"Shihja hënën e kisha hall se po më hante ujku" - Rama tregon historinë e mikut që solli të dashurën amerikane në Shqipëri! Habia e frika kur pa banjon jashtë

28 Tetor 2023, 09:34Sociale TEMA
"Shihja hënën e kisha hall se po më hante ujku" - Rama

Marjana Koçeku, sipërmarrësja e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja” ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim’’

Gjatë bashkëbisedimit tregon historinë e mikut shqiptaro- amerikan i cili solli të dashurën e vet për ta njohur me Shqipërinë.

"Më kujtove historinë e një mikut tim shqiptaro-amerikan që ka qenë shumë i vogël kur prindërit e tij kanë emigruar në SHBA edhe atje flet shqip disi dhe ra në dashuri me një vajzë që nuk kishte idenë se kush ishte Shqipëria dhe i tregoi Shqipëria është këtu e Shqipëria është aty. 

Dhe kur vjen për ta prezantuar me gjithë fisin, ajo kërkon të shkojë në banjë. Banjo ishte jashtë. 

Ishte dhe errësirë edhe ajo u pataks dhe mendoi që ky po bënte shaka apo po bënte ndonjë lojë. 

Mirëpo për fat - tha - atë natë kishte një hënë shumë të ndritshme edhe e çoj te dera dhe i thashë: Sweetheart, shikoje hënën. 

Është shumë e lezetshme kur e tregon ajo sot historinë sesi u tmerrua dhe thoshte: Çfarë hëne të shikoja, unë shihja hënën dhe kisha hall se po më hante ujku dhe nga brenda i bërtisja: Are you there? 

– Po, po këtu jam", tregoi Rama.

Gjatë bashkëbisedimit kryeministri Rama dha dhe një koment për politikën dhe rëndësinë e saj në jetën e njeriut.

"'Për fat të keq politika është shpikja, sipas meje, më e bukur që ka bërë njeriu sepse pa politikën njeriu nuk do të kishte bërë asgjë në aspektin e bashkimit të forcave, të organizimit shoqërore edhe të adresimit të problemeve që shqetësojnë njeriun, por që njeriu vetëm s’i zgjidh dot kurrë. Natyrisht, politika ka bërë gjëra të jashtëzakonshme.

Pa politikën s’do ekzistonte Europa e sotme, s’do ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’do ekzistonin të drejtat e njeriut, s’do ekzistonte barazia si parim mes burrit dhe gruas, s’do ekzistonin spitalet, s’do ekzistonin shkollat, asgjë, por ka bërë edhe dëme shumë të mëdha sepse politika e ka krijuar dhe “shtratin” e diktaturave, të genocidit, etj.  Politika kur është ajo për të cilën është krijuar, i kthen ujqërit në njerëz, kur përdoret për t’i bërë njerëzit ujq, bën katastrofa" tha Rama.

14 Komente

  1. t
    ta dhjefsha Podcastäin tend o funderine !

    Cfar problemesh ka ky vend sot , ne cfar kanalesh e fut ky i pafytyre Politken e vendit dhe skur mos te ket asnj lloj Pergjegjesie per gjithcka ndodh ne kte vend mgjen kohen e Levron pasionet e tij prej Megalomani Ordiener ,nderkohe qe ne ,qytetaret e atij vendi , jo qe s'kemi asnji Medie ku te diskutojme si te gjithe Shoqerite Europiane e Boterore Problemet e gjithcka qe ka te bej me Jeten ne nj Shoqeri ,jovetem qe thjeshte perdoremi nga kto Hale Mediatike ne menyren me Kriminale si shoqeri , por edhe ffliqemi prej saj . Si ke surrate more maskara e del akoma para Shqptareve ? Ptuuuuuuuuuu ,harram e pav gjithe ato Vite qe te mbeshtetem dhe luftuam duke te mbrojtur kunder atyre qe s'lan mut pa te hedgur surratit ,Qeke shume i pafatyre . Ptuuuuh

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ekrem qehajaj

      PIKA SHQIPTAREVE QE PRESIN TI RILIND KY TRAPI QE KA MENDJE KALAMANI. ÇHALLE KA SHQIPRIA E SHQIPTAREVE ÇPRRALLA U TREGON KY. O ED RAMA FALJU MASKARENJVE SAL BIRISHA E ILIR KOKEBROKJA PA DO TI KISHIN NGRITUR PATKONJTE TY QE NE 2017 EDHE PSE VODHE E MANIPULOVE VOTAT. ZOTI TE RENTE NE LULE TBALLIT SE SHQIPTARISE UA VJEDH DESHIREN E SHPREHUR NE VOTA TI . MERU DHE CA ME PODLESH DHE PRRALLA

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Leri me historite me hale perjashta, nuk kishte udhetuar ne Alabama, Texas, Missouri, Luisianna, Florida, dhe nja 20 shtete te tjera kjo biba Amerikone? Nuk e kishte degjuar ndonjehere fjalen "outhouse"? Pordh me rigon duke u mburr sikur e civilizuan keta Shqiperine jo universitetet, shkollat, hidrocentralet, hekurudhat dhe spitalet qe ndertoi populli nga 46 deri ne 88.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xhamia e Sulltan Mehmedit 2 Prishtine

          Shiqere e Zhelefine ku jeni para kesaj vajze te vuajtur.

          Përgjigjjuni
          1. E
            ERTV

            O artist pikturist, E kuptoj pasionin tënd për të shkruar. Ppr sado përpiqesh ngelesh shumë në nivele banale. (Jo se nuk ka bazë tregimi i mësipërm). Por thjesht është plagjiaturë e transformuar në nivelin e fabulous dhe tregimeve për fëmijë. Që dmth e shpjeguat me shkencë për behavior dhe body language. Shqiptarët po të duken liliputë dhe shfrytëzon kanalet dhe rrugët propagandistike t'ju tregosh përralla. Unë po të sugjeroj falas mbaj fortë gjysmën tjetër siameze tënde (Saleh-un). Ashtu si fanti spathi i Bujar Lakos tek Ballë për ballë por jo si koka Shqiponjash por si koka gjarprinjsh. Unë besoj se AL nuk i ndodh asgjë e keqe, nqs ti nuk je përkundrazi vendi do të marri frymë me lirisht nga shtet-kapja. Mbjellur nga Enveri, mbrujtur nga Saleh e Nano e korrur prej teje. (Këto i them për ata që kanë dy parë mend dhe që s'kanë asnjë detyrim ose lidhje interesi me pushtetin, pasi tanimë dihet se tani të gjithë rrogëtarët e forumeve do të hidhen në sulm se ju shahet lideri suprem, artisti, nxënësi I Saleh-ut).

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora.Vlora

              Barbon kryeminister , mekatet e tua s jane me te pakta se dyshja Berisha -Meta ,,,bej qejf sa je ne pushtet se pastaj do vesh te vendi

              Përgjigjjuni
              1. M
                Ministria e KomshiKulturës

                Shoku Vin, udheheqes boteror. Sapo pordhet dhe mundoheni ta fshini. Si e quani nje pordhë fantazmë dalë nga bytha jote? Një bombë shpirtërore [ psheretiu Edver Rama I Kolekajve. Pastaj u permend dhe tha I trembur: Unë nuk pordha…..Prapanica ime të pëlqen aq shumë sa të fryu një puthje. E ftuara u skuq nga turpi dhe tha: dmth bioligjikisht ju me dhuruat nje puthje nga zorra e trashë? Ramazoni mbylli podcasts dhe ....I futi nje vize

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Soni

                  Histori frymezuese

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nori

                    Ka lezet ti degjosh keto histori

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Roni

                      Sa histori frymezuese qe na tregon

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni

                        Bisedimet sjellin histori interesante

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          lola

                          histori frymezuese per te gjithe

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            ani

                            i jep vemendjen cdo historie,fat qe kemi nje lider si rama

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Detari

                              Nga studente kafenesh ne gjoja agroturizem me leket e babit vk pse i beni lajme keto

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje