Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin ligjit per studnetet e mjekësisue deri në një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e tij.

14 Nëntor 2023, 17:20Sociale TEMA
Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin ligjit per studnetet e mjekësisue

Pas padisë së depozituar nga studentët e mjekësisë lidhur me ligjin e punësimit të detyruar pas studimeve, Gjykata Kushtetuese pranoi ankimin e tyre dhe vendosi pezullimin e këtij ligji deri në një vendim përfundimtar mbi kushtetutshmërinë e tij.

Përmes një vendimi të shpallur ditën e martë, Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht ligjin e punësimit të detyruar për studentët e mjekësisë, ligj i cili i detyronte ata të punonin në Shqipëri për të paktën pesë vite pas përfundimit të studimeve ose të shlyenin pagesat e shkollimit.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi sot në datën 14.11.2023, pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 ‘Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji në fjalë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin Korrik të këtij viti dhe u pasua nga protesta të shumta të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, të cilët e cilësuan atë si cënim të të drejtave dhe lirive të tyre dhe e paditën në Gjykatën Kushtetuese.

Protestat e studentëve të mjekësisë kanë nisur që prej muajit Qershor kur flitej për mundësinë e një projektligji që do i detyronte ata të punonin në Shqipëri të paktën pesë vite pas diplomimit. Projektligji më pas u miratua në Parlament më 21 Korrik 2023, pavarësisht kundërshtimit të studentëve.

Një grup përfaqësues i studentëve bëri më pas padi në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa studentët bojkotuan mësimin dhe refuzuan nënshkrimin e kontratave.  Pas pothuajse një muaji bojkot nga ana e studentëve, në fillim të Nëntorit rektorati ra dakord për pezullimin e zbatimit të ligjit edhe për zëvendësimin ditëve të humbura mësimi.

8 Komente

  1. S
    Sulua

    Vetem ne shqiperi bejne vaki keto gjera,Ne gjithe boten ti je i detyruar te paguash marjen e parave nga bankat per shkollim,nuk mund te kete Free. Por Shqipetaretnjihen qe nuk duan te zbatojne asnje ligje Keshtu edhe gjukata kete gje evendos ne koken e saj Ata qe mbarojne Mjekesin duan qe ta bejne shkollen ne Shqiperi dhe ne mbarim te shkolles te shkojne the te punojne Jashte vendit ,nuk duan qe te japin kontributin e tyre per vendin e tyre Shume keq

    1. K
      Kurvat e Rilindjes

      Bravo studenteve qe gjithmone ja ulin koken ketij qelbesires

      1. l
        lapsi

        Jo more gazetar nuk ka gjykate qe vendos per parate e mija, ato parate tuaja jepja kujt te duash.

        1. L
          Lexuesi gazetës

          Po të isha ministre e arsimit, fakultetin publik mjekësor do e mbyllja që nga 30 qershori 2024, ashtu siq ndodhi me shme lezhë në 1994, apo shkollën e bashkuar ushtarake. Na kushton shum dhe s' vlen asgjë.fakultetet private mjaftojn për pensionistët me sëmundje kronike

          1. K
            Klimax

            "Pesë vjet punësim i detyruar në Shqipëri"!!!!! Ligje që rikthejnë kujtesën e hidhur të periudhës shumëvjeçare të diktaturës. Për qytetarët e këtij vendi, taksapaguesit, të ishte vetëm shërbimi shëndetësor problematik, atëhere po, ndoshta Rama do kishte të drejtë. Por kur shikon se në Shqipëri dy produktet më të domosdoshme të jetës së përditshme, pa folur për të tjera, energjia elektrike dhe uji i pijshëm vjen akoma me ndërprerje, atëhere Rama, ku shkojnë paratë e taksapaguesve? Realiteti është se në tre dekadat e fundit, paratë e taksapaguesve janë një pikë uji në oqean. Zhvillimi ekonomik, infrastruktura, shërbimet, turizmi, etj, janë rritur falë emigracionit. Në qoftëse ky vend do kishte ngelur i izoluar ndoshta shqiptarët do hanin njëri-tjetrin, do ishin kthyer në kanibalë.

            1. B
              Buda

              Une e kam thene por ne Shqiperi nuk te degjon njeri: ligji qe studentet e Mjekesise te punojne 5 vjetet e para ne Shqiperi pastaj mund te shkojne ne nje shtet tjeter duhet te vendoset per te gjithe studentet qe mbarojne studimet ne Universitetet Shteterore.

              1. V
                Vlora.Vlora

                E more te gjatin z .kryeminister ,bravo studenteve ,mbase mer dhe nje tjeter per afrikanet qe do sjellesh

                1. b
                  bashkimi për drejtësi

                  Kur një ditë vini në situatë të kërkoni ndihmë mjekësorë mos kukatni sepse nuk ka mjek. Studentët duhet të përkrahin atdhetarinë se atdheu po investon për ta e ata duhet të japin diçka për kombin e shtetin e jo vetëm të përfitojnë nga shteti dhe ikin jashtë - nuk bënë, nuk shkon, s’është e drejtë. Ketë do ta kuptoni më vonë prandaj para se të komentoni si të drejtë qëndrimin e studentëve mendoni pak se ka fakultete tjera mjekësore nëse e nuk duan atë shtetëror le të paguajnë në ato private. Le të shkojnë atje dhe pastaj le të bëjnë që të duan. Kaq.

                  Lini një Përgjigje