Antibiotikët, më pak efikasë, mjekët: Jepen edhe pa recetë, qytetarët neglizhojnë

12 Nëntor 2023, 18:10Sociale TEMA

Antibiotikët, më pak efikasë, mjekët: Jepen edhe pa

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se në shumë vende të botës antibiotikët që përdoren për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët po humbasin efektivitetin e tyre.

Ky fenomen ndodh edhe në vendin tonë për shkak të abuzimit në përdorim edhe për infeksionet më të thjeshta.

Mjekët hasen çdo ditë me situata të tilla, por sipas tyre  kjo shoqërohet me pasoja të mëdha në organizëm.

BEKTASH MANDRI

MJEK PEDIATER

 “Kemi raste të përditshme dhe kemi plot raste që vetë-mjekohen duke marrë antibiotikë. Këto janë raste shumë të vështira për t´u trajtuar sepse duhet bërë ekzaminimet dhe të shikojmë standardin e antibiotikut që ka përdorur që t´i rekomandojmë diçka tjetër që të dominojmë situatën.”

Antibiotiku nëpër farmaci, në vendin tonë jepet njësoj si aspirina, e cila nuk kërkon recetë. Madje, shpesh herë vetë farmacisti ta rekomandon atë për ulje temperature. Ndaj bluzat e bardha këshillojnë që farmacia nuk duhet të jetë dera e parë ku prindërit duhet të drejtohen.

BEKTASH MANDRI

MJEK PEDIATER

 “Farmacia kurrë nuk do të jetë porta e parë e mjekimet për asnnje lloj produkti. Edhe një shurup i thjeshtë merret tek mjeku, pasi ai është kompetent për ta dhënë.”

Shumë antibiotikë të rekomanduar nga OBSH për trajtimin e sëmundjeve pediatrike, si meningjiti, infeksionet e gjakut, pneumonia, tani janë më pak se 50% efektive.

2 Komente

  1. G
    Gazetar me mik

    Qytetaret neglizhojne? Çfare thua? Jane autoritetet qe neglizhojne, kurse qytetaret dhe farmacistet abuzojne. Çfare gazetari!!

    1. N
      Nuk jane Antibiotike por Kanceroze

      Mos u mashtroni nga Maskarenjte e FakeShtetit Shqiptare . Nqs nuk jane Produkt Gjerman ose Austriake gjthcka ju afrohet jo qe s'eshte Antibiotike por shfrytezohen nga Qarqe Antshqptare te fusn baktere Kanceroze ,duke dtur qe Antibotiket jane me te kerkuart e te besueshmit stinene dmrit ku fillojn edhe hedhja e infeksioneve nga vet kta qe i prodhojne gjasme kto Antibotike . Shqiptaret jane te paralajmeruar .Ndiqni keshllat internetit e Recetat e bimeve prej te cilave perfitohet Antibiotiku Bio .Shqpria ka shume Bime prej te cilave prodhohet lehte Antibotku ne shtepi mga secli . Mbrohuni nga Kanceri qe ju njektojne nepermjet fakeilaceve

      Lini një Përgjigje