
Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, ka dhënë lajmin e mirë se vitin e ardhshëm shkollor, shkolla 9-vjeçare & kopshti “Iliria” në Fushë-Krujë do të mirëpresë nxënësit dhe mësuesit e saj.
Ky objekt arsimor është rindërtuar në kuadër të investimit prej 1 milion Euro të Qeverisë Kroate si pjesë e Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, 2019.
Postimi i plotë i UNDP Albania:
“???????? #LajmeTeMira për 156 nxënësit dhe 14 mësuesit e Shkolles 9 vjeçare dhe kopshtit “Iliria” në Fushë-Krujë, të cilët viti i ri shkollor do t’i gjejë në një shkollë të re moderne si të gjithë shkollat e tjera në Bashkimin Evropian.
Ky objekt arsimor është rindërtuar në kuadër të investimit prej 1 milion Euro të Qeverisë Kroate ???????? si pjesë e Fondit të Mbështetjes për Rimëkëmbjen e Arsimit pas tërmetit të 26 Nëntorit, 2019.
???? Nxënësit, këtë vit të ri shkollor, do të mësojnë në mjedise bashkëkohore dhe dinjitoze, me fusha sportive të brendshme dhe të jashtme, të aksesueshme për nxënësit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, si edhe me hapësira të posaçme për kujdesin mjekësor dhe mbështetjen psikologjike.
Shkolla dhe kopshti tashmë kanë struktura më të forta për t’i rezistuar tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore.
Nëpërmjet këtij #partneriteti strategjik të Qeverisë Kroate dhe UNDP, rreth 4,260 banorë të komunitetit do të jenë përfituesit të këtij investimi “smart” për të ardhmen!
FLM Kroate, me ne fund nje shkolle jo-islamike ne Arberi. Ku jane pasaniket shqipfolsa qe mburren me pasurite perse nuk ndertojne atdheun e tyre?
Ti do jesh kungul komplet o detar i janulles , jo Arberis o bole , Shqiperi e ka emrin po se di ....para se te krtkosh pasaniket e qe mburen , kerko ku eshte klebonjari Janulla ?? Ku eshte kontributi i tij ?? Per te bere kisha e vreza ushtaresh grek u be gjeth , kurse per fatkeqesite natyrore u zhduk nga faqia e dheut ...Janullen shiko , leri pasaniket shqiptere, ata sjane te detyruar , kurse kisha dhe xhamia duhet te jene protare ....kuptove ore bythqir ?? Kuptova thuaj ...
Ndihma kroate prej nje mil.eurosh qe u premtuan per termetin ,ndertuan kete shkolle.Falenderojme qeverine dhe popullin kroat per ndihmen me shprese se do te perdoret mire dhe do mbahet me kujdes.
Ata me 1 milion bene shkollen komplet , ne me nje milion do kishim hapur nje grop te madhe dhe do ishim bere ere .....te pertypnim te vjedhurat , pastaj themi pse jemi kaq larg nga partneret tane europiane ....e kuptoni sa kodosha jemi ???? Bene punen me te mire qe manaxhuan te gjithe vete te ardhurat dhe sua lane lamasheve tane politikan dhe jo vetem ....