Shqipëria pa adresë: Projektligji ri, gjobë për kryebashkiakët që nuk emërtojnë rrugët e banesat

28 Tetor 2023, 10:22Sociale TEMA
Shqipëria pa adresë: Projektligji ri, gjobë për

Vendi vijon të vuajë mungesën e një sistemit të saktë adresash. Ndonëse në letër ky proces duhet të kishte përfunduar 7 vite më parë, edhe një herë legjislacioni shqiptar provoi se nga e thëna në të bërë mbeten dy realitete të ndryshme.

Shkaktarë të këtij problemi qeveria sheh të zgjedhurit vendorë.

Të paktën, kjo është ajo që del nga nisma e re e propozuar nga Ministria e Brendshme, ku parashikon gjoba prej 100 mijë lekësh për kryetarët e bashkive për çdo zonë të njësive vendore që qeverisin, në të cilën nuk ka përfunduar procesi i adresimit.

"Sipas kësaj dispozite, hiqet sanksioni administrativ ndaj personave përgjegjës në seksionet dhe zyrat e urbanistikës të njësive të vetëqeverisjes vendore. Sanksionet do të aplikohen drejtpërdrejt ndaj kryetarit të bashkisë.”

Kësisoj, nëse më parë, gjoba vendosej te zyrtarët e urbanistikës, tashmë kjo përgjegjësi do të transferohet drejtpërdrejt te kryetarët e njësive vendore.

Krahas kësaj, projektligji parashikon gjithashtu se në zonat me komunitete minoritare, emërtesat e rrugëve do të bëhen në dy gjuhë si përmbushje e rekomandimeve e Komitetit Këshillues për Mbrojtjen e Minoriteteve.

3 Komente

  1. s
    sapa

    Dhe kjo diskutohet pas 33 vitesh!Edhe turistet e kane permendur!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Po cfar emrash te vendosesh, kjo eshte pyetja. Nje vend me histori dhe heronjte rrem, eshte qesharake ti nderosh me emertime rrugesh, cdo lloj bastardi Turko-shak. $$$$$$$ Dhe mos te vendosesh ne asnje rrugic emrin e lavdishem Epir, ose te heronjve Arvanitas Kollokotroni, Karaiskaqi, Bubulina,.... te Shenjtorve Shqiptar qe I nderon gjith Bota, Shen Asti, shen Vlashi, shen Donadi, shen Terini, shen Angjelina Araniti .... lexo Wikipedia "Kategoria:Shenjtorë shqiptarë" $$$$$$$$ Ju kujtoj rastin me flagKombitte cmenduris ku edhe vet "babalja i Kombit" Turko-sperma Ismail Bej Qemal, ishte nje Otomanist i thekur, ku ne intervisten (lexoni ne internet) "ISMAIL QEMALI, BESNIK I PERANDORISË OTOMANE, PËRPLASET ME ITALINËT", e cileson veten me krenari si nje "Otoman Patriot". $$$$$$$$$ Imagjino cfar perversiteti jetohet ne Arnautistan.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      pervec rruget qe kane emra turkoarabe nuk kane shpetuar as shkollat me emra turke vk imagjino te cosh femijet te shkolla islam mahmuti

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje