QSUT - Ambulanca “ngec” në trafik: FSHZH: Projekti i parkimit i bllokuar

16 Shkurt 2023, 20:00Sociale TEMA

QSUT - Ambulanca “ngec” në trafik: FSHZH: Projekti i parkimit i

Trafiku që krijohet në mjediset e brendshme të QSUT shkakton vështirësi për autoambulancat që sjellin pacientë në gjendje të rëndë.

Menaxhimi i parkimit është nën administrimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili në përgjigje të situatës, thotë se projekti për ngritjen e një parkimi me kate është bllokuar pasi QSUT nuk i ka vënë në dispozicion mjediset.

Kjo autoambulancë ka ecur me shpejtësi maksimale për të transportuar një pacient jeta e të cilit është në rrezik. Por vrulli i pritet sapo kalon traun e spitalit.

Siç e shikoni në këto pamje, shkak është trafiku i krijuar në mjediset e brendshme si pasojë e mbingarkesës me automjete.

Lini një Përgjigje