Vdekja e Dwamena, mjeku i spitalit të Kavajës tregon përpjekjet për ta risjellë në jetë

11 Nëntor 2023, 20:31Sociale TEMA
Vdekja e Dwamena, mjeku i spitalit të Kavajës tregon përpjekjet

Futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena, mbërriti pa shenja jete në spitalin e Kavajës, ndërsa mjeku Riza Lala thotë se u bënë të gjitha përpjekjet për ta risjellë në jetë.

Përpjekjet tona ishin pa rezultat, pasi futbollisti kishte ndërruar jetë, shprehet mjeku për Top Channel.

“Rreth orës 14:00, lajmërohemi nga ekipi mjekësor i Rrogozhinës për një rast të ndodhur në fushën e sportit Egnatia, për gjendje të fikti. Rreth orës 14:07, na vjen rasti në urgjencë. Ishte me shenja jetësore. Ne si ekip mjekësor i kishim marrë masat, sepse ishim të lajmëruar. U munduam me të gjitha mundësitë, sipas protokollit, por pa rezultat”.

Trupi pajetë i kapitenit 28-vjeçar të Egnatias, që e deshi futbollin deri në çastet e fundit të jetës pavarësisht problemeve shëndetësore që kishte, u dërgua në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

1 Komente

  1. g
    gaz

    Ishte apo nuk ishte me shenja jete o gaze*ar?

    Lini një Përgjigje