Përplasja fizike te Kepi i Rodonit, reagon Kisha Katolike: Ja se ç’ndodhi në të vërtetë

29 Tetor 2023, 19:50Sociale TEMA
Përplasja fizike te Kepi i Rodonit, reagon Kisha Katolike: Ja se

Një incident i rëndë, por fatmirësisht pa të lënduar, është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës, ku tetë persona janë përfshirë në sherr fizik. Bëhet fjalë për një përplasje fizike mes disa personave të familjes Kaçuli dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka shoqëruar 8 personat e përfshirë në konflikt,  B. K., E. R., Y. R., O. R., N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Në një reagim zyrtar, policia thotë se shkak për sherrin është bërë një çështje pronësie.

Lidhur me situatën në Kepin e Rodonit, përfaqësues të Kishës bëjnë me dije për A2 se: “Disa persona me një autorizim nga Provinca Françeskane e Shkodrës kanë gjetur pretekst për të hyrë si “vëzhgues” roje të pronës, për ta ruajtur nga dëmtimet, por realisht po kryejnë punime të paligjshme dhe pa asnjë autorizim nga askush (edhe pa asnjë leje) dhe po rrethojnë tokën e z. Bajram Kaçuli, që e ka me certifikatë të rregullt pronësie”.

3 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Bayromi erdhi si nizam pushtues nga Kawkasia ku e gjeti token me defter sulltoni....!?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baromi

      Marku, Pali.Kola nuk jane synit u bq.

      Përgjigjjuni
    2. a
      astrit

      Spaku te verifikoj titujt e pronesise te kishes e te banoreve, te zbatohet ligji disa njerez nuk te lejne te hysh ne teritorin e kishes se vjeter as me e vizituar nga jasht e as te besh plazh ne detin aty afer,me pretendimin qe eshte e tyre. Dhe nje here tjeter ka pasur perplasje me banoret. Fshati Shetaj ka nje pjese te banoreve katolik ata kurre nuk jane perplasur me bashkefshataret e tyre muslimanet e fshatit e as ma pak te tentojne ti marin pronen e tyre. Ai vend i bukur eshte kthyer ne lakmin e kujdo dhe te kishes per interesa financiare. Kisha vete si objekt ka statusin e objektit kulturor e ruhet e restaurohet nga shteti.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje