Drejtorja e AKU-së, Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj në këtë institucion. Nuk dihen arsyet se përse ajo e ka marrë këtë vendim por me anë të një statusi në Facebook ajo ka konfirmuar lajmin, ndërsa ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët e saj.
Jeta Deda ka thënë gjithashtu se tashmë po bëhet gati për angazhime të reja, por nuk ka zbuluar më shumë detaje.
Postimi i plotë i ish-drejtores së AKU-së
Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional.
Ndahem nga një ekip, të cilin e falënderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku.
Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Kryeministrit e Këshillit të Ministrave për besimin e dhënë dhe ish-Ministres Krifca dhe Ministres aktuale Denaj, me të cilat arrita të bashkëpunoj gjatë kësaj udhe.
Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.
Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut.
Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet.
Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura.
Falenderime për mbështetjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi! Ka qenë nder të shërbej në këtë detyrë.
Qe kur paska filluar te quhet nder gojorja ketu ne Shqiperi?!
C’gojore ore qen? AKU eshte kapur nga nje mafje e shpifur e mbushur me inspektora e operative qe kane vila e pasuri kudo. Ktu duhet te ngjallet Skenderbeu e tja presi kokat ktyre horrave qe vec vjedhin e gjobisinpopullin e thjesht. Nga emrat qe qarkullojn me e zevendesu jan te tere kriminela dhe hajduta.
Uauuuuu,po pse cfare bere moj ? Qe kur keshtu ,te punosh per te helmuar popullin tend ,qenka nder? Institucion fatalist, qoke e patronazhisteve te devotshem, si cdo institucion tjeter shteteror.Me siguri do shkosh me nrgritje diku tjeter se e kreve me sukses "stazhin e Partise".
Ajo vec mund te frenonte ardhjen e kriminelave qe do vijn ne ate institucion te vjedhin pa hesap. Populli dhe fermeri Shqiptar eshte i pari qe po helmon popullin me vetdashje dhe keqdashje.