FOTO/ Tirana "pushtohet" nga makinat e epokës. Veliaj: Na sollët Europën moderne!

29 Tetor 2023, 15:49Sociale TEMA

FOTO/ Tirana "pushtohet" nga makinat e epokës. Veliaj: Na

Në ditët e “Automotive Fair Albania”, ngjarja më e madhe për të apasionuarit pas automjeteve, Tirana është shndërruar në një pistë garash me makina, e cila mblodhi bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.

Garën e makinave e ndoqi dje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në sheshin “Nënë Tereza”. Ai tha se “Automotive Fair Albania” i ka sjellë qytetit adrenalinën e garave me makina dhe u shpreh mirënjohës për organizatorët e panairit.

“I keni sjellë Tiranës një shpejtësi të jashtëzakonshme, jo vetëm shpejtësinë e makinave dhe motorëve, por shpejtësinë e ritmit të transformimit dhe të modernizimit. Ndaj, jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë qenë mbrapa kuintave, për ata që e kanë kthyer qytetin në një arenë të vërtetë europiane. Jam vërtet krenar për secilin vajzë e djalë, që ka bërë kaq shumë përpjekje, ka dhënë kaq shumë energji, ka hedhur kaq shumë mund e ka duruar kaq shumë kohë për ta kthyer Tiranën në një histori suksesi, dhe për këtë panair të jashtëzakonshëm”, tha Veliaj.

 

7 Komente

  1. n
    nje banor i Tiranes

    Ty , te lumte more djale , je me te vertete nje kryetar i rralle i kryeqytetit . Ajo qe ke bere ti per Tiranen ne keto dy legjislatura , nuk i kane bere te gjithe kryetaret e bashkise te marre se bashku , qekur eshte krijuar Tirana . Rrofsh e qofsh ! Tiranen tone te bukur , nuk mund t'a himagjinojme dot ne te ardhmen , pa Erion Veline .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali Fiku tiranasi i vjeter qe e quan veten tironc

      Rrofte Mbreti Zog dhe Italia Fashiste qe kemi keto rruge, se per Ed Drogen dhe Lali Fikun (Miliar-derr) nuk do kishim as rruge dhe as trotuare.

      Përgjigjjuni
      1. w
        www.travelas.com

        Sa eshte transformuar Tirana keto vitet e fundit. Eshte bo ku therret qameti.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Analisti

          Po po , per vicidollsat, berishistet , injorantet e shkaterrimtaret , Tirana eshte " ku therret qameti" , ndersa per tiransit , miqte , mijra turistet qe e vizitojne cdo dite , qeveritaret e shumte te vendeve te tjera , Tirana eshte shndruar ne nje metropol te vertete evropian me zhvillim , espansion e perparim , qe nuk i le aspak mangut asnje qyteti te madh evropian bashkekohor . Dhe prisni , prisni , nuk kini pare asgje akoma , Tirana zmadhohet e zbukurohet cdo dite , ju vazhdoni e merruni akoma me Saliun dhe gjyqet e familjes se tij , me Noken , Paloken , Strazimirin me kobure , Bardhi hermafroditin , ndersa Shqiperia e Tirana , po i afrohen me hapa te shpejta BE-se , ndersa ju , nxini faqet e gazetave me helmin qe perhapni .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Damian

            Po, mor anal-ist, po. Aq e bukur dhe e banueshme është bërë saqë nuk fle dot natën prej "koncerteve" nga "artistë të famshëm" se ja këpusin me altoparlantë në mes të qytetit. Pa harruar dhe hapësirat që ngushtohen nga kullat e reja që bëhen bythë më bythë. Pa harruar këtu dhe dallavere të tipit lokale që zënë trotuaret me tavolina dhe katunarë që parkojnë jo dysh, jo në trotuar...por jo, fajin e ka Saliu edhe aty.

            Përgjigjjuni
        2. k
          k

          Edhe pse erdhen makinat,mbeteni po ato hajdute te korruptuar qe ishit para se te vinin makinat.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mallkuar qofshi!

            Bravo ANAL-isti qe derdellit sikur punon per pushtuesit naziste! Te placin syte, a nuk e sheh se shumica e banoreve tr Tiranes jetojne ne GETO? Te kane plasur syte qe Tirana eshte i vetmi qytet ne Europe pa asnje ljlishte me lule shumengjyreshe edhe ne sheshin Skdnderbej,apo rruget nuk kane peme dekorative por rrepa lumi? Shko nje here ne wc e vetme publike poshte parkimit ne qender qe eshte jo vetem qelbesire,por edhe pa dyer e ndenjese plastike sikur jemi ne kohen e Haxhi Qamilit?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje