U arratis nga kampi i Manzës pas 20 vitesh, rrëfimi i ish muxhahedinit: Ja çfarë ndodh brenda

12 Nëntor 2023, 10:08Sociale TEMA

U arratis nga kampi i Manzës pas 20 vitesh, rrëfimi i ish

Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK), është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë që ndërthurën marksizmin dhe islamin.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës mendohet se është 3500. Ali Zamani është një ish-muxhahedin i cili mundi të arratisej nga kampi i Manzës pas 20 vitesh qëndrim në MEK.


Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ai zbuloi si u bë pjesë e kësaj organizate, arratisjen dhe jetën e re në Tiranë. Ai tregoi për FitStation në News24 të gjitha përjetimet e këtyre viteve.


“ Në fillim u bëra pjesë e MEK me idenë se rruga jonë krah kësaj organizate ishte drejt Europës apo Amerikës, por shumë shpejt e kuptova që kjo nuk ishte e vërtetë.

Hyra në MEK me gruan dhe dy fëmijët, na detyruan të ndahemi pasi për ta nuk ekzistonte familja, burrat rrinin veç dhe gratë veç.

Për 20 vite e shikoja djalin vetëm nga larg dhe nuk munda dot ti flas asnjëherë brenda kampit, ndërsa ish gruan se pashë asnjëherë më pasi u futëm në kamp. Ajo vazhdon të jetë ende atje.

MEK kontrollon çdo gjë, presioni psikologjik ishte pjesa më e vështirë, të kontrollohen mendimet, veprimet. Jam i lumtur që munda të arratisem pas 20 vitesh”- tha ish muxhahedini.

 

8 Komente

  1. D
    Detari

    keto qendra/kampe qe hapen ne evrope ashtu si ky kampi talibaneve iranian apo afghan jane vetem stacione arrival qe thone, nga aty keta pak nga pak i shperndajne ne gjithe vendin. Shume nga keta muxhahedine mund ti gjeni ne tirane etj me biznese. Negreqi i shperndajne naten me autobusa ne gjithe vendin.

    1. s
      shijak

      ata rrezik na marrin per budallenj neve !!!

    2. T
      Tironsi ZZ NYC

      I lumtur?! Le gruan, fëmijët aty!

      1. s
        shijak

        me mire kur vuajne dy sesa tre...

        1. T
          Tironsi ZZ NYC

          Por, ti s'mund të jesh i Lumtur!

      2. H
        Humiristi

        Cili shqiptare ka interes per kete rrefim iranian!?

        1. B
          Beni

          Keta jane ata qe I dha Obama vetem per te bere nje foto Ramiut.Do rrine vetem disa muaj tha kush eshte kundra eshte Kundra Amerikes.

          1. L
            Labi

            Byrazerat e islamit

            Lini një Përgjigje