Shqipëria prej disa ditësh është nën ndikimin e temperaturave përvëluese.
I nxehti ka qenë sfilitës për qytetarët, e këtu nuk bëjnë përjashtim as turistët e huaj, që në këto ditë të nxehta gushti kanë qenë të shumtë në rrugët e kryeqytetit.
Në disa nga fotot e kapura nga LSA shfaqen turistët e huaj në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku disa shihen të shtrirë në stolat e sheshit e të tjerë gjejnë alternativa për t’u freskuar.
Lini një Përgjigje