Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë, qytetarët kthehen për të kaluar festat me familjarët

27 Dhjetor 2025, 16:55Sociale TEMA
Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë,

Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të mbetet i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Sipas raportimeve vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi fqinj drejt Shqipërisë kanë hyrë 4 808 shtetas, kryesisht shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ndërsa kanë dalë 2 431 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve, Policia Kufitare po operon me katër sportele në hyrje dhe tre sportele në dalje, ku përfshihet edhe korsia e dedikuar për mjetet e rënda dhe autobusët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku fluksi vijon të jetë i lartë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë 3 260 shtetas dhe kanë dalë 3 177 shtetas.

Në hyrje, autoritetet kufitare po punojnë me katër sportele, me qëllim shmangien e radhëve dhe përshpejtimin e procedurave. 

1 Komente

  1. A
    ABAZ ALIU TOMORR

    PER FESTEN E BAJRAMIT DO KEMI FLUKS TE MADH ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje