët e shtuna ose pas programit mësimor në ditët e javës! Prrallat me çrrënjosje korrupsioni, me sekserë e informalitet jan bërë qesharake!

      Përgjigjjuni
      1. i
        inxhinjeri

        Sefer Daja-kjo qe thoni eshte nje ide fantastike. Ajo qe institucionet tona qeveritare duhet te bejne eshte qe te terheqin ide nga publiku. Kjo ideja juaj eshte shume e drejte dhe do krijoje edhe mundesine qe te rinjte te mesohen me makinen ne moshe te re. Kjo ka qene edhe eksperienca ime personale, qe e kam mesuar makinen qe femije ne kohen e komunizmit, kur gjyshi, nje shofer i vjeter me ulte ne preherin e tij dhe me lejonte te drejtoja timonin e kamjonit te tij Zis. Me vone, kur u rrita, ai ulej ne sediljen e pasagjerit dhe me lejonte qe te ngisja kamjonin i pamvarur. Perpos kesaj, nje tjeter ndryshim qe duhet bere eshte qe cdo kursant nuk duhet te hyje ne testin e dhenies se makines nese nuk ka nje certifikate nga autoshkolla. Nga ana tjeter, autoshkollat duhet te behen pergjegjese per ngeljen e kursanteve te tyre. Kjo mund te arrihet duke kushtezuar rinovimin vjetor te licenses se tyre ne baze te performances se studenteve te cdo autoshkolle. P.sh. nese vendoset nje kufi per kalimin e testit te kursanteve te nje autoshkolle te caktuar, le te themi 98%, nese kursantet e kesaj autoshkolle ne fund te vitit kalojne me pak se ky kufi, p.sh. 95%, atehere autoshkolles vitin e pare i vendoset nje gjobe dhe ne se keto rezultate te dobeta perseriten, i hiqet licensa e autoshkolles. Ne kete menyre cdo pronar i autoshkolles do e shtroje kurrizin ne pune dhe do pregatise kursante te afte, qe duke ardhur nga shkolla e mesme gjysem te pregatitur, do jene ne gjendje qe te mesojne makinen dhe te behen shofere te mire.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sefer Daja

          Flm"Inxhinieri" Por kto nuk duan idetë tona! Këto duan paratë tona!

          Përgjigjjuni
      2. Z
        Zak

        Nuk do te arrish ate qe mendon me rritjen e çmimit, vetem do te randosh xhepat e shqiptareve.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          QYTETARI

          Po kuotat e komisionerve per Drejtorin do riten apo jo.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Po si nuk u ngopet o te pafe? Po ca po i beni ketij populli ,qe e keni cuar ne pike te fundit.Po nuk po leni gje pa vjedhur o antishqiptare te degjeneruar.Ne cdo drejtori bejne ligjin hajdutet ordinere qe vjedhin pa hesap pa i dhene llogari askujt.Ne P.S. te gjithe pacavuret qe flene ne dyshekun me para ndersa shqiptaret marrin malet.

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqip

              ti more mik qe ke vjedhur pseudonimin tim, merre me avash se na lodhesh e na ben hatane pastaj. Sipas teje, eshte me mire qe te nxjerrim ne trafik shofere qe se kane haberin nga ngarja e makines? Nese cilesia e mesimdhenies dhe instruktimit do rritet ne autoshkollat tona, pa dyshim qe do kete edhe rritje te kostove qe duhet te mbulohen nga kursantet, packa se Drejtori ketu po e thote shqip fare se nuk do kete rritje te kostove, por miremaanxhim te autoshkollave qe marrin para nen dore dhe nuk trainojne kerkend, por i japin certifikatat kot. Nga ana tjeter, nese zotrote preferon qe te kemi me shume shpenzime per te riparuar demet nga aksidentet, pa llogaritur humbjet e jetes, nuk besoj se ka shume qe do te ishin dakort me ty. Me nje fjale, me mire te rritet kostoja per autoshkollen se sa te hapim me shume varre ne varreza.

              Përgjigjjuni
            2. A
              Agim

              E po e morëm vesh, nuk do hajë më kozi(shkërdheni) lëng derisa ti bëjë tëng, do kemi kurse shoferash të sakta

              Përgjigjjuni
              1. D
                Diana

                Keni thene z.Gonce para 3 muajve qe do te behet 15 vjet afati patentes dhe deri tashti nuk po vihet ne zbatim.Pse vonohet per c`far arysje?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Futja pordhes.Pse thua çmimi nuk do te rritet por ben lloqe do te marrin kete apo ate .Çmimi nga 45000 leke do te shkoje 85000 leje e ti thua verr verr .Ju rrit nafta edhe patentes

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    b gonxhe

                    Pse behesh i urryer dhe nxjerr xhevahire. Dergo nje ekspert ne Toronto dhe implementoje ligjin Kanadez per patentat.o Gonxhe o gjemb gomari....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje