Bashkia e Tiranës vijon lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite

13 Nëntor 2023, 18:20Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës vijon lirimin e hapësirave publike të zaptuara

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim dhe me Shërbimet e Policisë Bashkiake kanë punuar së bashku me Punëtorët e Qytetit për lirimin e sheshit të zaptuar në rrugën "Rexhep Preza", në kuadër të projektit për “Rikualifikimin urban, të bllokut që kufizohet nga rrugët “Lord Bajron, Riza Çuka, Pandi Dardha dhe Dritan Hoxha”.
Projekti synon të kthejë këto hapësira në ambiente tërheqëse dhe të përdorshme për komunitetin, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Gjatë këtyre tetë viteve, Bashkia e Tiranës është angazhuar në përmirësimin e mjedisit urban dhe sigurimin e hapësirave të lira për qytetarët. Projekte të ngjashme do të vazhdojnë në të ardhmen edhe në zona të tjera të qytetit për të përmirësuar infrastrukturën dhe përmirësuar jetën e përditshme të banorëve.

3 Komente

  1. f
    foshnja

    Keto jane pordhe me rigon per te genjyer njerezit, se hapesirat publike jane zene e po zihen me pallate. Tirana vazhdon te marri formen e nje favele te madhe.

    1. D
      DMK

      Do i bëjë pallate ose parking privat se hapësira publike përveç qendrës së Tiranës se di ku janë

      1. E
        E

        Të fillojnë nga rruga Petro Nini Luarasi, që kanë 20 vite që e kanë lënë si në Kandahar, edhe pse është 2 hapa larg nga qendra.

        Lini një Përgjigje