Reshje të dendura shiu, probleme në aksin nacional Lezhë-Milot

12 Nëntor 2023, 17:40Sociale TEMA

Reshje të dendura shiu, probleme në aksin nacional Lezhë-Milot

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën nacionale Lezhe-Milot. Vërshimi i ujërave nga mali ka përmbytur rrugën në afërsi të fshatit Tresh në një gjatësi prej 50 metrash. Burime per BalkanWeb bëjnë me dije se kjo situtë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve, pasi ujërat në këtë pikë kanë sjell dhe inerte të shumta në rrugë.

Gjatë gjithë ditës së sotme, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë sjell dhe shtim të prurjeve në lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër.

Lini një Përgjigje