Rama: Me buxhetin e ri të vitit 2024, rritet me 15 mijë lekë paga për infermierët

12 Nëntor 2023, 09:03Sociale TEMA

Rama: Me buxhetin e ri të vitit 2024, rritet me 15 mijë lekë paga

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në buxhetin e ri të vitit të ardhshëm 2024, do të ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë.


Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama thekson se pagat për infermierët do të rriten me 15 mijë lekë.

“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”- shkruan Rama.


Dy ditë më parë, kryeministri njoftoi përmes një postimi në facebook, se në buxhetin e vitit 2024, do të ketë rritje page edhe për 30 mijë mësues në shkollat publike.

2 Komente

  1. M
    Mashtruesi KM fletka me Te Vjetrat keshtu ?

    Imagjinoni se cfar Shteti na afron ky Shahrlatan KM .Ky eshte pari qe luan e abuzon me Rregullat e Ligjet .Nji KM Normal ,do t'i kerkonte Parlamentit te vendosej me Ligje qe te Ndalohej perdormi Leke te Vjetra ne Shqperi . Eshte nji Maskarade teper Abuzive qe cuditerishte ky qe lufton korrupsonin e nxit vete !

    1. N
      Nje Pensionist

      Mashtrusi pse e keqkupton ne regull po flet nga e kupton ti qe e ka me lek te vjetra? Une dua ti bej nje pyetje: jam nje pensionist me nje pagese minimale , me shtesen e fundit me vajt pensioni 171000 leke te vjetra , kam punuar nje jete te tere ne shendtesi kjo pagese nuk eshte per fajin tuaj e kemi nga qeveria Berisha qe ne te monizmit na vleresou me nje pension minimal keshtu qe ju ka rene bara juve te na i korigjoni. Une ju falenderoi qe arita kete pension fale qeverise tuaj se me qverinr e Saliut do kishim ngele tek bishti i ures themi ne Beratesit .

      Lini një Përgjigje