FOTOT: Yuri Kim viziton tunelin e armatimeve në Librazhd

16 Shkurt 2023, 11:59Sociale TEMA

FOTOT: Yuri Kim viziton tunelin e armatimeve në Librazhd

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka udhëtuar drejt Librazhdit të mërkurën e 15 shkurtit.

Atje, ajo u takua me ushtarë shqiptarë dhe amerikanë që po punojnë së bashku për të rinovuar gjashtë tunele armatimesh.

Programi Humanitar i Minave përmes Komandës Evropiane të SHBA-ve U.S. European Command (EUCOM), prej vitit 2014, ka punuar për të hequr municionin e pashpërthyer.

Po ashtu ka ndërtuar vende magazinimi të sigurta në Shqipëri dhe ka trajnuar personel shqiptar për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e municioneve.

Në Shqipëri janë vrarë ose plagosur më shumë se një mijë njerëz  nga minat tokësore, municionet thërrmuese dhe municionet e pashpërthyera.

Disa municione datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore, por shumica e municioneve të rrezikshme janë rezultat i trazirave civile të vitit 1997 dhe luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Sakaq, SHBA-të “do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me autoritetet shqiptare për të siguruar që municionet të ruhen të sigurta dhe të mos përbëjnë kërcënim për civilët e pafajshëm”.

Ambasadorja Kim, gjatë vizitës së saj u takua edhe me tre të mbijetuar që u plagosën rëndë nga minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera.

Ajo dëgjoi historitë e tyre dhe mësoi se si ata i kanë kapërcyer këto sfida që ndryshojnë jetën.

Përmes ndihmës së SHBA-ve, këta të mbijetuar mundën të merrnin gjymtyrë protetike dhe mbështetje, përfshirë trajnim karriere.

7 Komente

  1. S
    SBS

    Paska akoma hazine për Sypeshkaqënin prandaj do pushtet Saliu

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flori

      Plehera haaaaaaas

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flori

        Plehera haaaaaaas

        Përgjigjjuni
        1. O
          Operativi I zones se qimeve femërore

          Pas visits në tunel, urgjent depilum lart e poshtë, dhe vrap për kabuni mjalti, dhe raki arre tek Toma. Harxhet i ka Qifja me Rrahjen e Krujes. Kimete ngjala e Guamit. Se harrova të fala nga Neza.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bobi

            PSE PASKA AKOMA TUNELE TE LIRA DHE NUK I MER LUCA PER ACUKE??!! CA BEN EDI DHE KOKEKASHTA E AKADEMISE SE BARINJVE, QE NUK JA JAPIN LUCES??!!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nik

              Respekte per Ambasadoren,...kete punetore te madhe,..me shpirte te vertete anerikan.. Zoti e bekofte Ameriken..qe na rri prane.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Love you American women

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje