Ndërsa shoqëritë tona sa vijnë e ndërgjegjësohen në lidhje me hendekun e thellë ekonomik që ekziston mes atyre që përfitojnë më tepër dhe atyre që punojnë, diskutimet rreth mundësisë së reformimit të sistemit kapitalist, fraza “kapitalizëm me fytyrë njerëzore” po gjen gjithnjë e më shpesh vend në fjalime politike, fushata PR të kompanive të mëdha dhe debate akademike.
Por, nëse flasim për biznese të mëdha – multinacionale, gjigandët e korporatave, apo edhe kompanitë e mëdha në nivel kombëtar – drejtuesit e tyre nuk kanë asnjë shtysë për të ulur orët e punës së punëtorëve duke iu dhënë të njëjtën pagë, si në rastet kur teknologjia e mundëson diçka të tillë. Kjo, pasi sistema shpërblen maksimizimin e fitimit dhe jo përmirësimin e jetës dhe dinjitetit të punëtorëve.
Gjatë episodit të fundit të Apostrof Podcast, studiuesja e ekonomisë politike Bora Mema, shprehet se një kapitalizëm më njerëzor është i mundur, por vetëm nëse njerëzit që janë të interesuar për këtë – punëtorët – arrijnë të organizohen dhe ta kërkojnë.
“…Kush ka interes? Cilat janë grupet shoqërore, të cilat kanë interes që të kenë paga më të larta, që të kenë jetë më të dinjitetshme, që të kenë mundësi të paguajnë qiranë në fund të muajit pa kursyer, pa bërë llogaritje a do ha diçka më shumë apo më pak dhe do paguaj qiranë… Sigurisht që nuk është CEO-ja, apo nuk është aksioneri i cili fiton miliarda në vit, por janë punonjësit, dhe me punëtor nuk e kam fjalën për këtë punëtorin klasik që ne imagjinojmë njerëzit me kominoshe, në fabrikë, është dhe një mjek, dhe një gazetar dhe një kameraman dhe një punonjës banke, dhe një IT.
Kjo mund të arrihet me organizimin e sindikatave në vendin e punës. Kjo mund të arrihet me organizime të banorëve, qytetarëve në nivel komuniteti, lagjesh, qyteti, të cilët i ushtrojnë presion qeverisë për politika më sociale, apo për sigurimin e arsimit publik falas, të pasjes së më shumë kopshteve, çerdheve, të pasjes së më shumë qendrave shëndetësore. Që njeriu në instancë të fundit, ato para mos t'i ketë si kursim që një ditë kur të sëmuret do duhet të paguajë për mjekun, për skanerin, për analizat, por do duhet t'i ketë për të pasur një jetë në të cilën zhvillohet, jeton, argëtohet, shkon në kinema, shkon me pushime."
Për Memën, “fytyra njerëzore” e kapitalizmit nuk është një dhuratë që vjen nga lartë, por rezultat i një presioni të organizuar nga shoqëria, përmes sindikatave dhe formave të tjera të organizmit në komunitet, me kërkesa të përbashkëta për politika si arsim publik falas, kopshte dhe çerdhe të përballueshme ekonomikisht dhe shërbim mjekësor sa më i aksesueshëm për të gjithë, pasi në fund të ditës, qëllimi i jetës nuk mund të jetë thjesht mbijetesa, por edhe të jetosh në një shoqëri ku mund të zhvillohesh, të argëtohesh dhe të pushosh. Megjithatë, siç shprehet ajo, kjo nuk është një jetë që na jepet, por një jetë që duhet fituar.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: https://youtu.be/oyfyPdIPBIo
Në një shtet social arsimi dhe shëndetësia duhet të jenë falas. Dhe rrogat në shtet nuk duhet të kalojnë raportin një me tre. Ndryshe të gjithë duhet të paguajnë taksat njëlloj, nga më i pasuri te më i varfëri dhe qeveritë duhen ndaluar të marrin borxhe.
Te keqen xhaxhi ty,keto qe thuaj Jane varianti I kapitalizmit ne gjenezen e vet.E Pra sot shoqeria eshte modernizuar dhe te drejtat qytetarit ia garanton ligji sikurse edhe sistemi I mbrojtjes sociale Ku perfshihen pensionet rrogat dhe sigurimet shoqerore e shendetsore. Sugjerimi qe Ben zonjusha per levizjet sindikale Jo se eshte I gabuar por I Takon Eres Kur Shteti dhe sipermarjet e kapitalizmit ishin nje trup I vetem dhe Shteti I sherbente ne menyre te paskrupullt vec interesave te kapitalizmit duke anashkaluar te drejtat e qytetareve ne pergjithesi dhe puntoreve ne vecanti.Por kohet kan ndryshuar ,shtetet moderne mbrojne ne menyre te standardizuar punonjesit dhe qytetaret.Ne keto kushte sindikatat ne perendim luftojne per te rritur standartin sepse ne fakt ate egzistues e garanton Shteti,kurse ne Shqiperi I bie qe sindikatat te luftojne per te Arritur Standartin,dhe perse,sepse Shteti yne nuk e garanton Standartin ,DUHET qe te krijojm sindikatat qe ta Arrijme standartin,nderkohe qe Shteti Shqiptar DUHET te kuptoje njehere e mire qe nuk mund te sillet si Shtet Kapitalist primitiv qe vec mbron Kapitalin duke neglizhuar Standartin mbi qytetarin.Keshtu qe defacto Shteti eshte dhe mbetet fajtor qe nuk garanton standartin Prandaj mund te them qe zonjushja e ka gabim per Mua ngaqe alibine per deshtimin punonjsve per te krijuar sindikatat ,zonja e Quan si shkak per deshtimin e presionit mbi kapitalizmin,por ne kete pike fajin e ka Shteti qe nuk garanton standartet dhe Po ashtu shoqeria apatike qe pranonn kete Shtet qe sikurse qeverite e kapitalizmit primitiv I sherbenin kapitalizmit edhe kjo Qeveria e sotme ashtu si te tjerat para saj as qe e cajne b,per puntoret nese Kane apo Jo te drejtat dhe ky eshte kapitalizmit primitiv dhe ketu fillon tallja,duan ta mbajne kete standart ne marrdheniet midis punonjesit dhe kapitalizmit , marrdhenie te tipit primitiv Ku kapitalizmit tallet me punonjesin edhe shteti vazhdon talljen duke I mbajtur iso,dhe kjo gje eshte e turpshme per nje Shtet qe dobte hyje ne BE,dhe per nje shoqeria qe I thote vehtes Shoqeri me Standarte Europiane
Ty te paska mbetur ora para njezet vjetesh. Sot miliardere psikopate si Peter Thiel, Elon Musk dhe Jeff Bezos jane vete shteti ne Amerike (se shpejti edhe ne Europe, me ndihmen e se djathtes ekstreme). S’ka asgje te garantuar ne kete bote. Nese nje te drejte nuk e mbron dot me presion politik e sindikal do ta humbesh. Pa organizim te forte politik te njerezve te zakonshem, e ardhmja do t’i perkase kapitalit te madh. Ata do te percaktojne drejtimet ku zhvillohet inteligjenca artificiale, do t’i hedhin punonjesit ne rruge si te panevojshem dhe çdo e drejte sociale e politike qe kane fituar njerezit ne perendim ne 200 vitet e fundit do te zhduket.
Zoteri nuk e di ti sa e ke Oren por me gjase edhe ti nuk e ke ne rregull pasi qe paske kryer goxha kapercim ne kohe duke na treguar se cfare do te ndodhe neser ne menyre telepatike .DMTH Ti thua ta flejme mendjen te shteti se ky qenka bythe e breke me kapitalizmin, dmth kot qe shkojne njerezit per te votuar e kot qe behen debate politike per Pasurite e ketij Vendi qe po i marrin 5 veta , dmth ti prisje fjala bie qe te ngriheshin Puntoret e Bankersit e te thoshin duam rritje rroge qe ta kuptoje Kush ishte Bankersi(dhe bindja ime eshte qe gjithe bizneset e shqiperise kane tiparet e Bankersit )apo te nderhynte komuniteti qe te thoshte po na behen tokat me nafte , apo te ngrihej shoqeria civile e te thoshte fjala bie se treni i Bankersit qe ben 4 rruge ne dite gjeneron ndotje ambientale dhe akustike qe po tremb zogjte ne NOVOSELE ,ne vend se te nderhynte shteti si edhe nderhyri ,e pra e sheh , Ja cfar ndodh kur shteti ka deshire dhe kur ndan Interesat abuziviste te Kapitalistit nga ato te PUNTORIT e te Shoqerise .Por me logjiken tende,kushdo qe te vije ne pushtet dhe do te kete celsat e shtetit do te punoje vec per 5 veta , per MUSKET, BEZOSET e THIELET e Shqiperise ,Athere ky debat kot qe behet dhe demokracia ne kete pikpamje na qenka e vdekur, , dmth dalin partite me programe ekonomike lloj e soje por esenca qenka tjeter gje ...Te gjthe ajo qe thuhet qenka Tallje e madhe sepse cdo gje ne fakt u beka per 5 veta cilido qe te vije ne pushtet,Mendoj se e ke gabim sepse cdo gje ka te beje me politiken qe sjell ndryshimin, po zoteri ke te drejte ne nje fakt , arsyeja qe po ta qe po ta lene Shqiperine bosh eshte pikerisht kjo qe shume njerez e kane kuptuar qe cdo debat per ndryshim ne stadin qe po flasim eshte fake dhe se te pakten deri tani cilado force qe ka ardhur ne pushtet ka punuar vetem per te pasurit e ketij vendi kurse te varfrit i ka mashtruar me statistika me rrittje ekonomike bosh .POr ne kete pike Fajin nuk mund ti a hedhim dot ,MUSK ut , Bezosit ,Thielit apo surrogatove te Tyre Shqiptare , ata jane ne natyren e tyre grabitqare dhe jane OKme natyren e tyre te zhvatjes se gjithshkaje ata nuk mund ti ndryshojme dot , por mund ti imponojme nje sjellje te caktuar dhe kjo kerkon FORCE po kush e gjeneron forcen ne emer te shoqerise , i vetmi qe i ka kredencialet ne rregull per te gjeneruar force imponuese eshte shteti, Fajin pra e ka shteti qe behet pale me ta dhe e ka lene veten ne dore te tyre ,athere hajde te reformojme shtetin dhe ta bejme ceshtjen e Shperndarjes se pasurise Jo debat ekonomik te tipit meqe merr ti 5 por me jep edhe mua 2, por ta bejmee DEBAT politik KU SHTETI te ndahet prej MUSKEVE,THIELEVE , BESOSEVE etje se zoteri SHQIPERIA nuk fitoi pavaresine qe ta gezojne 5 veta dhe te tjeret te punojne argat dhe skllever tek ata,dhe ajo nuk iu perket vetem te pasurve , por iu perket te gjitheve, dhe Une pikerisht kete kam thene , me siper, ne nje shoqeri normale moderne nuk ka nevoje per konflikte te egra sindikale , protesta me shoqeri civile,e me komunitete te kreshperuara per sherr,Sepse nje shtet Modern nuk e le vehten ne zgrip te ketyre tensioneve te medha sociale qe i marrin shoqerise energji te panevojshme dhe qe mund te gjenerojne kaos dhe anarki .Kot madje po pyes o Lexues ,po ne rast se keta do ti nxjerrin njerezit Jashte ne rruge si do te zgjidhen problemet sociale e ekonomike,per ata te "papunet"qe do te dalin me Mijra apo miljona mos valle do tu vene flaken stabilimenteve te Teslas apo Amazonit apo do te shkaterojne zyrat e Paypalit apo si ?Zoteri nese kjo ndodh athere Jemi tek revolucioni i dhunshem i cili ne kohet moderne eshte regres shoqeror dhe pavaresisht qe historia perseritet mendoj se njerezimi nuk mund te kthehet mbrapa ne kohet e anarkise , njerezimi i organizuar eshte aq smart sa mos ti beje gropen vehtes me rremuja e kaos te panevojshem , gjithmon eshte nje pike qe shteti nderhyn , jo ashtu si kemi bere ne qe e kemi shkateruar Shtetin dhe e kemi cuar Shqiperine tone ne buze te kaosit 2 - 3 here dhe vec bota na ka shpetuar nga vellavrasja , e pra Jam i bindur qe ne perderisa e kemi potencialin ta shkaterrojme , po ashtu si shoqeri e kemi potencialin ta ndertojme nje shtet qe te me mbroje edhe mua edhe ty nga egersia e Muskeve, Bezosve dhe Thieleve shqiptare PRA zgjidhjen ne kete Rast do ta OFROJE SHTETI , Per tu kthyer tek realiteti shqiptar PO ta perseris ne pikpamje akademike eshte ashtu si thote zonjusha ne artikull por ne realitetin tone sui generis eshte krejt ndryshe dhe UTOPI te kerkosh zgjidhjet akademike qe sugjeron zonjusha. Ne shqiperi kemi nje SURROGATO UNIVERSALE te asaj qe kemi lexuar ne libra, e pra Kapitalisti eshte nje surrogato e kapitalistit evropian ( nje pjese e mire e kapitalisteve nuk vijne nga familje fisnike e te pasura , por jane ordinere qe e kane bere kapitalin me Pare te pista droge ,prostituta trafiqe , kontrabanda lojra fati e spekullime gjithfarsoj dhe Jo me fitim te ndershem dhe qe sot respektohen si BIZNESMENE, Shumica Jane kapitaliste pa shkolle, shpesh kane adn komuniste qe iu ben lidhje te shkurter me te kaluaren e tyre ku te gjith ishin fukarenj dhe hanin buke me vaj e me kripe, prandaj e urejne kaq shume komunizmin dhe nuk jane shume sensibel edhe shume te prirur te japin ndonje kacidhe per puntoret sepse e urrejn imazhin e fukarait qe eshte thjesht reflektim i jetes se tyre ne komunizem), Puntori eshte surrogato e atij europian ( punon ne kushte te veshtira shpesh ne pune te rendomta te pakualifikuara dhe te lodhshme, Jane te paarsimuar ne shumice , nenshtrohen kollaj se punojne per nje cope buke, Puntori po te beje nje dite greve te nesermen vdes se nuk ka me cfare te bleje buke per femijet,ata paguhen keq nje pjese jane te semure dhe nuk kane perspektive jetesore te qendrueshme ne aspektin social ekonomik dhe shendetsor , bejne jete te zymte, as pushime dinjitoze,as akumulim kapitali apo per te shkolluar femijet as qe behet fjale ,tek cili puntor europian i gjen keto karakteristika ?!) , Shteti eshte surogato e shtetit modern europianeshte i dobet i korruptuar nga forca e parase (kete po ta thote bota dhe kjo eshte nje nga shkaqet e prapambetjes sone) i merr gjerat lehte dhe nuk stresohet edhe sikur te plasin skandale te medha apo sikur largqofte te vdesin njerez, si psh ata qe bien nga skelat apo ata qe vdesin ne miniera, ato zgjasin vec 3 dite dhe harrohen keshtu qe koha "sheron" vetiu Jo masat shtetrore ( sa per performance e dime si performon, i bie te dobtit dhe te fortit i hap rruge , e kunderta ndodh ndonjehere me fushata e thjesht per kredo politike te dites.Se fundi na eshte thene qe kemi hapur negociatat me BE , po kopjojme ligje me shumice , kemi mare edhe AI e Mira MUratit ne ndihme dhe po e bejme naten dite qe ti mbushim raftet e zyrave plot me shkresa,dhe na eshte thene qe do te futemi aty per 3 -4 vjet , te shpresojme qe do te ndodhe mbrekullia) , Sindikatat jane surrogato e simotrave europiane(edhe ato dy tre qe u krijuan ne vitet 90 kane hyre na analet e turpit me shume per konflikte te pergjakshme pronash te trasheguara nga komunizmi se sa per veprime sindikale ne mbrojtje te punonjesve,dhe ato pothuajse nuk egzistojne e sot qe flasim as kemi degjuar ndonje aksion sindikal nga ana e tyre ne mbrojtje te puntoreve), Shoqeria civile po ashtu surrogato ( kujtohen njehere ne kaq te ndezin ndonje qiri, kur ndodh dicka per te cilen vajton i madh e i vogel dhe nuk kane as konsistence ne veprime e as strategji per te arritur qellimet ) Komunitett e ndryshme ,nuk jane te organizuara hic , jane shpesh revolta te dites qe cfryhet shpejt e qe shitet dhe blihet nga dhe tek politika.E pra ne kete panorame te zymte ngjarjesh i vetmi faktor real me PESHE qe deri diku mund ti afrohet asaj qe kerkohet per te realizuar qellimin final ate te shperndarjes me te drejte te pasurise eshte pikerisht SHTETI , prandaj e citova si faktorin kryesor , pasi qe shteti ka nje shans te vogel po te qenesishem ne realitetin shqiptar te modernizohet vertet ngase mendoj se BE nuk do ta lejoje shtetin shqiptar ti afrohet ketij organizmi pa u pastruar ne esencen e vet ose te pakten te jape prova pastrimi, ka gjithashtu nje afat te vendosur per kete qe na ben tte jemi optimiste te kujdeshem, shteti nga ana tjeter po ashtu vjen ne perballje llogaridhenese me qyetarin ne menyre periodike me ane te proceseve elektorale qe do te thote qe edhe pse ti je apati dhe fle gjume njehere ne 4 vjet ke te drejte ta shprehesh mllefin me vote duke shprehur ne kete menyre edhe ata protesten qe te mungon edhe kurajon civile qe nuk e ke, eshte po shteti qe eshte garant i mardhenieve ne kapitalizem punedhenes punemares me ane te legjislacionit, me ane te institucioneve si Ministria e punes, Inspektoriati i punes, gjykatat e punes, institucionet e mbrojtjs shoqerore e shendeetsore , shteti eshte po ashtu i ndertuar ne princip me aksionet e te gjitheve qe paguajne taksa aty dhe po aq duhet te jete edhe i drejte ngase dhe ligjet qe nxjer duhet ti zbatoje vet i pari.Prandaj per ta mbyllur Jo se vajza artikullshkruese e ka gabim ,por nga konstatimet akademike tek realiteti shpesh ka nje hendek te gjere , dhe ne pamundessi ti ndryshojme te gjitha menjehere, kapitalizmin, punetorine, sindikatat, shoqerine civile, komunitett etje ,le ti a nisim nga shteti, SHTETI eshte kryesori eshte fuqia me e madhe qe mund te perdoret si kunderpeshe ndaj kapitalizmit te eger e te pameshirshem edhe ne mungese te faktoreve te tjere te presionit.Keshtu qe mqs jemi ne nje moment te transformimit te shtetit per tu bere nje shtet modern , le te perpiqemi qe kryesisht ai te jete i Pari qe te gjeneroje pastaj effekt pozitiv edhe ne hallkat e tjeera qe ky proces te mos kompromentohet qe ne nisje , qe te mos jete surrogato por i vertete