Festa e Ullirit”, Veliaj: “Krenarë që produktet ‘Made in Tirana’ tregtohen edhe në shtetet fqinjë”

30 Tetor 2023, 14:24Sociale TEMA

Festa e Ullirit”, Veliaj: “Krenarë që produktet

Dje në Petrelë u organizua "Festa e Ullirit", një aktivitet që rikthehet për të dytin vit radhazi pranë rrënjëve shekullore të Petrelës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këto lloj aktivitetesh i sjellin vetëm të mira qytetit, pasi qytetarët priren më shumë që të konsumojnë dhe të blejnë produktet vendase, si dhe të shijojnë një fundjavë ndryshe në fshat.

“Petrela është një lagje e Tiranës dhe përpara se të kërkojmë tregje të tjera, tregun më të madh e kemi këtu. Për të gjithë ata që kanë ardhur nga Tirona, para se të blejnë gjëra si jashtë shtetit, këtu i kemi të freskëta, nuk kanë vite të tëra nëpër magazinë, sapo janë vjelë nga një bahçe, sapo janë përpunuar nga një dorë e një amvise dhe sapo keni ndihmuar duke blerë “Made in Tirana”, “Made in Albania”, të gjithë burrat dhe gratë që jetojnë në jetën e ndershme në fshat”, tha Veliaj.

Në fund të fjalës, Veliaj shtoi se është krenar që produktet bio shqiptare nuk tregtohen vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet fqinjë.

“Vaji i ullirit është një nga ato krenaritë tona, po jo vetëm krenari folklorike, po edhe një krenari ekonomike. Shumica e njerëzve mendojnë se Italia bën vajin më të mirë, madje bën shumë dhe i çon gjithë botës. Por, nuk është e vërtetë! Italia nuk mbulon as 60% të nevojave të saj. Një pjesë të madhe e blen nga Spanja, fatmirësisht një pjesë po blihet tani nga Shqipëria. Do të thotë se tregjet rreth nesh janë aq të mëdha sa na del dhe na tepron për tregun tonë, madje po incetivohemi tani edhe për tregun jashtë. Edhe për të gjithë ata që kanë shkuar në restorante të ndryshme në botë, kanë parë vaj ulliri nga Shqipëria, ndjesia e krenarisë që një produkt nga bahçet tona ka përfunduar në disa nga vendet më të mira, më të njohura në botë, është vërtet një krenari e jashtëzakonshme”, përfundoi Veliaj.

3 Komente

  1. B
    Ben

    Po cfare ullinj ka Petrela o qyq? Shko andej nga Berati dhe Fieri!

    Përgjigjjuni
    1. s
      s'k si Vaji Ullirit te Fierit lol !

      Ben , ka shume te drejte . Vecse duhet bere edhe dallimi midis Beratit dhe Fierit.Ndekohe qe Berat shquhet ne Shqiperi per Ullirin Kokemadhe te jeshil , qe Konservohen e pedoren me shume per sallat etj , qe ka nji shije te jashtezakoneshme , Ulli i Fierit duke perfshire ktu Mallkastren , ku kultivohen Ulliri me i mire ne Mesdhe i quajtur Kalinjot , prodhon Vajn e Ullirit me te mire ne Mesdhe . Fieri ka traditen me te zhvilluar ne gjithe vendin sa i takon Prodhmit te Vajit te Ullirit ,qe eshte i pakrahasueshem me asnji per nga Vlerat e Kulaiteti ,sa qysh ne kohen e Enverit Greket vinin me Autobote ne Fier dhe blinin vajin e ullirit nga Shqiperia dhe e amballazhonin ne shishe ne Greqi duke e tregetuar ne Europe si vaje Ulliri Grek ! Sa fabrika Ulliri ka Feri nuk ka ne gjithe Shqiperine , Te paken deri dje . Dijn shqiptaret te zjejne fasulet vetem me vaje ulliri ? Provoheni njiher dhe do suprizoheni .

      Përgjigjjuni
    2. K
      Krenar

      Edhe ne USA. shume Itali-amerikane preferojne te blejne Cajun e ullirit “Borshi”.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje