Prej ditësh nëpër media po qarkullon lajmi se Zana Çela do të jetë në pozicionin e drejtoreshës së Përgjithshme të Radio-Televizionit Publik Shqiptar. E lidhur me këto “thashetheme korridori”, ka reaguar vetë Çela përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur poshtë këto lajme mbi emërimin e saj.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Zana Çela e cila prej një viti e gjysmë drejton Agjencinë Kombëtare të Turizmit ka treguar se lajmet për emërimin e saj në pozicionin e Drejtoreshës së Përgjithshmë të Radio-Televizionit Publik Shqiptar, janë të pa vërteta.
“Megjithatë, dua të sqaroj se kjo nuk është e vërtetë. Aktualisht, prej më shumë se një viti e gjysmë, unë drejtoj Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe jam plotësisht e përkushtuar në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Jemi në kulmin e projekteve të rëndësishme që shërbejnë për të rritur vizibilitetin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, dhe ky mision mbetet fokusi im kryesor”, shkruan Çela në reagimin e saj.
Reagimi i plotë i Zana Çelës:
Ju falenderoj sinqerisht për interesin dhe për dëshirën që shprehni për të më parë në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Është gjithmonë nder dhe kënaqësi të lexoj vlerësimet tuaja për punën dhe përvojën time në fushën e televizionit dhe kulturës.
Megjithatë, dua të sqaroj se kjo nuk është e vërtetë. Aktualisht, prej më shumë se një viti e gjysmë, unë drejtoj Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe jam plotësisht e përkushtuar në promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Jemi në kulmin e projekteve të rëndësishme që shërbejnë për të rritur vizibilitetin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, dhe ky mision mbetet fokusi im kryesor.
E mirëkuptoj dëshirën e fansave për të më parë sërish në projekte televizive, duke marrë parasysh përvojën time në këtë fushë, por sot jam plotësisht e angazhuar në një tjetër rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë.
Ju falënderoj të gjithëve për konsideratën
Me respekt dhe mirënjohje,
Zana Çela
Shoqet e ketij KM kane zene çdo pozicion. Cfare pune ka.kjo ne krye te turizmit shqiptar ??? Kjo shkollë per mësues 8 vjeçareje ne Shkodër ka bere ?? Dhe te mendosh se hoqi Auron Taren nje poliedrik dhe te mençur per ta zevendesuar me ketë qe nuk u be dot as kengetare
po heq njerez te shkolluar e po mbush vendet kyce me injorante funksionale se e ka me te lehte ti komandoje. Njeriu me shkolle i kthem fjale
Lajme qe i hap vet kjo. Te hapet konkurs transparent e te bahet votim online. E shef mbasandej qenuk jan kund kta kurva. Na myten.
Dhe mos harroni faktin qe siper meje vdiq nje ambasador..gjysem brenda e kisha faktin. Po e perballova si mushke. E nxorra jashte, e tunda dhe shkunda, dhe futa ne . frigirifer.. dmth brenda pantallonave.
zana kendoi mire. kaq nuk ka pse e teprojme